Thursday, June 25, 2009

Kush jane Ungjilloret?

Ungjilli u fut për herë të parë në Shqipëri nga apostulli Pal. Rreth vitit 59 pas Kr., ai i shkruante bashkësisë së krishterë të Romës se “....kështu prej Jeruzalemit e përqark dhe gjer në Iliri, kam kryer shërbimin e ungjillit të Krishtit”.


Duke vazhduar punën në gjurmët e apostujve, të Krishterët Ungjillorë i gjejmë në Shqipëri në vitin 1819, kur Shoqëria Biblike Ungjillore ngarkoi Vangjel Meksin të përkthejë Dhjatën e Re në shqip, e cila u botua në vitin 1827. Në vitin 1864 kjo Shoqëri ngarkoi Konstandin Kristoforidhin ta ripërkthente Dhjatën e Re në dialektet Geg dhe Tosk, punë e cila përfundoi në vitin 1884.


Më 1873, Ungjillorët që shkuan në Manastir patën ndikim në jetën e Gjerasim Qiriazit. Në vitin 1883 Gjerasimi filloi të shpërndajë Bibla e të përhapë Ungjillin nëpër Shqipëri. Ndërkohë, ai zhvillonte
shërbesa fetare në gjuhën shqipe dhe në këto shërbesa mblidheshin qindra njerëz.


Në 1891, së bashku me të motrën, Sevastinë, ai hapi shkollën e parë shqipe për vasha. Në 14 Nëntor 1892, Gjerasim Qiriazi me një grup atdhetarësh Ungjillorë, ku ndër të tjerë vlen të përmendim dhe Petro Nini Luarasin, themelojnë “VELLAZERINE UNGJILLORE”. Synimi i tyre ishte i trefishtë:
1) përhapja e Ungjillit në Shqipëri;
2) botimi i letërsisë shqipe;
3) hapja dhe drejtimi i shkollave shqipe.


Këta të krishterë Ungjillorë të hershëm, me shumë guxim shpallën synimet e shoqërisë së tyre në gazetën “Letra e Vëllazërisë,” të cilën e botuan në Korçë.


“Letra e Vëllazërisë” është gazeta e parë shqiptare e shtypur në Shqipëri. Komuniteti i Krishterë Ungjillor vazhdoi të gëzonte një rritje të palëkundur.


Me ardhjen e demokracisë në vitin 1992, VELLAZERIA UNGJILLORE E SHQIPERISE rinis veprimtarinë e saj, në vazhdim të punës dhe veprës së të krishterëve shqiptarë të shekujve të parë dhe të atdhetarëve Ungjillore si Gjerasim Qiriazi e Petro Nini Luarasi. VUSH është përfaqësuese e 126 kishave dhe organizatave misionare që operojnë në Shqipëri.


VUSH është mjaft aktive në shoqërinë shqiptare përmes vlerave të shëndosha që sjell, por edhe përkushtimit për të treguar me vepra dashurinë e Krishtit. Jemi aktivë në kriza të ndryshme kombëtare. Kush mund të harrojë kontributin e madh të Ungjillorëve në krizën e vitit 1999, ku kishat tona u kthyen në vendstrehimet e mijëra grave dhe fëmijëve të lënduar nga lufta në Kosovë.


Janë me dhjetëra kisha Ungjillore në vend, të cilat janë të përfshira gjerësisht sot në punën humanitare dhe veprat e bamirësisë. Janë me dhjetëra kisha Ungjillore sot, që janë duke bërë një punë
të pashembullt edukimi dhe arsimimi. 28% e kishave sjellin mbështetje financiare në kohë krizash, 47% e kishave janë përfshirë me mbledhjen dhe shpërndarjen e rrobave, 30 % e tyre ndihmojnë duke siguruar ushqime, 30 % e tyre sigurojnë ushqim të gatuar për të varfërit, 32% e kishave sigurojnë kurse gjuhësh të huaja, 13% trajnime për punë të ndryshme dhe 19% sigurojnë ndihmë mjekësore direkte ose indirekte. Jemi aktivë në shërbesat tona të Adhurimit, Lutjes dhe studimit të Biblës.


Dhurimet masive të gjakut dhe veprat e shërbimit flasin qartë se Komuniteti Ungjillor është një Trup që çliron pa ndërprerje energjinë dhe dashurinë e Perëndisë.


Jemi këtu për të ndikuar në ndërtimin e një shoqërie me vlera dhe themele të shëndosha, që lindin nga një marrëdhënie e ngushtë e çdo individi me Perëndinë

Cfare besojne Ungjilloret?

PERËNDIA
nga libri "Çfarë besojnë ungjillorët"

Ka vetëm një Perëndi, i cili ekziston përjetësisht në tre
persona të dalluar nga njëri-tjetri por të barabartë: Ati,
Biri dhe Fryma e Shenjtë. Perëndia është i
pandryshueshëm në shenjtërinë, drejtësinë, urtësinë
dhe dashurinë e tij. Ai është Krijuesi, Shpëtimtari dhe
Gjykatësi i gjithëpushtetshëm i cili mban dhe qeveris të
gjitha gjërat sipas vullnetit të tij sovran për lavdinë e tij.



A ka Perëndi? A ekziston ai me të vërtetë? Herët a vonë diskutimet rreth besimit
kthehen tek pyetja më thelbësore. Por Bibla në asnjë vend nuk e diskuton
çështjen e ekzistencës së Perëndisë. Që nga fjalët e saj më të para ajo shpall: Në
fillim Perëndia... (Zan. 1:1). Kjo ishte sikur Zoti të thoshte: "Unë jam këtu".

Që nga fillimi Bibla na vë përballë faktit se Perëndia ekziston, se ai e bëri botën
dhe se të gjithë ne do t'i japim llogari atij. Kështu që kur shpallim atë që besojmë
ne si besimtarë të krishterë, duhet të fillojmë duke thënë diçka për Perëndinë.

Diçka ... por jo gjithçka! Perëndia është kaq i madh dhe i mrekullueshëm saqë as
mendja më e shkëlqyer njerëzore nuk do të mund ta rrokte dot kurrë plotësisht.
Megjithatë, Perëndia ka zbuluar gjithçka që kemi nevojë të dimë për të. Ai e ka
shfaqur këtë në botën rreth nesh (natyra) dhe shumë më plotësisht në librin që na
ka dhënë (Shkrimi). Çfarë thotë Bibla për Perëndinë?

Bibla pohon se ka vetëm një Perëndi (Ligji i Përtërirë 6:4). Në kohë të ndryshme
dhe pjesë të ndryshme të botës njerëzit kanë besuar në gjithfarëlloj zotërash, por
ata të gjithë janë perëndi të rreme. Ka vetëm një Perëndi të vërtetë dhe të gjallë
(Isaia 44:6; 45:6; 1 Thesalonikasve 1:9). Dhe ai ekziston që nga përjetësia. Nuk ka
patur kurrë ndonjë kohë në të kaluarën që Perëndia i gjallë dhe i vërtetë të mos
ketë ekzistuar dhe nuk do të ketë kurrë një kohë të tillë në të ardhmen (Psa. 90:2).

Disa njerëz mendojnë se Perëndia është një forcë mistike ose thjesht një
influencë e vagullt për të mirën. Por megjithëse ai është frymë (Gjoni 4:24) ai
është dikush që na njeh dhe që na jep mundësinë që ne ta njohim (Eksodi 3:14; 1
Gjonit 1:3).

Në fakt, Perëndia është tre persona (kujdes, thamë është dhe jo janë). Fjala "Trini"
(Triunitet) nuk gjendet në Bibël, por është një fjalë e dobishme për të përmbledhur
mësimin e Shkrimeve se Perëndia është një Perëndi që ekziston përjetësisht në
tre persona të dalluar nga njëri-tjetri por të barabartë: Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë.

Doktrina e Trinisë aludohet që në Dhiatën e Vjetër, madje që në kapitullin e parë
të saj. Fjala që përdoret atje për Perëndinë, Elohim, nuk është njëjës, por
shumës, dhe ju mund të vini re se Perëndia thotë: "Le ta bëjmë..." (Zan. 1:26). Kur
vijmë te Dhiata e Re kjo ide bëhet edhe më e qartë. Si judenj të mirë dishepujt e
Jezusit ishin besimtarë të fortë në një Perëndi të vetëm por ata arritën të besojnë
se Jezusi vetë ishte Perëndi, që sigurisht është pikërisht ajo që ai pretendoi të jetë
(Gjoni 10:30, 33). Dhe Jezusi u tha atyre se ai do të dërgonte një Ngushëllues
tjetër, Frymën e Shenjtë (Gjoni 14:16-17). Dishepujt dhe kisha e krishterë duhet ta
pranonte faktin se Perëndia është më misterioz dhe më i mrekullueshëm se
ç'kishin imagjinuar ata. Ai është një në thelb, dhe megjithatë ai është tre persona.

Jezusi i urdhëroi ndjekësit e tij që të shkonin dhe të bënin dishepuj nga të gjitha
kombet dhe i urdhëroi që ata të pagëzoheshin në emër (një emër, sepse ka
vetëm një Perëndi) të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë (tre persona, Mateu
28:18-20). Pali u lut për të krishterët e parë në Korint me fjalët e mirënjohura
tashmë: "Hiri i Zotit Jezu Krisht, dashuria e Perëndisë dhe bashkësia e Frymës
së Shenjtë qofshin me ju të gjithë" (2 Korintasve 13:13). Lutja e tij ishte ndaj një
Perëndie, por ai e kërkoi bekimin nga të tre personat.

Ne duhet të përpiqemi t'i shmangemi mendimit se Perëndia është një person i
vetëm ose të flasim në një mënyrë të tillë sikur të kishte tre perëndi. Ka vetëm një
Perëndi dhe ai është tre persona të dalluar (jo të ndarë) dhe të barabartë. Zoti
Jezus Krisht është Perëndi dhe megjithatë ai është i dalluar nga Ati. Fryma e
Shenjtë është Perëndi dhe megjithatë ai është i dalluar si nga Ati dhe nga Biri.
Megjithatë, Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë janë njësoj Perëndi (Gjoni 16:7-15;
20:21-22; Efesianëve 2:18; 1 Pjetrit 1:2).

Sigurisht, mësimi se Perëndia është një Perëndi dhe megjithatë tre persona
është shumë i vështirë për t'u kuptuar. Ndoshta është më mirë për ne që ta
pranojmë se na duket i vështirë. Në fund të fundit, mendjet tona të kufizuara nuk
mund ta kuptojnë kurrë plotësisht Perëndinë e pakufizuar. Ka një mister rreth
natyrës së Perëndisë dhe këtë ne duhet ta pranojmë me përulje.

Çfarë tjetër thotë Bibla për Perëndinë?

Ajo thotë se Perëndia është i pandryshueshëm. Sa ndryshon ai nga ne! Jetët tona i
janë nënshtruar vazhdimisht ndryshimit: situatat ndryshojnë, njerëzit rreth nesh
ndryshojnë dhe po kështu edhe gjendja jonë emocionale. Por Perëndia nuk
ndryshon në asnjë lloj mënyre (Jakobi 1:17). Ai nuk rrëmbehet nga situatat dhe
nuk ndryshon fare. Ai thotë: "Unë jam Zoti, nuk ndryshoj" (Malakia 3:6).

Do të na duhej që të përpilonim një listë shumë të gjatë për karakteristikat e
Perëndisë nëse do të përpiqeshim që ta përshkruanim sa më plotësisht atë. Por
katër nga fjalët më të rëndësishme që japin një farë përshkrimi të natyrës së tij
janë shenjtëria, drejtësia, urtësia dhe dashuria. Dhe mbani mend se asnjëra prej
tyre nuk do të ndryshojë ndonjëherë, sepse Perëndia nuk ndryshon.

Perëndia është i shenjtë: ai është plotësisht i pastër në të gjitha qëlIimet e tij, në
të gjitha mendimet dhe të gjitha veprat e tij (Eksodi 15:11; Isaia 40:25). Ai është i
drejtë: çdo gjë që bën është e drejtë, ai i trajton njerëzit pa asnjë anësi, dhe kur ai
e gjykon botën, gjykimi ka për të qenë plotësisht i drejtë (Romakëve 2:11; Psalmi
96:13). Perëndia është i urtë: ai di gjithçka dhe gjithçka që bën ai tregon urtësinë e
tij (Danieli 2:22-23; Romakëve 11:33-36). Ai është i dashur: në fakt
jashtëzakonisht i dashur kur mendon sesi ai i do njerëzit të cilët nuk e deshën (1
Gjoni 4:8-10).

