Friday, December 18, 2009

I PASHTRUAR NË ZEMËR APO I ZËNË ROB NGA ARMIKU?

Është një thënie e vjetër që është më mirë të ndalosh sa je në kohë. Në librin e tij, «I pashtruar në zemër» (Thomas Nelson, bot.), autori Xhon Elldrixhi (John Eldredge) do të kishte përfituar shumë nga kjo këshillë. Ai me shumë të drejtë tregon se burrat po pushojnë të jenë burra për shkak të ndikimit të shoqërisë, ndryshimit të zakoneve sociale dhe feminizmit. Sipas Eldrixhit, burrat duhet të jenë «burra».

Ai duhet të kishte ndaluar në këtë pikë. Në vend që t'i drejtohet Shkrimit, ai përdor prodhimet e Hollivudit, që me sa duket u flasin më shumë burrave të krishterë sesa studimet e Biblës: «Krahasoje përvojën tënde me shikimin e filmit të fundit plot me emocione të Xhejms Bondit ose Indiana Xhounsit me, le të themi, të shkosh në studimin e Biblës» (I pashtruar në zemër», fq. 13). Pavarësisht se sa mund të frymëzohet mishi ynë nga heronjtë e filmave, në Bibël kemi të dhënat historike të burrave (dhe grave) të vërtetë dhe e dimë se «të gjitha këto gjëra u ndodhën atyre si shembull, dhe janë shkruar për paralajmërimin tonë...» (1 Kor. 10:11). Si ka mundësi që jetesa e hapur imorale e Xhejms Bondit t'i inkurajojë dhe frymëzojë burrat që të jenë burra të vërtetë siç e përcakton Bibla? «Aktet heroike» të Bondit mund t'i ngjallin emocionet tona, por ai mbetet një figurë e trillimit moralisht me të meta.

«I pashtruar në zemër» ka dalë për ca kohë, por pyet pothuaj çdo djalosh të krishterë dhe ka shumë mundësi që ky libër t'i jetë ofruar në ndonjë studim të Biblës për burrat, në ndonjë kamp etj., si një ndihmë për «të rigjetur zemrën [e tij] mashkullore». Eldrixhi i fton edhe gratë të «zbulojnë sekretin e shpirtit të një mashkulli dhe të gëzohen në forcën dhe egërsinë të cilën burrat u krijuan të japin». Por çfarë do të thotë kjo? Shumë burrave u pëlqen gjuetia, peshkimi dhe jeta në ambient të hapur, por jo të gjithëve. Kjo nuk i bën ata më pak burra. Kuraja dhe aventura nuk kufizohen me sfidën e shkretëtirës apo me ngjitjen e mureve të kështjellës. Le të flasim për kurajën që duhet për t'i folur komshiut, familjes apo të huajit për ungjillin!

Eldrixhi i merr si të mirëqena tri parime të supozuara në lidhje me burrat: «një betejë për të luftuar, një aventurë për të jetuar dhe një bukuri për të çliruar» (fq. 9). Askush nuk mund t'i gjejë këto «parime» në Shkrimin e Shenjtë, kështu Eldrixhi duhet të improvizojë, duke e bërë Shkrimin që të mbështetë një kusht jobiblik.

Ai nënkupton se vetëm në «vende të egra» e takojnë burrat e vërtetë Perëndinë. Ai flet për Jakobin, Moisiun dhe Elian. «Moisiu nuk e takon Perëndinë e gjallë në qendrën tregtare. Ai e gjen atë (ose gjendet prej tij) [...] larg në vendet e shkreta të Sinait, një rrugë shumë larg rehatisë së Egjiptit» (fq. 5). Eldrixhi pyet: «Ku shkoi Elia për të rigjetur forcën e tij? Në shkretëtirë» (fq. 5). Në të tre këto raste, këta burra u gjetën (ose e gjetën) Perëndinë pasi u përballën me sfida prej të cilave ia mbathën! Moisiu nuk u largua nga rehatia e Egjiptit, pasi parapëlqente shkretëtirën. Ai ia mbathi në Madian pasi dështoi plani i shpikur prej tij për të çliruar Izraelin dhe faraoni u përpoq ta ekzekutonte (Eks. 2:11-15)! Jakobi ishte i vetëm në shkretëtirë pasi i druhej hakmarrjes së vëllait të tij Esau (Zan. 32:6-25). Elia nuk «shkoi të rigjente forcën e tij» në shkretëtirë. Ai rendi atje për jetën e vet për ta ruajtur veten nga Jezebeli (1 Mbr. 19:3). Perëndia e takoi Elian në shkretëtirë, i shërbeu atij dhe i caktoi detyra që e çuan atë larg shkretëtirës (1 Mbr. 19:15-19).

Edhe pse e mohon «deizmin e hapur», Eldrixhi e portretizon Perëndinë si «një person që ndërmerr rreziqe të pafund» (fq. 30), pasi «nuk është në natyrën e Perëndisë që t'i kufizojë rreziqet dhe të mbulojë bazat e tij» (fq. 31). Ai shkruan gjithashtu: «Si me çdo marrëdhënie, ka njëfarë sasie paparashikueshmërie.... Gatishmëria e Perëndisë për të rrezikuar është thjesht befasuese...» (fq. 32). Kjo, sigurisht, nuk është biblike. Po, Zoti u dha njerëzve aftësinë të zgjedhin, por plani i Tij për shpengimin e tyre ishte në vend përpara krijimit. Zoti Jezus është «Qengji, që ishte vrarë që nga krijimi i botës» (Zbu. 13:8). Psalmi 90:2 na thotë: «Madje nga mot dhe përjetë ti je Perëndia».

Në mënyrë të përsëritur, Eldrixhi i drejtohet një shembulli jobiblik që duket se nuk i ka menduar mirë shënimet e tij. Ai tregon se si «pasi pashë Gladiatorin, doja kaq shumë të bëhesha si Maksimusi» (fq. 134). Vërtet? Po çfarë dimë për Maksimusin? Ai ishte një politeist që kërkoi hakmarrje të përgjakshme përmes dhunës dhe këtë e fitoi në çastet e vdekjes. A është ky shembulli që ka lënë Krishti për t'u ndjekur nga burrat e Perëndisë? «Sepse për këtë ju u thirrët, sepse edhe Krishti vuajti për ne, duke ju lënë një shembull, që të ecni pas gjurmës së tij. “Ai nuk bëri asnjë mëkat dhe nuk u gjet asnjë mashtrim në gojë të tij”. Kur e fyenin, nuk e kthente fyerjen, kur vuante, nuk kërcënonte, po dorëzohej tek ai që gjykon drejtësisht» (1 Pje. 2:21-23). Por Eldrixhi shkon aq larg, sa të shpall se Perëndia i ka thënë atij: «Ti je Henri V mbas Aginkourtit [...] burri në arenë, fytyra e të cilit është e mbuluar me gjak dhe djersë dhe pluhur, i cili luftoi trimërisht [...] një luftëtar i madh [...] po, madje Maksimusi» [shumëpikëshet nga autori].