Perëndia është Krijuesi i gjithëpushtetshëm. Nga fjala e tij e fuqishme u bë gjithë
universi dhe bashkë me të edhe planeti toka dhe njeriu që banon në të. Perëndia
nuk kishte nevojë të krijonte asgjë; ai vetë vendosi që ta bëjë këtë, dhe krijoi
gjithçka nga asgjëja. Ai nuk përpunoi atë që ekzistonte më përpara, sepse asgjë
nuk ka patur përpara tij (Zan. 1-2; Hebrenjve 11:3).

Perëndia është Shpëtimtari. Ne duhet që ta shohim në një farë detaji realitetin e
hidhur se të gjithë njerëzit kanë mëkatuar ndaj Krijuesit të tyre. Por Perëndia ka një
mënyrë të mrekullueshme për të shpëtuar mëkatarët. Asnjë nuk mund ta shpëtojë
ndonjëherë vetveten; nëse një mëkatar do të shpëtohet, atëherë, këtë gjë mund ta
bëjë vetëm Perëndia (Titi 3:4-7; Zbulesa 7:9-10).

Perëndia është Gjykatësi. Të gjithë njerëzit kanë për ta takuar Bërësin e tyre një
ditë. "Njerëzit të vdesin vetëm një herë, dhe më pas vjen gjyqi" (Heb. 9:27).
Asnjë nuk ka për të qenë i aftë që ta anulojë atë takim apo që t' u shmanget
pyetjeve të Zotit për jetën që ai jetoi në botën e Perëndisë. Ne të gjithë kemi për t' i
dhënë llogari atij (Romakët 14:12; Zbulesa 20:1115).

Bota po mbahet akoma dhe ne marrim frymë akoma vetëm sepse Perëndia
kujdeset për krijimin. Ai është duke i mbajtur të gjitha (Hebrenjve 1:3; Jobi 12:10).
Dhe megjithëse në pamje të parë duket e kundërta, Perëndia qeveris gjithçka
sipas vullnetit të tij sovran për lavdinë e tij.

Ai mbretëron mbi gjithçka dhe asgjë nuk qëndron jashtë kontrollit të tij mbretëror
(Psalmi 103:19; Danieli 4:34-35). Ai lejon që të ndodhin shumë gjëra të mira, dhe
në mirësinë e tij e përmban mëkatin. Edhe sikur të ketë shumë të këqija në këtë
botë, Perëndia është kaq i madh dhe kaq i mirë saqë bën që e keqja të veprojë
për të mirën përfundimisht (Zan. 50:20 dhe Veprat e Apostujve 2:23 na japin
shembuj). Kjo nuk e shfajëson në asnjë mënyrë mëkatin por tregon se sa i
mrekullueshëm është Perëndia që është i aftë të bëjë gjithçka për lavdinë e tij
(Efesianëve 1:11-12).

Si duhet të ndihemi ne për Perëndinë që është zbuluar në një mënyrë të tillë në
Bibël? Isaia e ndjeu veten shumë të vogël dhe mëkatar kur ai pa diçka nga
madhështia dhe pastërtia morale e Perëndisë (Isaia 6:1-Cool. A nuk duhet të
ndihemi edhe ne të vegjël kur e shohim se sa i madh është Perëndia, dhe a nuk
duhet të ndihemi edhe mëkatarë kur mendojmë se sa i përkryer është ai? Mbi të
gjitha, a nuk duhet që ta adhurojmë dhe lavdërojmë?

Kush eshte Krishti...

Zoti Jezus Krisht është plotësisht Perëndi dhe plotësisht
njeri. U ngjiz nga Fryma e Shenjtë, u lind nga një
virgjëreshë, dhe bëri një jetë pa mëkat në bindje ndaj
Atit. Ai mësoi me autoritet dhe të gjitha fjalët e tij janë të
vërteta. Në kryq, ai vdiq në vend të mëkatarëve, duke
mbajtur ndëshkimin e Perëndisë për mëkatin e tyre,
duke i shpenguar (çliruar) ata me anë të gjakut të tij. Ai u
ngjall nga të vdekurit dhe u ngrit ne qiell me trupin e tij të
ringjalljes ku adhurohet si Zot i të gjithëve. Jezusi
ndërmjetëson për popullin e tij në praninë e Atit.

FRYMA E SHENJTË,,,eshte gjendje apo person...?

Fryma e Shenjtë është dërguar nga qielli për të lartësuar
Krishtin dhe për të zbatuar veprën e tij të shpëtimit. Ai i
bind mëkatarët për mëkatin e tyre, jep jetë shpirtërore
dhe një të kuptuar të vërtetë të Shkrimeve. Ai banon në të
gjithë besimtarët, sjell siguri shpëtimi dhe i transformon
ata gjithnjë e më shumë në ngjashmëri me Krishtin. Ai e
ngre Kishën dhe i fuqizon pjesëtarët e saj për adhurim,
shërbim dhe mision.


Fryma e Shenjtë është personi i tretë i Trinisë dhe ka vepruar në botë që nga fillimi
i krijimit (Zan. 1:2). Ai nuk duhet të mendohet si ndonjë forcë apo influencë
misterioze, jopersonale.

Profetët e Dhiatës së Vjetër prisnin kohën kur do të vinte Mesia, sepse atëherë
Fryma e Shenjtë do të jepej në një masë shumë më të madhe (Isaia 11:2; 44:3;
Joeli 2:28-32). Sot, të krishterët gëzohen sepse Fryma e Shenjtë është dërguar
nga qielli prej Atit dhe Birit për të gjithë besimtarët (Gjoni 14:26; 15:26).

Fryma e Shenjtë nuk dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes. Detyra e tij është
për të lartësuar Krishtin (Gjoni 16:14-15), dhe për të zbatuar veprën e tij të
shpëtimit. Ai, pra, mbetet i kënaqur që të quhet ‘Fryma e Jezusit’, apo Fryma e
Krishtit (1 Pjetrit 1:11), ose Fryma e Birit (Gal. 4:6).

Ngaqë sjell në jetën e popullit të Perëndisë bekimet e veprës së përmbushur të
Krishtit, Fryma e Shenjtë nuk mund të derdhej pa u lartësuar në triumf Shpëtimtari
i ringjallur për t’u lavdëruar në krah të Atit (Gjoni 7:39; 16:7). Por që nga Dita e
Rrëshajave (Veprat 2:1), bota ka parë veprimin e tij të mrekullueshëm në jetën e
njerëzve.

Ai i bind mëkatarët për fajin në lidhje me mëkatin dhe drejtësinë dhe gjykimin
(Gjoni 16:Cool. Ata zgjohen nga Fryma e Shenjtë dhe kuptojnë se e kanë trishtuar
dhe fyer Perëndinë e shenjtë dhe të dashur (Efe. 5:14). Intensiteti i këtyre bindjeve
shpirtërore ndryshon shumë por ato duhet të jenë me domosdo aq të vërteta sa ta
bëjnë mëkatarin që të kërkojë Shpëtimtarin (Lluka 15:15-20; Veprat 2:37); 16:29-
30). Këto janë shenjat e para të jashtme të asaj mrekullie të hirit me anë të së
cilës Fryma e Shenjtë jep jetë frymërore.

Nga ana shpirtërore ne jemi të vdekur në faje dhe mëkate (Efe. 2:1) derisa lindemi
sërish nga Fryma (Gjoni 3:1-Cool. Me anë të kësaj vepre të mrekullueshme të
Perëndisë, mëkatari bëhet një krijesë e re (2 Kor. 5:17) dhe merr një natyrë të re
me interesa, vlera, motive, shije, dëshira, shpresa, përparësi dhe qëllime të reja
shpirtërore (Efe. 4:22-24). Jeta e krishterë jetohet kështu plotësisht në fuqinë e
Frymës Rom. 8:1-17).

Asnjë nga veprat e Frymës në jetët e besimtarëve nuk do të ishte e mundur pa
fjalën e Perëndisë (Gjoni 17:17). Bibla është mjeti i tij më i lartë, shpata e tij (Efe. 6:
17). Nuk është për t’u habitur, pra, që të shihet se Fryma, i cili në fakt ishte autori i
Shkrimeve (2 Pje. 1:21), duhet që edhe ta interpretojë mesazhin. Ai jep një të
kuptuar të vërtetë të Shkrimeve. Sa e mërzitshme që i duket Bibla shpesh një
jobesimtari! Ai nuk mund ta kuptojë. Për të ajo është marrëzi. Por Fryma hap sytë,
veshët dhe mendjet e të krishterëve në mënyrë që ata të mund të kuptojnë se
çfarë Perëndia ua ka dhënë atyre lirisht (1 Kor. 2:6-16). Është Fryma ai që na bën
ta duam fjalën e Perëndisë, kështu që mund të jemi plotësisht të sigurt se çdo gjë
që na bën ta neglizhojmë nuk vjen prej tij.

Kur shpëtohemi, Perëndia vë në zemrat tona Frymën e tij (2 Kor. 1:22), kështu që
mund të themi se ai banon në të gjithë besimtarët. Nëse dikush nuk e ka Frymën
e Krishtit, ai nuk i përket atij (Rom. 8:9). Trupi i çdo të krishteri është, pra, një
tempull i Frymës së Shenjtë (1 Kor. 6:19). Kjo është një e vërtetë e mahnitshme -
Perëndia në ne! Kur besimtarët vihen me të vërtetë nën zotërimin dhe kontrollin e
Frymës së Shenjtë nga brenda tyre, dhe nganjëherë kur Fryma vjen veçanërisht
mbi popullin e tij, ata përshkruhen se u mbushën me Frymën e Shenjtë (Lluka 1:
41, 67); Veprat 2:4; 4:8, 31; 6:3, 5; 7:55; 9:17; 11:24; 13:9). Apostulli Pal u tha të
gjithë pjesëtarëve të kishës në Efes, fjalë për fjalë, që ‘të vazhdoni të mbusheni
me Frymën e Shenjtë’ (Efe. 5:18). Kjo është përvoja e të gjithë atyre që eten për
Perëndinë kërkojnë me të vërtetë që t’i shërbejnë atij (Isaia 44:3; Gjoni 4:15).

Disa të krishterë duket sikur kalojnë nëpër rrjedhat e jetës duke qenë të pasigurt
nëse janë vërtet të shpëtuar apo jo. Kjo është një goditje mjaft e fortë e djallit, i cili
është paditësi (Zbulesa 12:10). Ai dëshiron që të na largojë ne si të krishterë nga
paqja, gëzimi dhe dobishmëria jonë. Një libër i Dhiatës së Re, letra e Gjonit, u
shkrua veçanërisht me qëllimin që të siguronte besimtarët se ata kanë jetë të
përjetshme (1 Gjonit 5:13). Gjoni na thotë se është Fryma e Shenjtë ai që sjell
siguri shpëtimi (1 Gjonit 3:24; 4:13).

Gjatë leximit të Shkrimeve, Fryma na bind se premtimet e ungjillit nuk kanë
dështuar kurrë ndaj nesh. Ne lexojmë edhe më tej, se ai na ka ‘vulosur’, një fjalë
që flet për sigurinë tonë të garantuar si një pasuri e shtrenjtë e Perëndisë (2 Kor. 1:
22; Efe. 1:13; 4:30). Gjatë punës së tij në jetën tonë, ne mund të shohim fillesat e
‘shenjave të hirit’ që janë provë e veprës shpëtuese të Perëndisë (1 Gjonit 2:29; 3:
9; 4:7; 5:1, 4). Në përgjithësi, ai dëshiron që të na dhurojë sigurinë e brendshme
se ne jemi fëmijë të Perëndisë (Rom. 8:16).

Ngaqë ai është Fryma e Shenjtë, influenca e tij e parë në jetën tonë është që të na
bëjë të shenjtë. Ky proces njihet si shenjtërimi ynë. Ai fillon me kthimin në besim
dhe përmbushet plotësisht vetëm atëherë kur ne hyjmë ne qiell. Shenjtërimi është
puna e Frymës në besimtarët i cili krijon gjithnjë e më shumë ngjashmëri me
Krishtin (Rom. 8:13). Çdo provë e një jetese të shenjtë përshkruhet si fryti i
Frymës (Gal. 5:22-26). Ai lufton vazhdimisht brenda nesh kundër mbeturinave të
natyrës sonë të vjetër mëkatare (Gal. 5:17-18), por fitorja është e sigurt për ata që
duan me të vërtetë ta kënaqin Perëndinë (Fil. 2:12, 13; Rom. 7:24, 25). Një ditë
shëmbëllimi ynë në Krishtin do të përmbushet (1 Gjonit 3:2).

Të gjitha dhuntitë e Frymës jepen për të mirën e përbashkët të popullit të
Perëndisë. Ai na fut në trupin e Krishtit, Kishën, me anë të pagëzimit (1 Kor. 12:
13), kështu që në një varësi reciproke ndaj njëri-tjetrit ne luajmë secili pjesën tonë
kur ndajmë me njëri-tjetrin dhuntitë dhe hiret tona të ndryshme Rom. 12:3-Cool. Në
këtë mënyrë Fryma e ndërton kishën (Efe. 4:1-16). Gjithçka që na jep ai është për
rritjen e Kishës dhe kurrë për ndonjë dëshirë egoiste. Në këtë mënyrë ne
ndërtohemi së bashku dhe bëhemi një banesë në të cilën banon Perëndia me
anë të Frymës së tij (Efe. 2:22).

Çdo shërbim i kishës është plotësisht i varur nga prania dhe veprimi i Frymës së
Shenjtë. Ai i fuqizon pjesëtarët e saj për adhurim. Perëndia është Frymë dhe
adhuruesit e tij duhet të adhurojnë në frymë dhe në të vërtetë (Gjoni 4:24).

Si rrjedhim, e vetmja ndihmë që kërkojmë në adhurim dhe e vetmja gjë që duhet
të dëshirojmë është vetë Fryma e Shenjtë (Fil. 3:3). Me anë të tij ne lutemi (Rom. 8:
15; Efe. 6:18; Juda 20), predikojmë (1 Kor. 2:4), dhe këndojmë për Perëndinë (Efe.
5:18-20).

Fryma i fuqizon gjithashtu pjesëtarët e trupit të Krishtit për shërbim dhe mision.
Çdo gjë që arriti apostulli Pal në shërbimin e tij ndaj Perëndisë, ai ia njohu fuqisë
së Perëndisë (Rom. 15:17-19). Së pari, ai kishte ndërmend suksesin e
përpjekjeve të tij misionare. Fryma e Shenjtë e dha për herë të parë në ditën e
Rrëshajave (Veprat 2:1) për të fuqizuar apostujt në mënyrë që ata të bëheshin
dëshmitarë të Krishtit deri në skajet e tokës (Veprat 1:Cool, një detyrë dhe urdhërim
në të cilin duhet të marrim pjesë të gjithë. Ne varemi nga i njëjti Frymë e Shenjtë
për fuqi ndërsa dëshmojmë përpara familjeve dhe miqve tanë. Kjo na jep një
inkurajim shumë të madh, jo vetëm për të ungjillizuar të humburit, por edhe për të
ndenjur zgjuar dhe për t’u lutur për kohën kur Zoti do ta derdhë përsëri me bollëk
në ne Frymën e tij për një rigjallërim të vërtetë.

KISHA E KRISHTER

Çdo asamble lokale në ditët e hershme të krishterimit
ishte autonome, pra vetqeverisej. Nuk kishte federatë
kishash me një autoritet të centralizuar mbi to. Nuk
kishte denominacione [sekte] dhe si pasojë nuk kishte
qendër apo shtab sektar [denominacioni]. Çdo kishë
lokale ishte direkt përgjegjëse ndaj Zotit. Kjo tregohet
tek Zbulesa 1:13 ku Zoti është parë duke qëndruar në
mes të shtatë shandanëve të artë.


Këshilli në Jeruzalem mund të duket fillimisht si një lloj gjyqi suprem nga një sekt
[ose një denominacion]. Por faktet janë ndryshe.

Çdo asamble lokale në ditët e hershme të krishterimit ishte autonome, pra
vetqeverisej. Nuk kishte federatë kishash me një autoritet të centralizuar mbi to.
Nuk kishte denominacione [sekte] dhe si pasojë nuk kishte qendër apo shtab
sektar [denominacioni]. Çdo kishë lokale ishte direkt përgjegjëse ndaj Zotit. Kjo
tregohet tek Zbulesa 1:13 ku Zoti është parë duke qëndruar në mes të shtatë
shandanëve të artë. Kjo paraqet të shtatë kishat e Azisë. Çështja është që aty
s'kishte ndonjë agjensi qeverisëse midis kishave individuale dhe Kreut të madh të
Vetë Kishës. Secila qeverisej direkt nga Ai.

Pse është kjo gjë kaq e rëndësishme? Fillimisht pengon përhapjen e gabimit. Kur
kishat janë të lidhura së bashku nën një kontroll të përbashkët, forcat e liberalizmit,
racionalizmit dhe dorëheqjes mund të rrënojnë të gjithë grumbullin, thjesht prej
konfiskimit të shtabeve qendrore dhe shkollave sektare [denominacioni]. Aty ku
kishat janë të pavarura, lufta e armikut duhet bërë kundër një shumice pjesësh veç
e veç.

Së dyti autonomia e kishës lokale është një mbrojtje e rëndësishme kur një
qeverisje e shumfishtë është në fuqi. Kur kishat janë të federuara, një qeverisje
totale mund t'i kontrollojë ato vetëm nga kontrollimi i disa krerëve nëpër shtabe
[sektare]. Kur kishat refuzojnë të njohin ndonjë autoritet të centralizuar, ato mund të
shkojnë më kollaj nëpër "stehime" në kohën kur ndodh ndonjë sulm.

Mjaft qeveri sot, qoftë demokratike apo diktatoriale, përpiqen të shkaktojnë
bashkimin e kishave të vogla e të pavarura. Ata thonë se nuk duan të merren me
një numër të madh njësish lokale, por me një komitet qendror që i përfaqëson të
gjitha. Qeveritë e lira përpiqen t'i bashkojnë këto njësi me anë të disa favoreve apo
përfitimeve. Qeveri të tjera përpiqen me forcë për t'i bashkuar me anë të dekreteve
ashtu siç bëri Hitleri gjatë Rajhut të Tretë. Në çdo rast kishat të cilat i dorëzoheshin
presionit humbnin karakterin e tyre sipas Shkrimeve edhe mundësinë për t'i
rezistuar modernizimit dhe për të vazhduar në fshehtësi gjatë kohës së
persekutimit.

Disa mund të kundërshtojnë duke thënë se kishat në Veprat kishin një autoritet
qendror, të emëruar këshilli në Jeruzalem që ne sapo kemi konsideruar.
Megjithatë një studim i kujdesshëm i paragrafit do të tregojë që ky s'ishte një trup
zyrtar me fuqi rregulluese. Ishte thjesht një mbledhje së bashku e apostujve dhe
pleqve që vepronin në një kapacitet këshillues.

Këshilli nuk i thirri njerëzit të vinin nga Antiokia; ai vendosi të konsultonte njerëzit në
Jeruzalem. Vendimi i këshillit nuk ishte lidhja e kishave; thjesht u ofrua si gjykim i
përbashkët i grupit.

Historia e kishave flet vetë për veten. Kudo ku ka pasur federata të kishave nën një
organizatë qendrore ka pasur një përshpejtim rënieje. Dëshmia më e pastër për
Perëndinë është mbajtur nga kishat që janë të lira nga ndikimi i jashtëm njerëzor.

Bibla dhe e verteta e saj

Ky libër (Bibla) përmban—mendjen e Perëndisë, gjendjen e njeriut,
rrugën e shpëtimit, fatin e mëkatarëve dhe lumturinë e besimtarëve.
Doktrinat e saj janë të shenjta, urdhërimet e saj detyruese, historitë e
saj janë të vërteta dhe shqyrtimet e saj janë të pandryshueshme.
Lexoje që të jesh i zgjuar, besoje që të jesh i sigurt, praktikoje që të
jesh i shenjtë. Ajo përmban dritë për të të drejtuar, ushqim për të të
ndihmuar dhe ngushëllim për të të inkurajuar. Ajo është harta e
udhëtarit, shkopi i shtegtarit, busulla e pilotit, shpata e ushtarit dhe akti
themelues i të krishterit. Këtu qielli është i hapur dhe portat e ferrit
demaskohen. KRISHTI ËSHTË TEMA MADHORE E SAJ, e mira tonë
është përcaktimi i saj dhe Lavdia e Perëndisë është fundi i saj. Ajo
duhet të mbushë mendjen, të drejtojë zemrën dhe të udhëheqë këmbët.
Lexoje ngadalë, shpesh dhe me lutje. Ajo është një minierë e pasurisë,
një parajsë e Lavdisë dhe një lumë i kënaqësisë. Ajo të është dhënë ty
në jetë, do të hapet në Gjykim dhe do të kujtohet përgjithmonë. Ajo
përfshin përgjegjësinë më të lartë, do të shpërblejë skllevërit më të
mëdhenj dhe do të dënojë të gjithë ata që luajnë me përmbajtjen e saj
të shenjtë.



Vlera e Biblës

Së pari, duhet të dini se Bibla është Fjala unike e Perëndisë. Ajo përmban gjithçka
që ne kemi nevojë të dimë rreth besimit dhe moralit në këtë jetë dhe gjithçka që
kemi nevojë të dimë rreth jetës së përjetshme në të ardhmen. Një shkrimtar
anonim e ka cituar atë mjaft bukur: "Ky libër përmban mendjen e Perëndisë,
gjendjen e njeriut, mënyrën e shpëtimit, zymtësinë e mëkatarëve dhe lumturinë e
besimtarëve. Doktrinat e tij janë të shenjta, rregullat e tij janë të lidhur, historitë e tij
janë të vërteta dhe vendimet e tij janë të pandryshueshme. Lexojeni atë që të jeni
të mençur, besojeni që të shpëtoheni dhe praktikojeni që të jeni të shenjtë. Ai
përmban dritë që t'ju drejtojë, ushqim që t'ju ushqejë dhe ngushëllim që t'ju
gëzojë. Ai është harta e udhëtarit, busulla e pilotit, shpata e ushtarit dhe karta e të
krishterit. Këtu parajsa është restauruar, qielli është hapur dhe portat e ferrit janë
zbuluar. Krishti është tema e madhe e tij, e mira jonë është përcaktimi i tij dhe
lavdia e Perëndisë është fundi i tij. Lexojeni atë ngadalë, herë pas here dhe me
lutje. Ai është një minierë pasurie, një parajsë lavdie dhe një lum kënaqësie. Ai do
të shpërblejë punën më të madhe dhe do të dënojë të gjithë ata që luajnë me
përmbajtjen e tij të shenjtë. Është Libri i librave -- Libri i Perëndisë -- zbulesa e
Perëndisë për njeriun".

Bibla është ndarë në dy pjesë, Dhiata e Vjetër dhe Dhiata e Re. Dhiata e Vjetër
përmban 39 libra dhe Dhiata e Re përmban 27 libra. Këto 66 libra janë shkruar
nga rreth 36 njerëz të frymëzuar nga Perëndia në një periudhë afërsisht prej 1600
vjetësh. Meqë këta njerëz ishin të udhëhequr nga Perëndia Fryma e Shenjtë, të
gjithë librat e tyre ndërthuren bashkë për të treguar të njëjtën gjë. Për arsye se
Bibla është Fjala e frymëzuar e Perëndisë, ajo është e pashtershme. Ndërsa disa
të vërteta themelore të besimit të krishterë mund të kuptohen lehtë, disa gjëra në
Bibël nuk mund të kuptohen plotësisht deri kur të shkojmë në qiell. Kur vijmë te
Bibla ne duhet të falënderojmë Perëndinë që di gjëra që ne nuk mund t'i kuptojmë
plotësisht. Por ne duhet të besojmë gjithçka që thotë Perëndia, madje edhe në
qoftë se nuk mund ta kuptojmë atë plotësisht. Ne nuk mund t'i lëmë mendjet tona
të gjykojnë Biblën; në vend të saj, ne duhet të lëmë Biblën të gjykojë mendjet tona!

Në Ligjin e Përtërirë 29:29 lexojmë: "Gjërat e fshehta i përkasin Zotit, Perëndisë
tonë, por gjërat e shfaqura janë për ne dhe për bijtë tanë për gjithnjë, me qëllim që
të zbatojmë në praktikë tërë fjalët e këtij ligji". Fjalët e Urta 25:2 thotë: "Është lavdi
e Perëndisë të fshehësh një gjë, por është lavdi e mbretërve ta hetosh atë". Ne
duhet ta konsiderojmë nder që të hetojmë thesaret e së vërtetës që janë fshehur
në Fjalën e Perëndisë!