Gjithashtu ne besojmë se «përdorimi» që ai i bën Adamit dhe Evës është jobiblik (pra, që Adami ishte me Evën gjatë tundimit). Të dhënat e Shkrimit (Zan. 3:1) fillojnë me gjarprin duke i folur Evës. Vargu që citohet (Zan. 3:6) nuk thotë që Adami ishte me Evën dhe të përfundosh ndryshe duket se kërkon të lexosh diçka tjetër në këtë radhitje të ngjarjeve. Eva «mori nga fruti», që, sipas përkthimit të fjalëpërfjalshëm të hebraishtes do të thotë «e mori me vete, e mbarti me vete ose e largoi». Nënkuptimi i fortë është se ajo ia çoi frutën Adamit para se t'ia jepte atij. Kjo nuk i jep asnjë justifikim sjelljes së Adamit. Eva u mashtrua dhe mëkatoi, por Adami nuk u mashtrua, na thotë Pali (1 Tim. 2:14). Në fakt, Adami mëkatoi me sy të hapur.

Gjithashtu Eldrixhi ka bashkëpunuar me gruan e tij, Stasi, mbi një libër për gratë. Dikur në të kaluarën është vlerësuar numri 14 i librave më të shitur në NYT në kategorinë e «këshillës» (dhe vazhdon të jetë në listën e librave më të shitur për 2009), është libri «Magjepsëse: Zbulimi i misterit të shpirtit të gruas» nga Xhon dhe Stasi Eldrixh. Duket se Xhoni ia tejkalon shumë Stasit në shkrimin e këtij libri, duke cituar shpesh pjesë të tëra nga «I pashtruar në zemër» (prit një minutë – a nuk u drejtohet grave libri «Magjepsëse»?). Në përgjithësi, koncepti i plotë mbrapa librit është disi frikësues, nga një perspektivë biblike. Si në «I pashtruar në zemër», lexuesi kujtohet vazhdimisht për «fëmijën përbrenda», me ëndrrat dhe shpresat e fëmijërisë. Përsëri ofrohen filmat në përzierje si një mënyrë për të përcaktuar atë që gratë (dhe burrat) dëshirojnë vërtet në jetën e tyre dhe kjo krahasohet me atë se si Jezusi përdori «tregime» për t'i arritur zemrat e njerëzve.

Libri «Magjepsëse» i është kushtuar ndihmës së grave për të zbuluar rolin e tyre në lidhje me burrin në jetën e tyre dhe që t'i shohin gjërat përmes syve të tij. Një pjesë përshkruan se si një burrë mund të jetë i dhënë pas pornografisë ose tradhtisë bashkëshortore. Jo, nuk është mëkat në jetën e tij, lakmi në zemrën e tij apo ndonjë nga gjërat për të cilat Bibla na paralajmëron. Ajo që ai është duke kërkuar, sipas Eldrixhit, është në të vërtetë miratim (ang. validation), zonja, dhe nëse burri juaj nuk ndihet i miratuar nga ju (dhe, si shënim anësor ata shtojnë: «dhe nëse marrëdhënia e tij me Zotin nuk ia jep atij këtë miratim»), atëherë fytyra e parë bukuroshe që i del përpara dhe i ofron diçka më të mirë, ky djalë është histori. Çfarë u mëson kjo grave? A është madje e vërtetë? Bibla na thotë: «Burra, t'i doni gratë tuaja.... Gra, respektoni burrat tuaja». Ajo thotë edhe që kur e sheh një grua për ta dëshiruar, do të thotë të kryesh kurorëshkelje me të. Por këtu barra bie mbi gruan që të përpiqet vazhdimisht të jetojë sipas pritjeve (tepër jorealiste) të burrit të saj (ndoshta plot me mëkate), ndryshe të jetë gati ta shohë atë duke dalë nga dera dhe t'i qepet minifundit të shkurtër të radhës. A është kështu se si një burrë e do gruan e tij, sikurse Krishti e deshi kishën?

Një pjesë tjetër merret me librin e Ruthit në Bibël dhe se si ajo «e magjepsi»një burrë. Këtu kemi tregimin e bukur të dashurisë së përulur të një gruaje për Naomin, një vjehërr që nuk kishte asgjë për t'i ofruar. Shohim bindjen e Ruthit ndaj Naomit dhe bekimin pasues të Perëndisë në jetën e saj, duke çuar në lindjen e ardhshme të Jezusit, Mesias. Eldrixhët e paraqesin këtë si një shembull se si «të kapësh një burrë». Ky tregim ngjason shumë pak me Shkrimin. Sipas Eldrixhit, «Boazi është një njeri i mirë.... Por Boazi nuk po i jep Ruthit atë që ajo ka vërtet nevojë – një unazë. Kështu [...] Ruthi [...] e josh atë.... Burrat kishin punuar deri në muzg [...] ata sapo kanë mbaruar dhe tani është koha e festës.... Ruthi bën një banjë të mirë dhe vesh një fustan dërrmues; pastaj ajo pret çastin e duhur [...] vonë atë mbrëmje pasi Boazi kishte pirë ca si shumë: “Pasi Boazi hëngri e piu dhe [ishte] me zemër të gëzuar...” (Ruth. 3:7)». Eldrixhi komenton: «“Me zemër të gëzuar” [ang. “good spirits”] është aty për lexuesit konservatorë. Ai ishte i pirë, që është e dukshme nga ajo që ai bën më pas: i rraskapitur: “shkoi të shtrihet në pjesën fundore të grumbullit të grurit” (Ruth. 3:7).... Ruthi “iu afrua pa zhurmë, i zbuloi këmbët dhe u shtri”». Ai vazhdon: «Nuk ka asnjë lexim të mundshëm të kësaj pjese që të jetë “i sigurt” ose “i këndshëm”. Kjo është joshje, e pastër dhe e thjeshtë – dhe Perëndia e nxjerr si shembull për të gjitha gratë që ta ndjekin kur Ai [...] i jep Ruthit librin e saj në Bibël [dhe] e rendit atë në gjenealogjinë. Po, ka njerëz që do të përpiqen t'ju thonë se është krejtësisht e zakonshme që një grua e bukur beqare “në atë kulturë” t'i afrohet një burri beqar (që ka pirë tepër) në mes të natës pa patur askënd tjetër pranë (në pjesën fundore të grumbullit të grurit) dhe që e fut veten nën mbulesa. Ata janë të njëjtët njerëz që do t'ju thonë se Kënga e Këngëve nuk është asgjë më tepër se një metaforë teologjike që i referohet Krishtit dhe nuses së tij (KeK. 7:7-8).... Unë po ju them se mendoj që kisha ia ka paralizuar me të vërtetë gratë kur u thotë atyre se bukuria e tyre është e kotë dhe që janë në anën femërore më të mirë të tyren kur u shërbejnë të tjerëve (fq. 156-57) [theksimi i shtuar].