Të kuptuarit e Biblës

Një nga çelësat kryesorë të të kuptuarit të Biblës është
të bindurit. Dikush ka thënë: "Të qenit i bindur është
organi i njohurisë frymërore. Kjo do të thotë se nëse i
bindemi dritës që Perëndia na jep, Ai do të na japë edhe
më tepër dritë. Njerëzit që bëjnë më shumë përparim në
një studim biblik janë ata, të cilët kanë një dëshirë të
vetme, të kulluar të zemrës për të bërë çfarëdo që thotë
Perëndia. Ka edhe rregulla të tjerë që do të na ndihmojnë ndërsa
ne fillojmë të lexojmë Biblën. Rregulli bazë i interpretimit
është ky: nëse kuptimi i dukshëm ka kuptim, mos kërko
për ndonjë kuptim tjetër. Me fjalë të tjera, merre Biblën
fjalë për fjalë kurdoherë që është e mundur.

Është gjithashtu e rëndësishme ta kuptojmë një pjesë në atë kontekst që gjendet.
1 Korintasve 8:5 thotë: "... ka shumë perëndi dhe zotër". Të marra veç e veç, këto
fjalë sugjerojnë se ka më shumë se një Perëndi të vërtetë. Por konteksti më në
gjerësi thotë se megjithëse ka shumë idhuj dhe hyjni pagane, përsëri për ne "ka
veçse një Perëndi" (vargu 4) dhe "për ne ka veçse një Perëndi, Ati, nga i cili janë të
gjitha gjërat dhe ne në të; dhe një Zot Jezus Krishti, me anë të cilit janë të gjitha
gjërat dhe ne jetojmë me anë të Tij" (Vargu 6).

Është gjithashtu e rëndësishme të kuptojmë çdo pjesë në dritën e gjithë pjesës
tjetër të Biblës. Asnjë pjesë e Shkrimit të Shenjtë nuk mund të kontradiktojë
ndonjë pjesë tjetër të Shkrimit të Shenjtë. Secila e vërtetë e veçantë duhet të jetë
në harmoni me të gjithë të vërtetën. E marrë në vetvete, Jakobi 2:24 mund të duket
se na mëson shpëtimin me anë të veprave, por dëshmia e vetme e Shkrimit të
Shenjtë është se shpëtimi është me anë të hirit, nëpërmjet besimit dhe se veprat
janë fryt i shpëtimit, jo mjeti. (Jakobi 2:24 në fakt na mëson rëndësinë e veprave si
një evidencë e jashtme e besimit.)

Shprehje biblike

Ndërsa lexoni Biblën, shumë shpejt do të kuptoni se ajo
përdor figura letrare në shumë vende. Për shembull, kur
Jezusi akuzoi farisenjtë për gëlltitjen e një deveje (Mateu
23:24), Ai po përdorte një figurë letrare, në të cilën një
ekzagjerim me qëllim të çon tek e vërteta në një mënyrë
të paharrueshme. Ndonjëherë një objekt përdoret si tip
ose simbol i diçkaje tjetër. Kur Jezusi foli për lumenj të
ujit të gjallë në Gjonin 7:38, Ai po i referohej Frymës së
Shenjtë (shih vargun 39). Meqë përdorim figura letrare
në të folurit tonë të përditshëm, ne zakonisht nuk kemi
shumë vështirësi në dallimin e tyre në Bibël


Ndonjëherë ka thënie përgjithësuese në Bibël që duhen kuptuar si lejim për
përjashtime. Për shembull, atyre që nderojnë babain dhe nënën u është premtuar
jetë e gjatë mbi tokë (Efesianëve 6:2, 3). Por ne i njohim disa të rinj, të cilët i kanë
nderuar prindërit e tyre, por kanë vdekur në një moshë të re. Por është akoma e
vërtetë se si rregull i përgjithshëm fëmijët e bindur jetojnë më gjatë se të rinjtë e
egër e rebelues.

Ndonjëherë Bibla flet për Perëndinë sikur "bën" gjëra të cilat në realitet Ai veçse i
lejon të ndodhin. Për shembull, ne e dimë që Perëndia nuk bën ndonjë gjë që
është e ligë ose e gabuar. Por ne lexojmë se "një shpirt i lig nga Zoti ishte mbi
Saulin" (1 Samueli 19:9). Perëndia e lejoi këtë që të ndodhte, por nuk shkaktoi që
të ndodhte.

Ndonjëherë Perëndia flet për çfarë është e sigurt që do të bëhet sikur tashmë të
jetë ketë ndodhur. Në Romakëve 8:30 thuhet se besimtarët janë përlëvduar. Në
fakt ne nuk do të përlëvdohemi derisa Krishti të vijë dhe të na marrë për tek
shtëpia e Atit. Por e vërteta e këtij përlëvdimi të ardhshëm është aq e sigurt saqë
Perëndia flet për të si një fakt i përmbushur. Sa gjë e mrekullueshme është kjo --
që mëkatari më pak i perëndishëm jo vetëm të shpëtojë nga ferri nëpërmjet
besimit në Krishtin, por mund të jetë i sigurt për lavdinë që po vjen sikur ai tashmë
ta ketë provuar atë!

Bibla ndonjëherë përdor atë çfarë ne e quajmë gjuhë të shfaqjes njerëzore. Për
shembull, Jozueu 10:12 thotë se dielli nuk lëvizi nën urdhrin e Jozueut. Ne e dimë
se është lëvizja e tokës dhe jo e diellit ajo që shkakton natën e ditën. Por u duk se
dielli nuk lëvizi për arsye se orët e dritës së diellit u zgjatën. Kjo është gjuha e
shfaqjes njerëzore.

Fjala "bir" në Bibël mund të nënkuptojë gjithashtu nip, stërnip ose pasardhës
tjetër. Ashtu si edhe fjalët "bijë", "vëlla" dhe "motër", mund të kenë kuptime më të
gjera.

Kur vjen tek pozicionet gjeografike në Bibël, ata pothuajse janë dhënë në
referencë me kombin e Izraelit ose me qytetin e Jeruzalemit. Kështu "veriu"
zakonisht nënkuptohet veriu i Izraelit ose Jeruzalemit. Referencat biblike zakonisht
jepen si më poshtë: Gjoni 3:16, që do të thotë, Ungjilli i Gjonit, kapitulli 3, vargu 16.

Ka një balancim të gjërave parësore në Fjalën e Perëndisë. Disa të vërteta
trajtohen pak, ndërsa çështje të tjera theksohen shumë. Ne duhet të mundohemi
të marrim një pamje të balancuar të Shkrimit të Shenjtë, jo duke shkelur në një
temë sikur të ishte e vetmja temë, por duke e mbajtur atë në rëndësinë e duhur.

Kur shkrimtarët e Dhiatës së Re, të frymëzuar nga Fryma, cituan pjesë nga Dhiata
e Vjetër, ata ndonjëherë e përdorin citimin në një mënyrë të ndryshme, por krejt
legjitime, kështu duke i dhënë pjesës në Dhiatën e Vjetër një kuptim tjetër dhe më
të pasur.

Ndërsa lexoni dhe studioni Biblën përditë, ju do të shijoni një të kuptuar gjithnjë e
më të pasur të Perëndisë sonë madhështor dhe të planit të Tij të mrekullueshëm
të jetës për të gjithë ata që e marrin Jezus Krishtin si Shpëtimtar dhe Zot. Bëjeni atë dëshirën tuaj përjetë!

DHIATA E VJETËR

Mendojeni Dhiatën e Vjetër si të ndarë në tre vëllime të
ndryshme:


Vëllimi 1 -- Histori -- Zanafilla deri te Esteri.

Vëllimi 2 -- Urtësi dhe poezi -- Jobi deri te Kantiku
i Kantikëve.

Vëllimi 3 -- Profeci -- Isaia deri te Malakia.


Ne do ta trajtojmë secilën pjesë më në hollësi, por së
pari le të marrim parasysh disa të dhëna të
përgjithshme rreth Dhiatës së Vjetër.

Përmbajtja e Dhiatës së Vjetër

Dhiata e Vjetër fillimisht është shkruar në gjuhën Hebraike, përveç disa pjesëve
në librin e Danielit, të cilat u shkruan në Aramaik ose Kaldean. Dhiata e Vjetër
përfshin gjerësinë kohore nga krijimi deri rreth 400 vjet para ardhjes së Krishtit.

11 kapitujt e parë të Zanafillës trajtojnë njerëzimin në përgjithësi. Në kapitullin 12,
Perëndia zgjedh Abramin për të kryesuar kombin hebre, popullin e Tij tokësor të
zgjedhur - Izraelin. Popuj të tjerë janë prezantuar për lidhjet që ata mund të kenë
pasur me Izraelin.

Krishti është tema kryesore e Dhiatës së Vjetër dhe me anë të kësaj nënkuptojmë
se e hasim Atë edhe të portretizuar edhe të premtuar në të gjithë Dhiatën e Vjetër.
Për shembull, ne e hasim Krishtin të portretizuar në jetën e Jozefit (Zanafilla
37:50), në Qengjin e Pashkës (Eksodi 12:3-10; krahaso 1 Korintasve 5:7) dhe në
gjarprin prej bronzi (Numrat 21:8, 9; krahaso Gjoni 3:14, 15). Ne hasim premtime
të vendlindjes së Tij, të lindjes nga një e virgjër, të shërbimit, të mohimit, të
tradhtimit, të vdekjes, varrosjes, ringjalljes dhe ardhjes përsëri.

Megjithëse librat e Dhiatës së Vjetër kanë të bëjnë kryesisht me Izraelin sesa me
kishën e krishterë, ata janë të mbushur me mësime praktike për ne sot.
Portretizimet ose "tablotë" e Dhiatës së Vjetër janë veçanërisht të rëndësishme.
Shumë nga këta portretizime janë shpjeguar në Dhiatën e Re.

Përmbajtja e Dhiatës së Vjetër

Tani le të shohim librat historikë të Dhiatës së Vjetër --
librat nga Zanafilla deri te Esteri.

Shumica e këtyre librave ndjekin njëri-tjetrin në rend
kronologjik. Sidoqoftë, ka disa përjashtime, ndërsa ne
do t'i shohim më vonë.

Pesë librat e parë quhen TORA ose Pesë librat e
Moisiut.

ZANAFILLA. Bibla fillon me dëshminë e krijimit, një çështje me interes universal.
Vazhdon shpejt me rënien e njeriut, e cila shpjegon plotësisht anën e errët të
jetës. Ligësia e tepruar solli përmbytjen, ku mbijetoi vetëm Noeu dhe familja e tij.
Kulla e Babelit ishte monument i krenarisë dhe rebelimit të njeriut ndaj Perëndisë.
Në Zanafillën, kapitulli 12, Perëndia thirri Abramin të largohej nga Uri, për të
udhëtuar në atë çfarë më vonë u quajt Palestinë dhe të bëhej ati i popullit hebre.
Abrahamit dhe Sarës i lindi Isaku në moshë të thyer. Pastaj linja e njerëzve të
zgjedhur të Perëndisë kaloi deri te Jakobi, një njeri gjithashtu plot besim. Jakobi u
bë babai i 12 bijve, kokat e 12 fiseve të Izraelit. Një nga këta bij, i quajtur Jozef, më
vonë bëhet më kryesori. I dashur nga babai i tij, i urryer nga vëllezërit e tij dhe i
shitur në Egjipt, ai u bë i njohur në qeveri. Kur familja e tij u kërcënua nga uria në
Kanaan, ai i solli ata në Egjipt dhe u siguroi të gjitha nevojat. Zanafilla përfundon
me vdekjen e Jozefit në Egjipt. Ka mbi 100 mënyra, në të cilat Jozefi është një
tablo ose "tipizim" i Zotit Jezus Krisht.

EKSODI. Ndërsa koha kalonte dhe Izraelitët u shumuan në Egjipt, një Faraon i ri
erdhi në fuqi, i cili i skllavëroi ata. Perëndia thirri Moisiun për t'i dorëzuar
ultimatumin Faraonit: "Lëre popullin tim të shkojë!" Por Faraoni nuk e linte. Nëntë
plagë të tmerrshme dështuan për të ndryshuar mendjen e tij, por e dhjeta pati
sukses. Izraelitët e mbajtën Pashkën, një festë fetare, në të cilën gjaku i një
qengji, i spërkatur në derën e një shtëpie, shpëtoi të parëlindurit nga shkatërrimi.
Kjo, në mënyrë dramatike portretizon shpëtimin nëpërmjet besimit në Krishtin,
Qengjin e Perëndisë, gjaku i të cilit u derdh për faljen e mëkateve tona.

Pas Pashkës, Izraelitët u larguan nga Egjipti. Nëpërmjet një mrekullie të
fuqishme, Perëndia u bëri të mundur të kalonin Detin e Kuq, por ushtria Egjiptiane
që i ndiqte u mbyt. Udhëtimi i tyre i çoi ata te Maja frikë-frymëzuese Sinai, ku
Perëndia u dha atyre Dhjetë Urdhëresat. Gjithashtu, në këtë kohë, Perëndia dha
edhe shumë udhëzime në lidhje me një Tabernakull (një tendë e përdorur për
adhurimin e Jehovës), një priftëri dhe një sistem flijimesh. Në fund të Eksodit,
Tabernakulli ngrihet dhe njerëzit janë akoma në kamp në Malin Sinai.

LEVITIKU. Ky është një libër udhëzimesh për priftërinë Levitike, i dhënë Moisiut
ndërsa populli (Izrael) ishte në Malin Sinai. Levitiku thekson nevojën për
shenjtërim në jetën e njerëzve të Perëndisë. Thekson pesë ofrimet kryesore--e
djegur, ushqim, paqe, mëkat dhe shkelje--të cilat të gjitha paraportretizojnë
Personin dhe punën flijuese të Krishtit, i cili vdiq si Zëvendësim për mëkatarët.
Levitiku përmban ligje në lidhje me priftërinjtë, ushqimet, të cilat ishin gjithnjë e
më shumë sipas ligjeve të dietës, pastërtinë personale dhe moralin dhe zbulimin
dhe trajtimin e sëmundjes së lebrës. Së fundi, Levitiku jep udhëzime për ditët e
rëndësishme të shenjta në kalendarin fetar Izraelit: Shabatin, Pashkën, Festën e
Bukës pa maja, Festën e Fruteve të parë, Festën e Javëve ose të Rrëshajës,
Festën e Trumpetave, Ditën e Shlyerjes së mëkateve dhe Festën e Tabernakullit.
Këto festa simbolizojnë ngjarje të rëndësishme nëpunën e Perëndisë me Izraelin,
disa të së kaluarës, disa të së ardhmes. Pashka, për shembull, simbolizon
vdekjen e Krishtit, Festa e Fruteve të para simbolizon ringjalljen e Tij dhe Festa e
Javëve tregon zbritjen e Frymës së Shenjtë në ditën e Rrëshajëve.

NUMRAT. Deri tek Numrat 10:11, populli (hebrenjtë) ishte akoma duke fushuar në
Sinai, duke u përgatitur për marshimin drejt Tokës së Premtuar. Një numërim u
bë në atë kohë dhe, një tjetër në fund të librit -- kështu e mori emrin Numra. Pas
rreth një viti në Sinai, populli e la kampin dhe filloi udhëtimin nëpër shkretëtirë, plot
ankime, rebelim dhe mosbesim. Në Kadesh-Barnea ata dërguan 12 spiunë në
Kanaan. Të gjithë përveç dy prej spiunëve, Jozueu dhe Kalebi, këshilluan se ishte
e pashpresë të hynin në tokën e premtuar (megjithëse premtimi i Perëndisë u
siguronte sukses). Si rezultat, Perëndia solli dy gjykime të tmerrshëm mbi
popullin. Së pari, ata u endën nëpër shkretëtirë për 40 vjet--një vit për çdo ditë që
spiunët ishin në Kanaan. Udha ekzakte e endjeve nuk dihet. Së dyti, të gjithë
ushtarët mbi 20 vjeç që ishin larguar nga Egjipti (përveç Jozueut dhe Kalebit, të
cilët i besuan Perëndisë) vdiqën në shkretëtirë. Madje edhe vetë Moisiu u
përjashtua të hynte në Tokë, sepse ai nuk iu bind Perëndisë në zemërimin e tij.
Kur izraelitët u ankuan kundër Zotit dhe u kafshuan nga gjarpërinj flakërues, ata u
shpëtuan duke shikuar gjarprin prej bronzi, të cilin Moisiu ngriti mbi një shtyllë
(shihni Gjonin 3:14, 15 për interpretim). Pas vitesh të endjeve pa synim, populli
përfundimisht arriti fushat e Moabit, në anën lindore të lumit Jordan, përballë
Jerikos.

LIGJI I PËRTËRIRË. Këto fjalë nënkuptojnë "ligjin e dytë". Për arsye se një brez
tjetër kishte lindur qëkur izraelitët ishin larguar nga Egjipti, ishte e nevojshme që
populli të udhëzohej në Ligjin e Perëndisë para se të hynte në Tokën e Premtuar.
Kështu në Ligjin e Përtërirë, ne gjejmë Moisiun duke i kujtuar popullit se ata do ta
shijonin bekimin e Perëndisë në tokën e premtuar vetëm, nëse do të ishin të
bindur ndaj Fjalës së Perëndisë. Ai ua kujtoi historinë e kaluar me qëllim që të
nxirrnin mësime nga ajo. Ai rishikoi ligjin, veçanërisht duke i paralajmëruar njerëzit
kundër tradhtisë bashkëshortore dhe martesave të përziera. Ai dha ligje shtesë
për sa i përket jetës në Kanaan dhe paratregoi rezultatet e bindjes dhe
mosbindjes së tyre. Në fund të librit, Moisiu vdiq dhe drejtimi u pasua nga Jozueu.
Të gjitha ngjarjet në Ligjin e Përtërirë zënë vend në fushat e Moabit, ku populli po
kamponte në fund të librit të Numrave.

JOZUEU. Izraelitët tani ishin gati për pushtimin e Kanaanit. Jozueu u dha atyre
urdhërat e marshimit, pastaj dërgoi spiunë në Jeriko, të cilët gjetën ndihmë nga
prostituta Rahab. Strategjia bazë ishte të ndanin dhe të pushtonin. Së pari, u
organizua fushata qendrore, në të cilën ushtria kaloi lumin Jordan, robëroi Jerikon
dhe pastaj (pas dështimit fillestar) pushtoi Ain. Fushata jugore vazhdoi më pas.
Jozueu dhe trupat e tij mposhtën një ligë prej pesë mbretërish në Gibeon. Së
fundi, organizuan ofensivën në veri duke arritur ujërat e Meromit.

Pastaj vendi u nda midis fiseve, me 9,5 fise në perëndim të lumit Jordan dhe 2,5
fise (Reuben, Gad dhe gjysma e fisit të Manasit) në lindje të lumit Jordan. Gjashtë
qytete u ngritën për strehimin e të aksidentuarve në luftë dhe 42 qytete u ndërtuan
për Levitët.

Mesazhi i lamtumirës i Jozueut tregon për shqetësimin e tij që populli të mos binte
në idhujtari. Ashtu siç Jozueu i sfidoi ata me fjalët: "Zgjidhni sot kujt doni t'i
shërbeni" (Joz 24:15), ashtu jemi të sfiduar edhe ne për të zgjedhur Krishtin ose
botën, shpëtimin ose mëkatin, qiellin ose ferrin.

GJYQTARËT. Pas vdekjes së Jozueut, Izraeli hyri në një periudhë kur, pa qeverisje
të fortë qendrore, njerëzit bënë çfarëdo që ata dëshiruan. Si ndëshkim, Perëndia i
dorëzoi ata në duart e shtypësve paganë. Kur izraelitët i bënë thirrje Zotit, Ai ngriti
udhëheqës ushtarakë (këtu të quajtur gjyqtarë) për t'i shpëtuar ata dhe për të
shërbyer në një periudhë paqjeje. Kjo strukturë në formë rrethi mund të
përshkruhet si mëkat, skllavëri, përgjërim dhe shpëtim, ose si rebelim, shpagim,
pendim dhe pushim. Gjyqtarët më të mirënjohur ishin Othniel, Ehud, Shamgari,
Deborahu, Gideoni, Jefthahu dhe Samsoni. Pesë kapitujt e fundit të Gjyqtarëve
japin shembuj të gjendjes së ulët fetare, morale dhe politike, që mbizotëroi në
këtë periudhë.

RUTHI. Gjatë kohës së Gjyqtarëve, një familje hebre nga Betlehemi shkoi në një
vend johebre të Moabit për t'i shpëtuar një zije buke. Të dy bijtë u martuan me vajza
të Moabit, njëra nga të cilat ishte Ruthi. Pastaj tragjedia ngjau. Babai hebre dhe të
dy bijtë e tij vdiqën. Ruthi vendosi të shkonte në Betlehem me të vjehrrën e saj,
Naomin. Atje Boazi, një i afërm i bashkëshortit të mëparshëm të Ruthit, u martua
me të, kështu duke ruajtur emrin e familjes dhe duke mbajtur pasurinë në familje.
Biri i tyre, Obedi, u bë gjyshi i Davidit dhe kështu një paraardhës i Krishtit. Boazi
simbolizon Zotin Jezus Krisht si I vetmi që u siguron shpengim dhe pushim atyre
që i besojnë veten Atij.

LIBRI I PARË I SAMUELIT. Tre personazhet kryesore në këtë libër janë Samueli,
Sauli dhe Davidi. Profeti Samuel erdhi në fuqi në kohën kur priftëria kishte
dështuar dhe populli ishte në kërkim të një mbreti, si kombet e tjerë. Kjo kërkesë
përfaqësoi një hedhje poshtë të sundimit të Perëndisë mbi ta. Mbreti i parë ishte
Sauli, i cili u duk premtues në fillim, por përfundimisht nuk iu bind Zotit herë pas
here. Ai ishte marrëzisht xheloz ndaj Davidit, i cili ishte bërë shumë i njohur pas
mposhtjes së Goliathit. Davidi ishte vendosur mbret fshehtazi për të zëvendësuar
Saulin, por u pengua për të marrë fronin nga përpjekjet papushim të Saulit në
jetën e tij. Së fundi, Sauli dështoi në betejë dhe kreu vetëvrasje.

LIBRI I DYTË I SAMUELIT. Për më shumë se shtatë vjet Davidi sundoi vetëm në
pjesën jugore të mbretërisë, e njohur si Judea. Pastaj ai u vendos si mbret mbi të
12 fiset. Suksese të sundimit të Davidit ishin fitoret e shkëlqyeshme ushtarake,
themelimi i Jeruzalemit si kryeqyteti politik dhe fetar i Izraelit dhe përgatitjet për
ndërtimin e Tempullit. Perëndia i premtoi atij një fron përgjithmonë dhe pasardhës
për t'u ulur në atë fron, një premtim që është përmbushur plotësisht në Jezusin,
Mesian. Mëkati i Davidit me Bathshebën vuri në lëvizje një seri fatkeqësish, e cila
përfshiu vdekjen e tre bijve dhe arriti kulmin në birin e tij Absalomin, i cili e çoi
Davidin në mërgim të përkohshëm. Pasi Absalomi u ther, Davidi me krenari
numëroi njerëzit, duke provokuar një murtajë hyjnore të dërguar që vrau 70,000
veta.

LIBRI I PARË DHE I DYTË I MBRETËRVE. Pasi Salomoni pasoi babanë e tij,
Davidin, si mbret, ai u pushtua nga një program ambicioz ndërtimi, projekti më i
famshëm ekzistues, Tempulli. Por Salomoni nuk iu bind Zotit duke u martuar me
gra pagane, të cilat e udhëhoqën atë në tradhëti bashkëshortore dhe duke
grumbulluar një numër të madh kuajsh për forcë ushtarake, sesa në besimin në
Zotin. Megjithëse sundimi i tij ishte sundim paqjeje dhe lulëzimi, ai rezultoi në
taksa shtypëse mbi popullin. Kështu, kur Salomoni vdiq dhe biri i tij Rehobami e
pasoi, populli kërkoi lehtësim nga taksat. Duke hedhur poshtë këshillën e
këshilltarëve të babait të tij, Rehobami u vuri veshin këshilltarëve të tij të rinj duke
kërcënuar akoma më shumë. Kjo çoi në një ndarje në mbretëri, me Jerobamin
duke udhëhequr 10 fiset në veri, të njohur si Izraeli ose Eframi. Rehobami mbeti
me mbretërinë e jugut, e njohur si Judea dhe e përbërë nga Judea, Benjamini dhe
shumica e Levitëve.

Pastaj pati një vazhdimësi mbretërish në secilën mbretëri. Izraeli kishte 19
mbretër, të gjithë të këqinj dhe 9 dinasti ose familje. Izraeli vazhdoi deri në vitin
721 para Krishtit, kur u robërua nga Asirianët. Judea kishte 20 mbretër, të gjithë të
së njëjtës dinasti ose linje gjaku. Mbretërit e mirë të Judesë ishin Asa, Jehosafati,
Jeohashi, Azaria, Jothami, Hezekaia dhe Josia. Judea u robërua nga babilonasit
në vitin 586 para Krishtit.

Shërbimi i profetit Elia është i njohur në një të tretën e fundit të 1 Mbretërit dhe
pastaj profeti Eliseu bëhet i njohur në një të tretën e parë të 2 Mbretërit.