Është e trishtueshme që ky çift ka arritur të marrë tekste nga Bibla dhe t'ia prishin dhe shtrembërojnë kuptimin për t'iu përshtatur idesë së vetë atyre për dashurinë, martesën dhe paraqitjen e vetes si një sakrificë e gjallë para Perëndisë. Këto libra vazhdojnë t'u ofrohen burrave të rinj dhe grave të reja (dhe atyre jo aq shumë të rinj) në kisha, studime të Biblës dhe rekomandohen në lista leximesh të krishtera. E futim veten në telashe serioze kur Fjala e Perëndisë kthehet në një karikaturë dhe burrat e gratë e Perëndisë vendosen në një dritë të dobët dhe më pak se të ndershme. Le të jemi të shpejtë të dallojmë kur autorë «të krishterë» përpiqen ta përshkruajnë jetën e krishterë në një mënyrë të kundërt me të vërtetën e Shkrimit.

Tuesday, July 14, 2009

KRAHASIMI LOGJIKBibla dhe Kurani janë padyshim dy libra komplet të ndryshëm. Mesazhi qëndror i Biblës përsa i përket marrëdhënies së Perëndisë me krijesën e tij më të lartë, njeriun, është fakti që njeriu për shkak të mëkatit nuk mundet të ketë bashkësi me Perëndinë pa u falur nga mëkatet e tij. Për shkak se standarti që Perëndia kërkon që dikush të shkojë në parajsë është 100% shenjtëri, ashtu siç është vetë Ai, dhe meqë askush nuk e arrin dot atë standart sado i mirë që të jetë, Perëndia sipas Biblës, dërgoi Jezusin për të vdekur në kryq për mëkatet e njerëzimit. Jezusi jetoi një jetë pa mëkat, dhe ofroi veten si një flijim përpara Perëndisë për mëkatet e botës në vendin tonë dhe mori dënimin që ne meritonim për shkak të mëkateve tona. Në këtë është shfaqur dashuria e Perëndisë. Nga ana tjetër Kurani thotë qartë se Jezusi nuk u kryqëzua dhe nuk vdiq për mëkatet e asnjë njeriu. Muslimanët nuk pranojnë që dikush mund të vdesë në vend të dikujt tjetër për mëkatet e tyre. Sipas Biblës, askush prej nesh nuk mund të vdesë për mëkatet e një njeriu tjetër, sepse ne jemi mëkatarë për vete, prandaj nuk mundet të paguajmë për mëkatet e të tjerëve, por Jezusi ishte i vetmi që jetoi pa mëkat dhe si i tillë, ai mundej ta bënte këtë gjë. Por Kurani thotë që nuk është e drejtë që një njeri të vdesë në vendin e dikujt tjetër. Tek Sura 4:157 thuhet:Madje për shkak të thënies së tyre: "Ne e kemi mbytur mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut". Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që iluzojnë. E ata me siguri nuk e mbytën atë.Pra sipas këtij vargu (ajete), Jezusi nuk u kryqëzua në të vërtetë, por njerëzve iu duk sikur ishte ai, dhe Allahu bëri një mrekulli dhe e shpëtoi Jezusin nga kryqëzimi dhe në vend të tij u kryqëzua dikush tjetër. Kjo duhet të ketë qënë një mrekulli e madhe e Allahut, duhet të theksojmë, që edhe vetë nëna e tij Maria të mos e njihte, apo dishepujt që kaluan 3 vjet e gjysëm me të çdo ditë. Pra Allahu i mashtroi njerëzit që t’u dukej sikur ishte Jezusi por në të vërtetë nuk ishte ai. Ka disa probleme me këtë teori ose doktrinë të Islamit. Së pari, sipas muslimanëve vetë, nuk është e drejtë që dikush të vdesë në vend të dikujt tjetër (prandaj ata s’pranojnë që Jezusi mund të vdiste pë mëkatet e njerëzimit), si mundet atëherë që Allahu, mëshiruesi, mëshirëbërësi, etj, etj (Sura 1) të dënojë dikë pa patur bërë asnjë të keqe, thjesht sepse ai donte të mashtronte njerëzit që t’u dukej sikur ishte Jezusi, por në të vërtetë s’ishte ai?!!!Së dyti, kjo “mrekulli” e Allahut, solli lindjen e fesë më të madhe në botë, Krishtërimit, baza kryesore e së cilës është pikërisht kryqëzimi dhe ringjallja e Krishtit. Ky mashtrim i Allahut solli lindjen e një feje jo vetëm më të përparuar dhe më të përhapur se Islamizmi, por që predikon morale shumë më të larta sesa Kurani vetë!!! Nuk duhet të kesh një doktoratë që të kuptosh që kjo jo vetëm që s’ka kuptim, por në thelb është vërtet budallallëk.E tërë doktrina e Islamizmit nuk ka fare kuptim. Bibla është një libër i plotë, nuk ka nevojë për asnjë shtesë. Bibla fillon me historinë e krijimit, vazhdon me historinë e njerëzimit, dhënien e ligjit nga Perëndia çifutëve, në mënyrë që njerëzit të njihnin shenjtërinë e krijuesit, vazhdon me profetët dhe profecitë për ardhjen e Krishtit dhe vuajtjet e tij në kryq; Dhjata e Re (ose besëlidhja e re) tregon për jetën, kryqëzimin dhe ringjalljen e Krishtit, pastaj vazhdon me formimin e kishave të para, dhe mbaron me profecitë (Zbulesa) e fundit të Botës, gjykimit dhe parajsës. Në fund të Biblës, në librin e fundit, në kapitullin e fundit thuhet:Zbulesa 22:18,19Unë i deklaroj kujtdo që dëgjon fjalët e profecisë së këtij libri, se nëse ndokush do t`i shtojë këtyre gjërave, Perëndia do të dërgojë mbi të plagët e përshkruara në këtë libër.Dhe nëse dikush heq nga fjalët e librit të kësaj profecie, Perëndia do t`i heqë pjesën e tij nga libri i jetës nga qyteti i shenjtë, dhe nga gjërat që janë përshkruar në këtë libër.Pra, Bibla është e plotë. Na thoni për çfarë ka nevojë tjetër?!Kurani nga ana tjetër është një libër çorap. Kapitujt (Suret) janë renditur sipas numrit të vargjeve (ajeteve), me përjashtim të Sures 1 që është hyrja. Asnjë gjë nuk është renditur historikisht, nuk e merr vesh i pari të dytin përsa i përket kronologjisë, dhe