LIBRI I PARË DHE I DYTË I KRONIKAVE. Libri i Parë i Kronikave përmbledh
gjerësisht të njëjtën kohë të 1 dhe 2 Samuelit dhe 2 Kronikave ka të bëjë mjaft me
të njëjtën periudhë kohore si në 1 dhe 2 Mbretërit. Por ka disa ndryshime të
rëndësishme. Ndërsa libri i Samuelit dhe Mbretërve janë të dhëna historike, 1 dhe
2 Kronikave janë më tepër një interpretim frymëror. Për shembull, librat e
Kronikave theksojnë më shumë Davidin sesa Saulin, Judenë më shumë sesa
Izraelin, mbretërit e mirë sesa të këqinjtë, rregullin priftëror sesa atë politik.
Gjenden dy ndryshime tjera që duhen përmendur. 1 Kronikave fillon me nëntë
kapituj të gjeneologjive, që nuk gjenden në Samuelin dhe 2 Kronikave përfundon
me dekretin e Kirit, që nuk gjendet në 2 Mbretërve. Ky dekret i lejonte hebrenjtë të
ktheheshin në tokën e tyre që të rindërtonin Tempullin.

EZDRA. Kur Kiri nxori dekretin se hebrenjtë mund të ktheheshin në tokën e tyre
nga Babiloni, Zerubabeli udhëhoqi ekspeditën e parë prej rreth 50,000 patriotëve
besnikë. Megjithëse patën opozitë të fortë, këta njerëz bënë të mundur që Tempulli
të rindërtohej.

Gjashtëdhjetë vjet më vonë, Ezdra udhëhoqi një grup tjetër mërgimtarësh për në
atdheun e tyre. Ezdra realizoi një fushatë të suksesshme për të hequr dorë nga
gratë e huaja, me të cilat ishin martuar.

NEHEMIA. Gjatë sundimit të sundimtarit persian Artakserksi, Nehemia u autorizua
të kthehej në Jerusalem me urdhër që të rindërtonte murin. Pasi puna përfundoi
në 52 ditë, pati një ringjallje frymërore si rezultat i leximit publik të Fjalës së
Perëndisë.

Kur Nehemia u kthye në Persi, njerëzit në Jerusalem ranë në mëkat. Ata lejuan që
Tempulli të mos mbahej si i shenjtë, dështuan në mbështetjen e Levitëve, nuk
mbajtën Shabatin dhe u martuan me gra johebre. Nehemia u kthye përsëri në
Jerusalem, i reformoi këta abuzime dhe e udhëzoi popullin me Fjalën e Zotit.

Historia e Dhjatës së Vjetër mbyllet në këtë pikë, afërsisht 400 vjet para Krishtit.
Megjithëse libri i Esterit e ndjek atë në ndarjen e librave historik të Biblës, në fakt
ngjarjet në të zunë vend para ngjarjeve në Nehemian. Dhjata e Vjetër është e
heshtur rreth periudhës 400 vjeçare midis librit të fundit të Dhjatës së Vjetër dhe
librit të parë të Dhjatës së Re. Disa u shkruan gjatë kësaj periudhe dhe
përmbajnë ca informacion të dobishëm (megjithëse me gabime) rreth «400
vjetëve të heshtur» të periudhës midis dhjatave.

ESTERI. Ngjarjet në Esterin ndodhën në Persi midis kapitullit të gjashtë dhe të
shtatë të Ezdras. Kur mbreti pers e dëboi gruan e tij dhe kërkoi për një
mbretëreshë tjetër, një vajzë hebre e quajtur Ester, u zgjodh. Një armik i quajtur
Haman e bindi mbretin për të nxjerrë një dekret të pacënueshëm që deklaronte se
të gjithë hebrenjtë në mbretëri duhej të vriteshin në një datë të caktuar. Duke
ndjekur këshillën e Mardokeut, kushëririt të saj, Esteri shkoi para mbretit dhe
denoncoi Hamanin. I tërë kurthi i tij dështoi dhe ai u ekzekutua. Pastaj Esteri pati
sukses për nxjerrjen e një dekreti tjetër, që i lejonte hebrenjtë të mbronin vetveten.
Kjo rezultoi në një çlirim madhështor të hebrenjve, akoma e kremtuar në festën e
Purimit.

Librat e urtësisë dhe poezisë

Libri i Jobit deri te Kantiku i Kantikëve janë klasifikuar si
Urtësi dhe Poezi. Mendojini ata si një libër himnesh në
mes të Dhjatës së Vjetër. Këto libra janë shkruar në
kohë të ndryshme gjatë periudhës historike që sapo
studiuam. Ngjarjet në Jobin, për shembull, shkojnë deri
në Zanafillën, në vitet para Abrahamit. Meqë shumë nga
Psalmet u shkruan nga Davidi, ne i përfshijmë ata me
periudhën në 1 dhe 2 Samuelin. Salomoni shkroi Fjalët
e Urta, Predikuesin dhe Kantikun e Kantikëve dhe,
kështu këto libra i përkasin pjesës së parë të 1 Mbretërit.


JOBI. Ndoshta asnjë njeri tjetër në histori nuk ka vuajtur aq shumë humbje në
familje dhe pasurive në një ditë sa Jobi. Tre miq që shkuan ta ngushëllonin arritën
në konkluzionin e gabuar, se ai po vuante si rezultat i mëkatit në jetën e tij. Një i ri, i
quajtur Elifaz, u mundua ta zgjidhte problemin e vuajtes së Jobit. Por nuk ishte deri
kur Jobi pa madhështinë, drejtësinë, fuqinë dhe urtësinë e Perëndisë, që ai
mundi të rrëfente dështimin e vet dhe të lutej për miqtë e tij. Pastaj Jobi mori
dyfishin e pasurisë që ai zotëronte më parë.

PSALMET. Gjysma e psalmeve ose më shumë në këtë libër himnesh të Izraelit të
lashtë u shkruan nga Davidi, por disa psalme janë shkruar nga Asafi, djemtë e
Korahit, Salomoni, Moisiu dhe Ethani. Autorësia e rreth 50 psalmeve nuk dihet.

Psalmet ndahen në pesë libra, si më poshtë: 1-41; 42-72; 73-89; 90-106; 107-150.

Disa nga psalmet janë historik, që tregojnë për ngjarje të rëndësishme në
përvojën e kombit të Izraelit ose të vetë psalmistit. Shumë nga psalmet janë
Mesianik, që paratregojnë jetën, vdekjen, ringjalljen, ngjitjen, ardhjen e dytë dhe
sundimin mijëvjeçar të Zotit Jezus. Psalmet e pendimit janë ata në të cilët autori
pranon mëkatin e tij dhe kërkon falje. Psalmet e mallkimit i bëjnë thirrje zemërimit
e Perëndisë mbi armiqtë e Tij. Shumica e psalmeve, sidoqoftë, janë adhurim i
kulluar dhe lavdërim.

Shumica e psalmeve kanë tituj, duke përfshirë fjalë që mund të përcaktonin
udhëzime muzikore. Studiuesit janë ndarë midis tyre në atë nëse këta tituj janë
pjesë e tekstit fillestar.

Poezia hebraike nuk kërkon rimë ose gjatësi të caktuar vargu, sepse bazohet në
konstrukte të tilla si paralelizmat dhe akrostikën. Në paralelizëm citohet një
mendim dhe pastaj ricitohet në gjuhë identike ose të ngjashme. Në akrostikë
vargjet mund të fillojnë me përsëritje të germave të alfabetit Hebraik ose në
sekuenca të tjera.

FJALËT E URTA. Fjalët e Urta janë një koleksion i rëndësishëm i thënieve të urta të
shkruara nga Salomoni dhe nga njerëz të tjerë të urtë në një stil të shkurtër dhe të
lehtë për t'u mbajtur mend. Ato janë shkruar veçanërisht për të rinjtë. Shumica e
Fjalëve të Urta janë thënie të shkurtra faktesh ose krahasimesh, ose kontrastesh,
ose paralelizmash. Ata mbulojnë një sferë të gjerë temash, të gjitha të një vlere
praktike intensive.

PREDIKUESI. Ky libër regjistron atë çfarë Salomoni kërkon «nën diell» për
përmbushje në jetë. Ai provoi arsimimin, kënaqësinë, materializmin, pasurinë,
muzikën, filozofinë dhe seksin, por arriti në konkluzionin se jeta është e
pakuptimshme dhe e kotë. Fraza çelës «nën diell» zë vend 29 herë. Libri trajton
urtësinë njerëzore në majat e saj, e ndarë nga zbulesa hyjnore, që mundohet të
zgjidhë misterin e jetës. Ky libër është përfshirë në Fjalën e frymëzuar të
Perëndisë që të na mësojë të shohim mbi diellin me qëllim që të gjejmë jetë
kuptimplote. Shekuj më vonë, Jezusi tha se ata që pinë nga uji i kësaj bote do të
kenë etje përsëri, por ata që pinë nga uji që Ai siguron nuk do të kenë kurrë etje
(Gjoni 4:13, 14). A po kërkojmë në vendin e duhur për kënaqësi?

KANTIKU I KANTIKËVE. Interpretimi i zakonshëm i këtij libri është se ai përshkruan
dashurinë e Salomonit për një vajzë Shulamite dhe se simbolizon dashurinë e
Krishtit për Izraelin ose për kishën. Një pikëpamje tjetër sheh tre personazhe
kryesore -Salomonin, Shumaliten dhe të dashurin e saj bari. Salomoni kërkon ta
marrë Shumaliten në haremin e tij, por ajo është besnike ndaj të dashurit të saj
dhe në kapitullin e fundit ajo kthehet në fshatin e saj për t'u martuar me të. Sipas
kësaj pikëpamje, libri është një protestë ndaj mosbesnikërisë martesore si ajo e
treguar nga Izraeli ndaj Perëndisë. Gjuha origjinale e Dhjatës së Vjetër tregon
nëse folësi është mashkull apo femër dhe nëse është vetëm një folës apo një
grup. Disa versione moderne të Biblës mundohen të tregojnë këta dallime.

Librat profetikë

Të 16 profetët shkrimtarë të Dhjatës së Vjetër (nga Isaia
deri te Malakia) shërbyen gjatë tre periudhave të
ndryshme të historisë hebre. Shumica e tyre dhanë
mesazhin e Perëndisë gjatë Mbretërisë së Ndarë. Dy
nga këta profetë (Ezekieli dhe Danieli) ishin aktivë gjatë
mërgimit në Babiloni dhe tre profetë (Hagai, Zakaria,
Malakia) shërbyen pasi njerëzit u kthyen nga mërgimi.
Kështu, ata hyjnë në librat historik nga 1 Mbretërit deri te
Nehemia.

Profetët ishin goja për Perëndinë, të cilët ngriheshin në një kohë të rënies
frymërore për të thirrur njerëzit te Zoti dhe për t'i paralajmëruar për gjykimin nëse
ata nuk i bindeshin.

Isaia, Jeremia, Ezekieli dhe Danieli njihen si Profetë të Mëdhenj, kryesisht për
arsye se librat e tyre janë të gjatë. Të tjerët quhen Profetë të Vegjël, sepse librat e
tyre, megjithëse të rëndësishëm, janë të shkurtër në krahasim me të tjerët.

Temat e mëposhtme zënë vend rregullisht në shkrimet profetike.


1. Shenjtëria e Perëndisë.
2. Mëkati dhe dështimi i popullit të zgjedhur të Perëndisë.
3. Thirrje për pendim.
4. Gjykimi i Perëndisë nëse njerëzit nuk pendohen.
5. Gjykimi i Perëndisë në kombet përreth.
6. Kthimi i një pjese të kombit nga robëria.
7. Ardhja e Mesias dhe hedhja poshtë e Tij.
8. Ardhja e dytë e Mesias në fuqi dhe lavdi.
9. Restaurimi i popullit të zgjedhur të Perëndisë.
10. Sundimi universal i Krishtit.


Ja disa çelësa të dobishëm në studimin e librave profetikë. Ndonjëherë profeti
kalon nga e kaluara ose e tashmja në të ardhmen, duke lënë pas qindra vjet pa
tranzicione me fjalë. Kini kujdes për këta tranzicione të menjëhershme!

Disa profeci kanë një përmbushje të hershme të pjesshme dhe një përmbushje
të dytë të plotë. Ky njihet si Ligji i Referimit të Dyfishtë.

Emrat Izrael, Efraim, Jozef dhe Samari zakonisht kanë të bëjnë me Mbretërinë së
Veriut, megjithëse Izraeli ndonjëherë nënkupton të gjithë 12 fiset. Judea dhe
Jeruzalemi i referohen Mbretërisë së Jugut.