jo vetëm që nuk ka ndonjë zbulesë më të mirë se Bibla, por përveç gjërave të njohura në Arabinë e shekullit të shtatë, nuk ofron asgjë më tepër.Për më tepër, Kurani nuk ka një plan shpëtimi. Askush nuk e di tamam se ç’duhet të bëjë për të shkuar në parajsë, dhe asnjë musliman nuk ka 100% siguri se ku do ta kalojë përjetësinë.Disa Sura thonë se një njeri shkon në ferr po bëri këto gjëra (Sura 14:16, 13:18, 13:5, 11:106, 11:17, 10:27, 10:8, 9:109, 9:95), por prapë do të shkosh në ferr po nuk bëre disa vepra të mira (Sura 2:21,23, 25, 28, 32, 37; Sura 4:1,2,3). Hajde merre vesh ti tamam se si mund të shkosh në parajsë!Aq më keq akoma, as Muhamedi vetë nuk e dinte se ku do të kalonte përjetësinë.Në Hadith (fjalët dhe veprat e Muhamedit) në Volumin 5, Libri 58, Numër 266 thuhet: …Për Allah-un, megjithëse jam Apostulli i Allah-ut, unë nuk e di se çfarë do të bëjë Allah-u me mua…Po si shpjegohet që profeti më i madh i Allahut të mos e dijë se çfarë do bëjë Allahu me të? Të gjithë apostujt e Jezusit e dinin ku do të shkonin, as që kishin dyshim për këtë. Jo vetëm ata, por çdo njeri, sipas Biblës, mund ta dijë me 100% siguri se ku do të kalojë përjetësinë.1Gjonit 5:11-13Dhe dëshmia është kjo: Perëndia na dha jetën e përjetshme dhe kjo jetë është në Birin e tij.Ai që ka Birin, ka jetën; ai që nuk ka Birin e Perëndisë, nuk ka jetën.Jua shkrova këto gjëra juve që besoni në emrin e Birit të Perëndisë, që të dini se keni jetën e përjetshme dhe që të besoni në emrin e Birit të Perëndisë.Po si vallë mund ta dinte Muhamedi se ku do të shkonte? Shikoni çfarë thotë Kurani për shpëtimin.1. Çdo njeriu i është caktuar një fat që askush se di.Sura 17:13Secili njeri ia kemi ngjeshur në qafë fluturakën (shënimin - për veprimin) e tij, në ditën e gjykimit, Ne do t'ia prezentojmë atij libër të hapur.2. Allahu drejton kë do dhe gënjen kë do pa asnjë kriter. Sura 14:4E All-llahu e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon në rrugë të drejtë atë që do.Sura 6:125Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngusht sikur të ngjitej në qiell. Kështu All-llahu lëshon dënimin mbi ata që nuk besojnë.Sura 32:13Sikur të kishim dëshiruar Ne, secilit do t'i jepnim udhëzimin, por fjala (vendimi) Ime ka marrë fund (definitiv) se do ta mbushë Xhehennemin së bashku me exhinë e njerëz.Sura 2:284…Ai ia fal atij që do dhe dënon atë që do. All-llahu ka mundësi për çdo send.3. E vetmja garanci për parajsën është nëse dikush vdes në xhihad.Sura 3:157E sikur të ishit mbytur në rrugën e All-llahut, ose t'u kishte zënë vdekja, do të gëzonit falje e mëshirë prej All-llahut që është shumë më e dobishme se ajo çka ata grumbullojnë.Jo më kot shumë muslimanë bëhen terroristë dhe kërkojnë të vrasin “kafir-ët”, sepse sipas Kuranit kjo është e vetmja rrugë e sigurt për në parajsë. Vargjet më lart thonë qartë, që Allah-u është kapriçioz, dhe gënjen kë të dojë, ia hap apo mbyll zemrën kujt të dojë, dhe dënon apo shpëton kë do ai.Si mund ta dijë një njeri atëherë se ku do ta kalojnë përjetësinë?Nga ana tjetër, Bibla përmban lajmin e mirë, i cili dëshmon se Perëndia është dashuri dhe për shkak të kësaj dashurie siguroi vetë një rrugë për shpëtimin e njerëzimit, dhe kjo rrugë është në birin e tij Jezus Krishtin. Ky shpëtim i ofrohet të gjithëve, pasi Perëndia i do të gjithë pa asnjë dallim, dhe Jezusi vdiq në kryq për të gjithë njerëzit.Gjoni 3:16Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.Ky është një premtim dhe siguri.Romakëve 10:9Sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh.Vargjet nuk thonë që po të besosh edhe mund të shpëtohesh, apo egziston mundësia që edhe shpëtohesh, por thonë me 100% siguri premtimin e Perëndisë se të gjithë ata që vendosin besimin e tyre tek Jezusi dhe vepra që Ai bëri në kryq për ne, do të shpëtohen.
__________________
KRAHASIMI SHOQERORLe të themi se deri tani nuk kemi parë asnjë vend islamik që të zbatojë 100% ligjet e Kuranit. Shembulli më i freskët i kësaj tentative u bë nga Talibani në Afganistan deri në 2001. Ky ishte një nga regjimet më të urryer në të gjithë botën për shkak të trajtimit ç’njerëzor të qytetarëve, trajtimit barbar dhe kriminal ndaj grave, mohimi i të drejtave themelore të jetës, etj, etj. Sipas Talibanit, ata po përpiqeshin që të imitonin 100% shembullin ideal të Kuranit dhe profetit Muhamed dhe shoqërise islame. Vende të tjera, nuk e kanë zbatuar tamam ligjet e Kuranit në shoqëritë e tyre, por nëse do ta bënin, atëherë vendi i tyre do të shkonte drejt asaj që u pa në Afganistan, një shoqëri e ngjashme me atë të shekullit të shtatë në Arabi. Në fakt sa më larg Kuranit të jetë një vend islamik, dhe sa më teper laik të jetë, aq më të mëdha janë mundësitë për trajtim më njerëzor të njerëzve, të drejtave të njeriut, trajtimit të grave, etj. Kjo shihet qartë në shembullin e Turqisë në krahasim me vendet e tjera islamike.Problemi qëndron në faktin se sipas Kuranit (Sura 4:105, 5:48, 42:10) nuk duhet të ketë ndarje të fesë nga shteti dhe sipas tyre drejtuesit e shtetit duhet të jenë besimtarë të Allahut dhe drejtues shpirtëror të vendit. Për shkak të kësaj ligji, vendi diktohet nga ligjet e islamit, prandaj vendet islamike nuk mund të kenë asnjeherë demokraci apo trajtim njerëzor të qytetarëve përsa kohë që ndjekin kuranin. Sa më larg tij të qëndrojnë aq më tepër i afrohen civilizimit. Këto nuk janë hamendje. Shikoni vendet islamike në shekullin 21. Asnjë prej atyre vendeve nuk ka demokraci. Cila prej tyre ka një shoqëri të hapur? Në shumë prej tyre, të krishterët që predikojnë ungjillin dënohen me vdekje apo me ndëshkime të tjera. Media drejtohet 100% prej pushtetit. Mendimi i lirë është i ndaluar dhe padyshim nuk lejohet pluralizmi. Po nga se kanë frikë vallë, nga një përrallë, siç ata e quajnë Krishtërimin? Në qoftë se është një përrallë, pse i druhen asaj dhe jo përrallave të tjera? Pse nuk ndalojnë edhe “Liza në botën e çudirave” në qoftë se Krishtërimi është një përrallë e çifutëve dhe të krishterëve? Pse nuk i lejojnë njerëzit të mendojnë dhe besojnë çfarë të duan? Shembulli i profetit të tyre i mëson të asgjesojnë çdo lloj kundërshtimi intelektual, politik, dhe fetar.Ndjekja e Kuranit dhe mësimeve të Muhamedit të çon në varferi dhe mjerim, përveç diktaturës, dhunës, dhe efekteve të tjera. A duhet të harrojmë vallë ç’ndodhi me Shqipërinë nën pushtimin Osman? Mjaft muslimanë shqiptarë kanë guximin të na thonë se turqit nuk i detyruan me forcë shqiptarët të ndryshojnë fenë e tyre, por ata e bënë këtë vullnetarisht. Kjo është jo vetëm një gënjeshtër e hapur , por edhe fyerje e inteligjencës sonë. Si shpjegohet emigrimi në masë i arbëreshëve të Italisë atëherë? Çfarë ishin ata, refugjatë ekonomikë? Perandoria osmane po zbatonte pikërisht ato që Kurani mëson. Sura 9:29Luftoni ata që nuk besojnë All-llahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi All-llahu dhe i dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u është dhënë libri, derisa ta japin xhizjen në dorë e duke qenë të mposhtur.Të krishterët u detyruan të paguajnë taksa të rënda (siç thuhet më lart, xhizjen ose haraçin), gjë që e cila detyroi shumicën e popullsisë në pamundësi për t’i paguar ato, të kthehen në muslimanë. Ata lanë vendin tonë 500 vjet prapa, në çdo fushë të jetës, atë ekonomike, shoqërore, intelektuale dhe politike. Çdo vend që vihet nën pushtetin musliman shkon prapa. Kjo shikohet qartë në çdo shoqëri që ka zbatuar ato parime. Raporti ekonomik i OKB-së për vitin 2000 tregon se të ardhurat neto të 22 vendeve islamike së bashku janë sa gjysma e të ardhurave neto të Spanjës, dhe po të mos ishte për Arabinë Saudite nga nafta dhe Egjiptin nga turizmi, rrezik as sa të ardhurat e Shqipërisë nuk do të kishin. Muslimanët arabë, që urrejnë perëndimin dhe vlerat e krishtere në ato vende, janë dyndur me miliona në vit drejt atyre vendeve, megjithë ligjet e forta të emigracionit. Po pse shkojnë në ato vende, dhe nuk rrinë atje ku shoqëria është e përsosur sipas ligjeve të Kuranit dhe Muhamedit? Bota islame nuk ka kontribuar asgjë në fushën e shkencës, arteve, muzikës, apo teknologjisë. Dhe po të mos ishte për teknologjinë e perëndimit për naftën, arabët me lopata do i hapnin puset e naftës edhe sot. Pasojat në shoqëri të ndjekjes së Kuranit dhe Muhamedit janë të qarta. Mund të vendosim shenjën e barazimit midis zbatimit të ligjeve të Kuranit në një shtet dhe varfërinë, mohimin e të drejtave të njeriut, abuzim me femrat, diktaturë, prapambetje shkencore, etj.Nga ana tjetër, Bibla është mjaft e qartë që shteti duhet të jetë i ndarë nga feja. Jezusi tha: “Jepini Çezarit atë që i takon Çezarit, dhe Perëndisë atë që i takon Perëndisë” (Mateu 22:21). Jezusi nuk u mësoi dishepujve të tij që të merrnin drejtimin e shtetit, por në të kundërt që të luteshin për drejtuesit e vendit dhe për paqe në vend. Bibla lejon lirinë e besimit dhe nuk detyron njeri që ta besojë atë. Nëse një njeri nuk do ta besojë atë, nuk duhet të ketë frikë nga persekutimi. Padyshim ka bekime dhe pasoja në bazë mënyrës se si ne i përgjigjemi fjalës së Zotit, por këto vijnë nga Zoti vetë, asnjë i krishterë nuk ka të drejtë të persekutojë në asnjë farë mënyre ata që nuk besojnë. Kjo çështje është midis tyre dhe Perëndisë. Sipas Biblës besimtarët duhet t’i duan të gjithë njerëzit pa dallim, t’i dëshmojnë atyre për dashurinë e Perëndisë dhe faktin që Jezusi vdiq në kryq për ta dhe i dhuron atyre falas jetën e përjetshme, dhe duhet të luten për të gjithë njerëzit. Kjo liri që vjen nga mësimet e Biblës dhe Jezusit, është baza e ndërtimit të çdo demokracie, dhe çon në një shoqëri të hapur, dhe sjell pluralizmin, lirinë e medias dhe mendimit, zhvillimin ekonomik dhe shkencor, etj. Në krahasimin shoqëror të Biblës dhe Kuranit konkludojmë që zbatimet e parimeve të Biblës sjellin si rezultat shoqëri shumë më të zhvilluara dhe të lira sesa shoqëritë që zbatojnë parimet e Kuranit dhe Muhamedit. Kjo është aq evidente saqë dyndja e qytetarëve të shoqërive islamike në vendet e perëndimit që shumë prej tyre i urrejnë, është një provë e superioritetit.