Niniva ishte kryeqyteti i Asirisë, Damasku i Sirisë dhe Babiloni i Babilonisë ose
Kaldesë.

Fjalë si vende të larta, lisa dhe kopshte kanë të bëjnë me idhujtari.

Profetët mund të klasifikohen sipas njerëzve (popujve), të cilëve u shërbyen,
megjithëse shpeshherë pati edhe përjashtime.

ISAIA. I njohur si Profeti ungjillor, Isaia jetoi gjatë sundimit të Uziahut, Jothamit dhe
Ezekias (mbretër të Judesë). Gjatë kësaj kohe Mbretëria e Veriut u robërua nga
Asiria dhe Judea gjithashtu u kërcënua nga Asirianët. Isaia e siguroi Ezekian se
Zoti do ta shkatërronte ushtrinë Asiriane para se të mund të pushtonte
Jeruzalemin. Por ai gjithashtu paralajmëroi se Judea do të robërohej më vonë nga
babilonasit për shkak të idhujtarisë.


Në qoftë se 39 kapitujt e parë të Isaisë korrespondojnë me 39 librat e Dhjatës së
Vjetër, atëherë 26 kapitujt e fundit të Isaisë sigurisht janë parallel me 26 librat e
Dhjatës së Re me mesazhet e tyre ngushëlluese rreth Mesias -- Ardhjen e Tij të
parë, veprimtarinë publike, mohimin, vdekjen, ringjalljen, lartësimin, ardhjen e dytë
dhe sundimin e lavdishëm. Isaia 53 na jep një përshkrim grafik të vdekjes së
Krishtit, megjithëse fjalët janë shkruar rreth 700 vjet para se ngjarja të ndodhte.

JEREMIA. Profeti Vajtues shërbeu gjatë kohës që Judea u kërcënua dhe pastaj u
robërua nga babilonasit. I drejtuar nga Perëndia, Jeremia i këshilloi njerëzit që t'u
nënshtroheshin babilonasve, por ata e akuzuan atë për tradhti dhe u munduan ta
vrisnin. Pasi Jeruzalemi ra, ai u lejua që të qëndronte atje me disa të tjerë. Ai i
këshilloi të tjerët që të mos largoheshin për në Egjipt, por ata jo vetëm që shkuan
vetë, por tërhoqën edhe atë gjithashtu. Jeremia vdiq në Egjipt.

Krahas parashikimit të robërisë nga Babilonia, Jeremia parashikoi shkatërrimin e
asaj perandorie në fund të 70 vjetëve dhe kthimin e hebrenjve në tokën e tyre.

VAJTIMET. Ky është vajtim për shkatërrimin e Jeruzalemit. Profeti tregon
emocionet e hebrenjve ndërsa ata shikonin babilonasit duke sulmuar dhe pastaj
duke robëruar qytetin e tyre të dashur.

EZEKIELI. Ezekieli ishte çuar në Babilon 11 vjet para rënies së Jeruzalemit.
Nëpërmjet një serie vizionesh dhe artesh simbolike, ai i kujton Judesë mëkatet,
paralajmëron për mërgimin që ishte gati të ndodhte dhe hedh poshtë mundësinë
e kthimit të shpejtë. Ai pastaj dënon kombet e tjerë johebre për idhujtarinë dhe
ligësinë e tyre. Së fundi, ai profetizon pendimin dhe restaurimin e gjithë kombit
(Izraelit dhe Judesë) nën mënyrën paqësore të Mesias.

Shiheni lëvizjen e resë së lavdisë ose Shekenasë në librin e Ezekielit! Reja
largohet nga Vendi shumë i Shenjtë dhe për te pragu i Tempullit (9:3), pastaj mbi
prag (10:4), pastaj te hyrja në lindje (10:19), pastaj te mali në lindje të qytetit (11:
23). Kjo portretizon Zotin që largohet nga Tempulli i Tij dhe nga Qyteti, për arsye të
mëkateve të njerëzve. Ai përfundimisht do të kthehet në Tempull (43:2) në një ditë
që akoma është në të ardhmen.

DANIELI. Ashtu si Ezekieli, Danieli profetizoi gjatë mërgimit. Ai trajtoi veçanërisht
«kohët e johebrenjve» kur katër fuqi botërore do të mbanin popullin hebre nën
sundim. Këta fuqi ishin Babilonia, Medo-Persia, Greqia dhe Roma, të
simbolizuara nga një shëmbëllim i përbërë nga katër lloje metalesh dhe
gjithashtu të simbolizuara nga katër egërsira. Këta katër fuqi botërore do të
vazhdonin nga një perandori e pestë, mbretëria e Zotit Jezus Krisht, e simbolizuar
nga një gur i madh, copëtues.

Libri i Danielit përmban gjithashtu edhe dëshminë drithëruese të tre hebrenjve, të
cilët u ngritën në krye të drejtimit politik krahas refuzimit të tyre për kompromis
(kapitulli 1); mbrojtjen e tyre të mrekullueshme në furrën e ndezur (kapitulli 3); dhe
përvojën e paharrueshme të Danielit në gropën e luanëve (kapitulli 6).

Vegimi profetik i Danielit për 70 «javët» (490 vjet) të superioritetit të johebrenjve
(kapitulli 9) mbulon ardhjen e parë të Krishtit, e kalon epokën e kishës së sotme
dhe pastaj trajton periudhën e Shtrëngesës së madhe (menjëherë para ardhjes
së dytë të Krishtit).

Kapitujt e fundit të Danielit (11 dhe 12) paratregojnë pushtimin e Medo-Persisë
nga Greqia, rënien e Perandorisë Greke, ngritjen e Antikrishtit të ardhshëm dhe
ardhjen e Shtrëngesës së Madhe.

OSEA. Osea i profetizoi Izraelit gjatë viteve të perëndimit. Martesa e Oseas me një
prostitutë, e cila provoi se ishte e pabesë ndaj tij, por përfundimisht e restauruar,
portretizon marrëdhënien e Izraelit me Perëndinë: gjithnjë në rënie, por
përfundimisht e sjellë te Zoti në bekim.

JOELI. Joeli ishte për Judenë, ndoshta nga sundimi i Joashit deri te Ahazi. Fraza e
tij çelës është «dita e Zotit», një kohë gjykimi të egër e simbolizuar në fund nga një
mori karkalecash. Ai njihet si «profeti i Rrëshajës», sepse ai paratregon derdhjen
universale të Frymës së Shenjtë, në Ditën e Rrëshajëve (50 ditë pas ringjalljes së
Krishtit), i cili ishte premtim. Joeli gjithashtu parashikon gjykimin e kombeve
johebre dhe bekimin e Izraelit në Mijëvjeçarin e ardhshëm. Premtimi i tij se
«kushdo që do të thërrasë në emrin e Zotit do të çlirohet» (2:32) është cituar nga
Pali në Romakëve 10:13 për të treguar se shpëtimi është për këdo që beson në
Zotin Jezus Krishtin si Shpëtimtar personal.

AMOSI. Ky rojtar u thirr që të largohej nga shtëpia afër Betlehemit dhe të udhëtonte
për në veri te viçi i artë në Bethel me qëllim që të thërriste për mëkatet e Izraelit. I
njohur si profeti i drejtësisë shoqërore, ai e bashkoi Izraelin me johebrenjtë dhe
Judenë si të pjekur për gjykimin e Perëndisë. Nëpërmjet një seri vizionesh ai
portretizoi kohën e afërt dhe sigurinë e dënimit. Por libri përfundon me premtimin
e kthimit tek Perëndia dhe restaurimit të Izraelit.

ABDIA. Abdia parashikon shkatërrimin e plotë të Edomit për arsye të krenarisë
dhe për arsye se u gëzua për shkatërrimin e Jeruzalemit.

JONA. Jona është i ndryshëm nga të gjithë profetët e tjerë në atë se përvojat e tij
më tepër sesa fjalët e tij përbëjnë profeci. I urdhëruar nga Perëndia për të shkuar
dhe predikuar në Niniven johebre, Jona nuk iu bind, u hodh në det, u gëlltit por nuk
u tret nga një peshk i madh, u nxorr në bregdet, iu dha një shanc i dytë dhe ishte
mjeti për fillimin e një ringjalljeje të madhe. Në të njëjtën mënyrë, Izraeli u
urdhërua të ishte një misionar për johebrenjtë, ishte i pabindur, u shpërnda nëpër
kombe të tjerë, por nuk humbi si komb. Kur Izraeli të restaurohet në ardhjen e dytë
të Krishtit, Izraeli do të jetë kanali i bekimit mbarëbotëror.

Përvoja e Jonas në lidhje me peshkun është gjithashtu simbolike për vdekjen,
varrosjen dhe ringjalljen e Krishtit (Mateu 12:40).

Jona i profetizoi Izraelit, ndoshta gjatë sundimit të Jeohazit, Joashit dhe Jerobamit
II.

MIKEA. I së njëjtës kohë me Isaian, profecia e Mikeas flet për misterin e tre
qyteteve: Samarisë, kryeqytetit të Izraelit, i caktuar për t'u robëruar nga Asirianët;
Jeruzalemit, kryeqyteti i Judesë, i paracaktuar për shkatërrim nga Babiloni (me
Samarinë dhe Jeruzalemin fajtorë për mëkatet e idhujtarisë, padrejtësisë dhe
mërisë); Betlehemit, vendlindja e Mesias së premtuar, i cili mund të copëtonte
armikun dhe të sillte paqe për Izraelin.

NAHUMI. Në kohën kur Judea ishte nën Asirianë, Nahumi solli premtimin e
shkatërrimit të Ninives. Ai e përshkruan rënien e qytetit në detaje--lumin vërshues
dhe zjarrin e madh. Qyteti ishte shpëtuar në kohën e Jonës, por ai ra pas 200
vjetësh.

HABAKUKU. Pasi ai pa ligësinë e Judesë, Habakuku i kërkoi Perëndisë sesi
mund ta toleronte atë. Zoti iu përgjigj se ai do ta dënonte Judenë nëpërmjet
Babilonasve. Kjo e shqetësoi profetin edhe më tepër. Si mund të përdorte
Perëndia një popull më të lig se Judea për të disiplinuar popullin e Tij? Përgjigjja
është se të drejtët do të jetojnë me besim, kushdo qofshin ata dhe, se të ligtë do
të shkatërrohen. Kjo e kënaqi Habakukun, kështu ai e mbylli profecinë e tij me një
këngë gëzimi.

SOFONIA. Dy mendime çelës në profecinë e Sofonisë janë gjykimi dhe gëzimi.
Perëndia do ta gjykojë Judenë për arsye të idhujtarisë së saj të tepruar. Dita e Zotit
do të jetë një kohë lufte, shqetësimi dhe shkatërrimi. Kombe johebre, si Filistia,
Moabi, Amoni, Etiopia dhe Asiria nuk do t'i shpëtojnë.

Përfundimisht, populli i Perëndisë do të restaurohet dhe Perëndia do të
ngazëllohet për ta me gëzim.

HAGAI. Hagai, Zakaria dhe Malakia u profetizuan hebrenjve, të cilët u kthyen në
tokën e tyre nga Babilonia. Kur Zerubabeli dhe bashkëpunëtorët e tij u munduan të
rindërtonin Tempullin, ata u kundërshtuan keqazi nga samaritanët. Hagai i qortoi
hebrenjtë për mosreagimin e tyre për përjetesën në shtëpi të mira, ndërkohë kur
Tempulli ishte gërmadhë. Ai u kujtoi atyre pagën për mosbindjen në të kaluarën
dhe u kërkoi të vazhdonin me planin e ndërtimit. Ai priti me padurim kohën kur
Perëndia do të shkatërronte mbretëritë e kësaj bote dhe të shpëtojë popullin e Tij
të zgjedhur.

ZAKARIA. Bashkë me Hagain, Zakaria profetizoi gjatë kohës së mbuluar nga
Ezdra duke inkurajuar mërgimtarët e kthyer për të rindërtuar Tempullin. Në tetë
vizione të lartë simbolike, ai parashikoi gjykimin për shtypësit hebre, gjykimin e
judaizmit kundërshtar, pastrimin dhe restaurimin e pjesës që kishte mbetur nga
hebrenjtë dhe sundimin e lavdishëm të Mesias. Zakaria kujtohet veçanërisht për
profecitë e tij në lidhje me Zotin Jezus--hyrjen e Tij triumf, tradhtimin e Tij për 30
copë argjend, vdekjen e Tij si Bari i rrahur, shfaqjen e Tij të lavdishme në Malin
e Ullinjve dhe sundimin e Tij mijëvjeçar si Prift-Mbret.