__________________
KRAHASIMI MORALMerrni me mend në qoftë se djalli do të kishte shpikur një fe që mësonte se Zoti thotë që duhet të gënjejmë, vjedhim, vrasim, mashtrojmë, rrebelojmë për çdo gjë dhe kundër çdo autoriteti, kryejmë çdo lloj imoraliteti, etj, etj (si këto), sa njerëz mendoni ju se do besonin tek kjo fe si e vërtetë prej Zotit? Po pse a nuk ka njerëz që bëjnë gjëra të tilla? Padyshim që ka, por asnjeri prej tyre nuk beson se ato janë gjërat më të mira që një njeri mund të bëjë, apo më tepër që këto gjëra të jenë urdhërime nga Zoti.Padyshim që Kurani përmban parime të mira, që në fund të fundit ndërgjegja që Zoti i ka dhënë çdo njeriu na thotë që disa gjëra janë të mira dhe disa të këqija. Por kjo nuk do të thotë se Kurani erdhi nga Zoti apo se Allahu është Zoti i vërtetë. Muhamedi padyshim që ishte një njeri i zgjuar, por ai ishte i kufizuar nga njohuria dhe mentaliteti i arabisë së shekullit të shtatë. Muhamedi përdorte rrethanat për të arritur qëllimet e tij, dhe kjo vihet re në ndryshimin e sjelljes apo qëndrimit të tij në bazë të rrethanave. P.sh, në moshën 25 vjeçare ai u martua me një 40 vjeçare, sepse ajo ishte e pasur dhe kjo i jepte atij mundësi të pozicionohej në shoqëri. Në fillimet e tij, kur ai ishte ende i dobët dhe kërkonte miratimin dhe mbeshtetjen e grupeve të ndryshme, si arabëve, të krishterëve, çifuteve, Mumahedi predikoi parime të pranueshme morale nga të gjitha grupet. P.sh. ai u tha arabëve që mund të adhuronin “bijat e Allahut”, për të fituar miratimin e tyre, dhe të krishterëve u tha se edhe ai besonte në të njëjtin Zot si dhe të Krishterët apo çifutët, por në fakt ai asnjëherë nuk mori miratimin e tyre. Pas forcimit ekonomik dhe ushtarak të Muhamedit dhe ndjekësve të tij, kur ai u kthye në Mekë dhe pushtoi Mekën, ne shohim një njeri komplet tjetër. Në atë kohë Muhamedi praktikoi dhe predikoi dhunën, nënshtrimin, fuqizimin me çdo mjet, ndërkohë që ai merrte “zbulesa nga Allahu” që i përshtateshin dhe vinin në ndihmë situatave të tij. Padyshim që është e qartë që një profet që shkel vetë ato parime që ai thotë se janë nga Zoti, ka shume pak fuqi të bindë njerëzit e arsyeshëm. Ne nuk jemi të sigurt se sa gra kishte Muhamedi, por nga të dhëna te ndryshme ai kishte nga 9-22 gra, ndërkohë që Kurani lejon meshkujt të marrin deri në 4 gra. Të përballur me një fakt të tillë, muslimanët hidhen shpejt në mbrojtje duke thënë se ai e bëri këtë gjë sepse i vinte keq për gratë për shkak të statusit ekonomik apo sepse nuk kishin ku të shkonin, që tingëllon mirë në pamje të parë, por që përmban shumë probleme.Së pari, edhe Jezusi u kujdes për ata që s’kishin, por nuk u martua me ndonjë prej tyre, prandaj të kujdesesh për dikë nuk do të thotë që të biesh në shtrat me to. Së dyti, ai theu ligjin e Allahut për të përmbushur një ligj tjetër të tij. Kjo nuk është drejtim sipas shembullit personal. Kësaj i thonë “bëni si them unë por mos bëni si bëj unë”.Së treti, shikoni pak se çfarë thonin ata që ishin pranë tij në lidhje me këtë:Anas bin Malik tha: “Profeti vizitonte të gjitha gratë e tij me rradhë, gjatë ditës dhe natës, gjithsej njëmbëdhjetë.”. E pyeta Anas, “A ka profeti fuqi për këtë?” Anas u përgjigj, “Ne thoshim se profetit i ishte dhënë fuqia e tridhjetë (burrave). (Sahih Bukhari 1.268, Sahih Bukhari 1.282) Në këtë pikë e dimë që shumë muslimanë nxehen me ato që janë shkruajtur, por le t’ju kujtojmë që këto janë shkrimet për profetin tuaj nga njerëzit besnik të tij, këto nuk janë shkruar nga të krishterët por vetë njerëzit që ndoqën Muhamedin dhe mësimet e tij, prandaj barra për të shpjeguar këto bie mbi muslimanët jo mbi të krishterët.Që Muhamedi kishte një problem të madh me epshet seksuale kjo është mjaft e qartë. Vini re pikat e mëposhtme:1. Ai martohet me një vajzë 6 vjeçare kur vetë ishte 52 vjec.2. Ai lakmon gruan e birit të tij të adoptuar, i cili e divorcon gruan që Muhamedi të martohet me të.3. Ai kapet në flagrancë në akt, nga gruaja e tij Hafsa me shërbëtoren e saj Marija.4. Ai ëndërron se parajsa do të jetë e mbushur me virgjëresha që mbeten gjithmonë të virgjëra dhe nuk plaken kurrë, që do të plotësojnë epshet seksuale të muslimanëve.Edhe një herë le t’ju kujtojmë se këto janë fakte, në bazë të literaturës islamike. Atëherë ju lutem mos keqkuptoni apo akuzoni të krishterët për këto fakte. Shumë muslimanë nxehen kur lexojnë gjëra të tilla sepse së pari ose nuk i kanë lexuar këto fakte më parë, ose kanë vendosur të besojnë, në kundërshtim me faktet, se Muhamedi ishte njeri i shenjtë.Fakti që Muhamedi bëri gjëra të mira, nuk do të thotë që ai nuk bëri plot të këqija, midis të cilave përmendim asgjesimin e të gjithë atyre që mendonin ndryshe nga ai apo talleshin me gjërat që ai thoshte, plaçkitjen e tregëtarëve dhe mallrave të tyre, vrasjen masive të fiseve të ndryshme sidomos atyre çifute, etj, etj. Edhe kriminelët janë të mirë me shoqërinë e tyre, janë besnikë ndaj njeri-tjetrit, ndajnë bashkë gjërat e vjedhura, e duan njeri-tjetrin, por kjo nuk do të thotë që ata janë njerëz të mirë apo që ne duhet të ndjekim shembullin e tyre, thjesht sepse paskan disa cilësi pozitive. Megjithëse dikush mund të gjejë gjëra pozitive që Muhamedi bëri, askush nuk mund të mohojë dhunën, shthurjen seksuale, vrasjet, plaçkitjet, urrejtjen ndaj çifutëve dhe të krishterëve që Muhamedi praktikoi dhe predikoi. Këto janë të vërtetuara nga vetë ndjekësit e tij që shkruan biografinë e Muhamedit (në Hadith).Në krahasimin moral, as që bëhet fjalë që Kurani të pretendojë të jetë si Bibla apo më i mirë moralisht.Midis të tjerave Kurani mëson:1. Burrat mund t’i rrahin gratë e tyre (Sura 4:34).2. Burrat mund të martohen me 4 gra njëherësh, por gratë nuk kanë të njëjtat të drejta (Sura 4:3).3. Burrat mund t’i divorcojnë gratë e tyre kur të duan dhe pa shkak (Sura 66:5).4. Dëshmija e një gruaje vlen sa gjysma e një mashkulli (Sura 2:82).5. Një musliman që ndërron besimin duhet të vritet (Vol 9, Libri 84, Numër 57).6. Mulsimanët duhet të vrasin çifutët dhe të krishterët pa asnjë shkak apo pretekst (Sura 9:29, 123).7. Muslimanët duhet të përhapin fenë e tyre me çdo lloj mënyre duke përfshirë edhe dhunën derisa e gjithë bota të jetë nën sundimin e tyre (Sura 48:16, Sura 9:33).Midis të tjerave Bibla mëson:1. Burri duhet t’a dojë gruan e tij ashtu si Jezusi deshi kishën (Efesianeve 5:28).2. Martesa është midis një burri dhe një gruaje (Mateu 19:5,6).3. Divorci nuk lejohet me përjashtim të tradhëtisë bashkëshortore (Mateu 19:9).4. Besimtarët duhet të luten për armiqtë dhe hakmarrja i përket Zotit (Mateu 5:43-48).5. Besimtarët nuk duhet të urrejnë asnjë njeri, por t’i tregojnë atyre dashurinë e Zotit (Efesianeve 4:31,32).6. Përhapja e besimit bëhet me anë të predikimit dhe një jete të drejtë që i sjell njerëzit tek Zoti (Mateu 5:16).7. Zoti i do të gjithë njerëzit dhe Jezusi vdiq në kryq për të gjithë botën (Gjoni 3:16). Në këtë pike kemi një pyetje për të gjithë besimtarët muslimanë: Na jepni një shembull ku Kurani qëndron më lart se Bibla në fushën e moralit (apo çdo fushë tjetër po deshët), në bazë të mësimeve të Muhamedit dhe Jezusit.Bibla jo vetëm që është e plotë dhe nuk ka nevojë për një libër tjetër, por qëndron shumë më lart sesa Kurani edhe në çështjet morale.
__________________
KRAHASIMI SHKENCORMeqënëse kemi folur në hollësi për vargjet biblike që përmbajnë fakte shkencore në artikullin “Shkenca dhe Bibla”, nuk do të përsërisim të njëjtat gjëra edhe këtu. Tani le të analizojmë kuranin nga ana shkencore. Duke lënë mënjanë ato fakte shkencore që ose ishin të shkruara në Bibël dhe Muhamedi mund t’i dinte prej asaj, ose nga burime të tjera, mjekësore apo nga libra të tjerë, Kurani jo vetëm që nuk përmban fakte shkencore (që nuk diheshin deri atëherë), por ka mjaft gabime shkencore.P.sh.1. Toka është e sheshtë:Sura 15:19 E tokën e kemi shtruar dhe në të kemi vuar kodra dhe kemi bërë që në të të mbijnë bimë të caktuara të të gjitha llojeve. Sura 50:7 Edhe tokën se si e kemi shtrirë, e në të kemi vendosur kodra përforcuese dhe kemi bërë që në të të mbijnë gjithfarë bimësh të bukura. 2. Dielli perëndon në një vend me lym të zi (diku në Arabi).Sura 18:86 Deri kur vendperëndimin e diellit, e gjrti se po perëndon në njëfarë burimi me lym të zi dhe aty e gjeti një popull. E Nei thamë: "O Dhulkarnejn, ose do t'i dënosh, ose do t-i marrësh me të mirë e t'i udhëzosh!" 3. Qiejt dhe Toka ishin të ngjitura dhe Allahu i shqiti:Sura 21:30 A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë? 4. Njeriu është krijuar nga një copë gjaku e ngurtë:Sura 23:14 Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, edhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirtë). I lartë është All-llahu, më i miri Krijues! Sura 96:2 Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). 5. Allahu krijoi yjet si plumba kundër djajve:Sura 67:5 Ne, qiellin më të afërt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriquese) dhe ata i kemi bërë gjuajtës kundër djajve, të cilëve u kemi përgatitur dënim me zjarr shumë të madh. Sura 37:6-8 Vërtetë, Ne kemi stolisur qiellin më të afërt (të dynjasë) me bukurinë e yjeve. Dhe me mbrojtje prej çdo djalli të prishur. Ashtu që nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë (engjëjt më të zgjedhur), pse gjuhen me shkëndija nga të gjitha anët 6. Ligjet e trashëgimisë.Sura 4:11,12 All-llahu ju urdhëron për (çështjen e trashëgimis) fëmijët tuaj: për mashkullin hise sa për dy femra; nëse janë (trashëgimtare) vetëm femra, dy e më shumë, atyre ju takojnë dy të tretat e pasurisë që trashëgohet; nëse është një femër, asaj i takon gjysma; për prindërit, për secilin nga ata, ju takon e gjashta nga ajo që ka lënë (i vdekuri) nëse ka fëmijë; e në qoftë se (i vdekuri) nuk ka fëmijë e atë e trashëgojnë (vetëm) prindërit, atëherë nënës së tij i takon një e treta; në qoftë se ai (i vdekuri) ka vëllezër, nënës së tij i takon vetëm një e gjashta, (kjo e drejtë në trashëgim bëhet) pasi të kryhet (vasijeti) që ka lënë dhe pasi të lahet borgji; ju nuk dini se kush është më afër dobisë suaj, prindërit tuaj ose fëmijët tuaj. (Ky përcaktim është) Urdhër nga All-llahu. Vërtet All-llahu është më i Dijshmi, më i Urti. 12. Juve ju takon gjysma e asaj (pasurie) që e lënë gratë e tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë, por nëse ato kanë fëmijë juve ju takon një e katërta nga ajo që lënë ato, pasi të kryhet