MALAKIA. Ngjarjet në Malakia paralelizohen me ata në Nehemia, në mbyllje të
historisë së Dhjatës së Vjetër. Tempulli dhe muret e Jeruzalemit janë rindërtuar,
por një seri abuzimesh kanë depërtuar brenda. Malakia u mundua t'i korrigjonte
këta abuzime si mosdashuria, ofrimet e ndotura, divorcet, martesat e përziera dhe
neglizhimi i të dhjetës. Ai parashikoi ardhjen e parë të Krishtit, të paraprirë nga
mesazhsjellësi i Tij, të cilin e dimë se është Gjon Pagëzori. Ai gjithashtu
parashikoi kohën kur Krishti do të vijë si Dielli i Drejtësisë, i paraprirë nga profeti
Elia. Atëherë Krishti do të gjykojë të paperëndishmit, por do të sjellë bekim atyre
që i frikësohen Zotit.

DHIATA E RE

Ungjijtë

Ungjijtë ndoshta janë pjesa më e njohur e Biblës. Por
ndërsa shumë njerëz kanë njohuri rreth Ungjijve, vetëm
pak e kuptojnë sferën dhe qëllimin e këtyre katër librave.
Shumica mendojnë se ata janë thjeshtë katër biografi të
Krishtit.

Është e rëndësishme të theksojmë se Ungjijtë nuk kanë
qëllim që të japin një dëshmi të plotë të jetës së Krishtit
në tokë. Fryma e Shenjtë ka zgjedhur ngjarje të caktuara
dhe i ka ndërthurur ata së bashku për të theksuar
aspekte të caktuara të jetës së Krishtit.

Faktet e mëposhtme e ilustrojnë këtë përzgjedhje. Me përjashtim të pesë
kapitujve, i gjithë materiali në Ungjijtë, ka të bëjë me tre vitet e fundit të Shpëtimtarit
në tokë. Njëzet e tetë kapituj kanë të bëjnë me 10 ditët midis ardhjes së Tij të
fundit në Betani dhe ringjalljes së Tij. Ungjijve nuk u mungon të japin një dëshmi
të plotë të madje viteve të fundit të veprimtarisë së Shpëtimtarit. Gjoni na kujton se
ka edhe shumë gjëra të tjera që Ai bëri, të cilat, po të shkruheshin një nga një, nuk
do të mjaftonte mbarë bota që t'i nxinte ato (Gjoni 21:25).

Shkruesit e Ungjijve zgjodhën ngjarje që paraqesin aspekte të ndryshme të Zotit
tonë. Për këtë arsye, disa ngjarje gjenden vetëm në një Ungjill, disa në dy ose tre
Ungjij dhe disa në të katër. Ngjarjet e jetës së Krishtit nuk janë vënë në rendin
kronologjik. Për ne rendi kronologjik na duket më i sakti. Por ndonjëherë është më
e rëndësishme t'u referohemi ngjarjeve në një mënyrë të tillë që të nxjerrim
mësime morale ose frymërore. Secili nga Ungjijtë ka si qëllim që të paraqesë
Krishtin në një aspekt të ndryshëm. Mateu e paraqet Atë kryesisht si Mbret, Marku
si Shërbëtor, Lluka si Njeri dhe Gjoni si Perëndi (megjithëse ka ca përjashtime).


Shkrimtarët e Ungjijve i zgjodhën materialet e tyre që t'i përshtaten një aspekti të
veçantë të Zotit që ata dëshironin të paraqisnin. Kështu Mateu jep një gjeneologji
të Jezusit për të provuar të drejtën e Tij ligjore për fronin. Lluka jep një gjeneologji
për të provuar se Zoti ynë ishte me të vërtetë njerëzor. Marku nuk jep një
gjeneologji sepse ajo nuk është e rëndësishme për një shërbëtor. Dhe Gjoni nuk
jep një gjeneologji sepse si Biri i Perëndisë, Zoti Jezus nuk kishte fillim.

Ndonjëherë ajo që duket se është e njëjta ngjarje në Ungjij të ndryshëm në fakt
del se është ngjarje e ndryshme. Pastrimi i Tempullit në Gjonin 2:13-25 zë vend
në fillim të shërbimit publik të Krishtit, ndërsa pastrimi në Mateun 21:12-17, Marku
11:15-19 dhe Lluka 19:45, 46 zënë vend në fund të shërbimit të Tij.

Dëshmi të ndryshme të së njëjtës ngjarje nuk janë kurrë kontradiktuese.
Ndonjëherë ata janë shtesë. Secili nga Ungjijtë jep një dëshmi të ndryshme të
fjalëve në krye të Kryqit:

Mateu 27:37: "Ky është Jezusi Mbreti i hebrenjve".
Marku 15:26: "Mbreti i hebrenjve".
Lluka 23:38: "Ky është Mbreti i hebrenjve".
Gjoni 19:19: "Jezusi i Nazaretit, Mbreti i hebrenjve".

Po t'i bashkoni të gjitha këto së bashku do të gjeni këtë mbishkrim në Kryq: "Ky
është Jezusi i Nazaretit, Mbreti i hebrenjve". Por nëse ndryshimet janë ose jo
shtesë, ka gjithmonë një arsye për to dhe ajo arsye është që të nxjerrin ca të
vërteta frymërore, domethënëse dhe kuptimplotë.

Shërbimi publik i Krishtit mund të ndahet në tre faza:

Shërbimi Judeas--rreth një vit.
Gjoni 1:15 - 4:54.

Shërbimi në Galile--rreth një vit e nëntë muaj.
Mateu 4:12 - 18:3 5
Marku 1:14 - 9:50
Lluka 3:19 - 9:50
Gjoni 5:1 - 10:21.

Shërbimi në Perea--rreth katër ose pesë muaj.
Mateu 19:1 - 20:28
Marku 10:1 - 10:45
Lluka 9:51 - 18:34
Gjoni 10:22 - 11:57.

Tre Ungjijtë e parë quhen sinoptikë (Syn = me; optic = shoh), në kuptimin që, në
përgjithësi, ata mbulojnë të njëjtin terren ose kanë të njëjtën pamje të shërbimit të
Zotit tonë. Ungjilli i Gjonit quhet autoptik (aut = vetë; optic = shoh), sepse Gjoni e
sheh Zotin në një mënyrë që është e ndryshme nga të tjerët. Mbi 90 përqind e
materialit të mbuluar prej Gjonit është unik për këtë Ungjill.

Ungjijtë nuk janë së pari një prezantim i shpëtimit, megjithëse ai përfshihet. Për
më tepër ata janë një regjistrim historik i ngjarjeve, nëpërmjet të cilave shpëtimi
është bërë i mundur--vdekja, varrosja, ringjallja dhe përlëvdimi i Zotit Jezus Krisht.

MATEU. Ungjilli i Mateut flet për Mbretin--gjeneologjinë e Tij, lindjen dhe vitet e
vegjëlisë; përbërjen e mbretërisë së Tij (Predikimi në Mal); dhe kredencialet,
mohimin, opozitën e madhe, arrestimin, vdekjen, varrosjen dhe ringjalljen e Tij.
Predikimi profetik (Mateu 24 dhe 25) është një nga pjesët profetike të Shkrimit të
Shenjtë.

MARKU. Krishti si Shërbëtori i përsosur hyn direkt në shërbimin e Tij. Ju do të vini
re përdorimin shpesh të fjalës menjëherë. Ky libër është libër veprimi. Siç mund ta
prisnit, këtu theksohen më shumë veprat e Zotit sesa fjalët e Tij. Një varg çelës
është 10:45: "Sepse Biri i Njeriut nuk erdhi që t'i shërbejnë, por për të shërbyer
dhe për të dhënë jetën e Tij si çmim për shpengimin e shumë vetave".

LLUKA. Lluka e portretizon Krishtin si Biri i përsosur i Njeriut. Megjithatë, theksimi
që Lluka u jep lutjeve të Krishtit, nuk është çutitës. Keqardhja dhe falja nga Zoti
janë gjithashtu të forta nëpër gjithë Ungjillin. Lluka flet shumë për gratë dhe
fëmijët, për këngët dhe termat e dishepullizimit dhe për çështjet mjekësore.

GJONI. Qëllimi i këtij Ungjilli thuhet në 20:31: "... që ju të besoni se Jezusi është
Krishti, Biri i Perëndisë dhe që, duke besuar, ta keni jetën në emër të Tij". Ka
shtatë mrekulli ose shenja që mbështesin thënien e Jezusit për të qenurit i vetëm
i Perëndisë. Zoti Jezus i zbaton Vetes Emrin hyjnor UNË JAM shtatë herë. Gjoni ka
nëntë shërbesa të Zotit tonë që nuk gjenden tjetërkund. Ndoshta vargu më i njohur
në Bibël është Gjoni 3:16: "Sepse Perëndia aq e deshi botën, sa dha Birin e Tij të
vetëmlindurin, që, kushdo që beson në Të, të mos humbasë, por të ketë jetë të
përjetshme". Gjoni quhet "Ungjilli me dy fjalë", sepse tregon në mënyrë kaq të
saktë se ne shpëtohemi nëpërmjet besimit në Birin e Perëndisë, i cili vdiq si
Zëvendësues, duke paguar dënimin për mëkatet tona.

Lbri i Veprave të Apostujve

Lbri i Veprave të Apostujve

J. B. Filips e quajti parafrazimin e tij të Veprave "Kisha e
re në veprim". Është një titull shumë i përshtatshëm
sepse në këtë libër Lluka tregon lindjen dhe vitet e para
të shoqërisë së re të Perëndisë. Përshkrimi i Veprave
mbulon 34 vjetët nga ngjitja e Krishtit deri në burgosjen
e parë të Palit në Romë (60-63 e.s.).

Apostulli Pjetër zë rolin kyç në kapitujt 1-12. Pas kësaj,
Pali është apostulli më i njohur.

Teksti i Veprave nuk tenton të japë një histori të plotë të
kishës së hershme, por vetëm izoloi ngjarje të
zgjedhura nga Fryma e Shenjtë për të treguar zhvillimin
frymëror të kishës.
Veprat 1:8 formon një lloj përmbledhjeje të librit: "... ju do të
bëheni dëshmitarët e mi në Jerusalem dhe në gjithë Judenë, në Samari
dhe deri në skajin e dheut". Ne mund ta ndajmë atë në këtë mënyrë:

Jerusalem( 1:1 - 8:1a)
Jude (8:1b)
Samari (8:1b, 4-25)
Skajin e dheut (9:1 - 28:31)

Vepr at përshkruajnë një përmbushje historike të porosisë së Krishtit që ungjilli
duhet t'i predikohet hebrenjtë të parit, pastaj johebrenjve. Ndoshta një nga çelësat
më të rëndësishëm në të kuptuarit e librit të Veprave është të kuptojmë se ai është
tranzitor- domethënë, lidh periudhën nga fillimi i kishës (kur përbëhej pothuajse
krejtësisht nga hebrenj të konvertuar) deri në kohën kur i hoqi rrobat e varrit të
judaizmit dhe u shtri në një shoqëri të re të përbërë nga hebrenj dhe johebrenj, të
gjithë një në Krishtin Jezus. Në fillim të Veprave të krishterët takoheshin në
Tempull dhe Sinagogë, por ndërsa koha kalonte ata takoheshin kryesisht në
shtëpi.

Ja pikat kryesore të librit:


Ngjitja e Krishtit (kapitulli 1)
Datëlindja e kishës, kur Fryma e Shenjtë erdhi në ditën e Rrëshajëve
(kapitulli 2).
Shërbimi i Pjetrit dhe Gjonit, i shoqëruar nga një kundërshtim i madh
(kapitujt 3 - 5).
Shërbimi, arrestimi, mbrojtja dhe martirizimi i Stefanit (kapitujt 6, 7).
Filipi merr ungjillin për në Samari (kapitulli Cool.
Konvertimi i Saulit të Tarsit (kapitulli 9).
Pjetri merr ungjillin për tek Korneli, një johebre (kapitulli 10).
Ungjilli arrin Antiokun (kapitulli 11).
Martirizimi i Jakobit (kapitulli 12).
Udhëtimi i parë në mision i Palit (kapitujt 13, 14).
Kuvendi në Jerusalem (kapitulli 15).
Udhëtimi i dytë në mision i Palit (kapitujt 16 - 18).
Udhëtimi i tretë në mision i Palit (kapitujt 19 - 21).
Burgosja e Palit në Cezare (kapitujt 22 - 26).
Udhëtimi i Palit për në Romë dhe burgosja atje (kapitujt 27, 28).
 

besimtaret-ungjillor © 2008. Design By: SkinCorner