testamenti i tyre dhe pasi të lahet borgji. Atyre (grave) ju takon një e katërta nga ajo që lini ju, nëse nuk keni fëmijë, por nëse keni fëmijë, atyre ju takon një e teta nga ajo që leni pas kryrjes së testamentit që keni përcaktuar ose borxhit. Në qoftë se (i vdekuri) është mashkull ose femër, e trashëgohet nga ndonjë i largët (pse s'ka as prindër as fëmijë) po ka një vëlla ose një motër (nga nëna), atëherë secilit prej tyre u takon një e gjashta, e në qoftëse se janë më shumë (se një vëlla ose se një motër) ata janë pjesmarrës të barabartë në të tretën (e tërë pasurisë), pas testamentit të porositur ose borxhit, e duke mos dëmtuar (trashëguesit). Ky përcaktim është porositur prej All-llahut. All-llahu është i gjithëdijshëm, jo i ngutshëm.Sura 4:176 Kërkojnë përgjigjen tënde. Thuaju: "All-llahu ju përgjigjet për çështjen e "kelale-s" (ai që nuk ka prindër as fëmijë që e trashigojnë). Nëse vdes një njeri që nuk ka fëmijë, por ka motër, atëherë asaj (motrës) i takon gjysma e pasurisë së lënë. Ai (vëllau) trashëgon tërë atë (që le motra) nëse ajo nuk ka fëmijë. Në qoftë se ato janë dy (motra që trashëgojnë), atyre dyjave u takojnë dy të tretat që lë ai. Në qoftë se janë vëllezër dhe të përzier burra dhe gra, atëherë mashkullit i takon hise dy fish më shumë se sa femrës. All-llahu ju sqaron, ashtu që të mos humbni. All-llahu di për çdo send. Që në vargun 11 shohim një kontradiktë. Aty thuhet që nëse është vetëm një vajzë asaj i takon gjysma e trashëgimisë, por nëse ka dhe një djalë, atëherë ai merr dyfishin e pjesës së femrave, pra ai merr 2 x ½ = 100% të pasurisë. Kjo duhet qartë që është një kontradiktë që në fillim, por puna komplikohet kur shtohet numri i atyre që trashëgojnë pasurinë.Le të marrim disa shembuj në bazë të vargjeve të mësipërme: Sipas vargjeve të mësipërme, nëse një burrë vdes dhe lë një grua, 3 bija dhe 2 prindër, pjesa e trashëgimisë së gruas së tij do të jetë 1/8, e bijave 2/3 dhe secili prej prindërve merr 1/6 e trashëgimisë. Le t’i mbledhim këto shifra:Gruaja = 1/8Bijat = 2/3Prinderit 2/6Sipas ligjeve të mbledhjes së thyesave konkludojmë:1/8 + 2/3 + 2/6 = (3 + 16 + 8) / 24 = 27 / 24, domethënë del më tepër sesa 100% e pasurisë. Çdo fëmijë i klasës së tretë që nuk di të zgjidhë një problem të tillë nuk e kalon klasën e tretë fillore. Le të marrim një shembull tjetër. Le të themi që burri vdes dhe le pas një grua (sepse mund të kishte deri 4 sipas Kuranit), nënën dhe motrat. Sipas ajeteve (vargjeve) të mësipërme, pasuria do ndahej në këtë mënyrë:Gruaja = ¼Nëna = 1/3Motrat = 2/3Le t’i mbledhim përsëri thyesat:¼ + 1/3 + 2/3 = (3 + 4 + 8) / 12 = 15/12Përsëri e shohim se shuma del më tepër se 100%.Nga ana tjetër shohim raste kur shuma nuk arrin 100%.Psh, burri vdes dhe lë pas gruan dhe prindërit. Sipas vargjeve të mësipërme pasuria ndahet në këtë mënyrë:Gruaja = ¼Prindërit = 1/3Shuma del në ¼ + 1/3 = 7/12, pra shumë më pak se 100%.Ose, le të themi se burri vdes dhe lë vetëm gruan pas. Atëherë sipas ajeteve të mësipërme gruaja merr vetëm ¼ e pasurisë.Për të shpjeguar këto kontradikta, studiuesit islamikë kanë shpikur sisteme që të rrumbullakosin shifrat për të arritur në një përfundim të 100% të pasurisë. Problemi me këtë shpjegim qëndron në dy plane. Së pari, në të njëjtën Sure (4) në ajetin (vargun) 174 thuhet se:O ju njerëz, juve ju erdhi nga Zoti juaj argument dhe Ne ju zbritëm dritë të qartë.Pra, Allahu këtu thotë se e ka thënë shumë qartë ato që donte të thoshte në lidhje me ndarjen e trashëgimisë, dhe së dyti një njeri duhet të ndryshojë ato që Allahu ka thënë në mënyrë që të bëjë që pasuria të dalë 100%. Këtu kemi një problem të thjeshtë aritmetike, që del huq nga cila anë ta kapësh. Prandaj pa ndyshuar ashtu siç Allahu e ka thënë (sipas tij, qartë fare), ky problem është një gabim elementar në mbledhjen e thyesave që çdo fëmijë i klasës së tretë e zgjidh për 10 minuta.Këto janë fakte, ne ju kemi dhënë Suren dhe ajetetet (kapitullin dhe vargun) dhe e kemi cituar për ju, që ta lexoni vetë. Nëse nuk ishit të njohur më parë me këto, atëherë shpresojmë që të mendoni më thellë për vërtetësinë e Kuranit.
__________________
KRAHASIMI HISTORIKPërsa i përket historisë, Bibla është vërtetë një libër i veçantë. Të 66 librat e Biblës u shkruan nga 40 autorë të ndryshëm, në 3 kontinente të ndryshme, në një periudhë afërsisht 1600 vjecare. Të gjithë librat përputhen me njëri tjetrin si në tema, vargje, ashtu edhe histori. Bibla përshkruan historinë njerëzore me detaje shumë të hollësishme. Jepen konkretisht emra njerëzish, vendesh, popujsh, civilizimesh, mbretërish, gjereralësh, dhe gjenealogji deri në hollësinë më të madhe. Zbulime arkiologjike në mijëra vjet vazhdojnë të konfirmojnë historitë biblike.Kurani ka një histori interesante. Sipas muslimanëve, Allahu është Zoti i vërtetë i cili i dha ligjin Moisiut dhe ungjillin Jezusit. Sipas tyre, Adami ishte muslimani i parë, dhe Abrahami adhuroi Allahun në Kaba. Ajo që është interesante në lidhje me këto thënie, është fakti që Allahu nuk përmendet askund në asnjë literaturë tjetër, para-arabike. Si shpjegohet që të mos ketë asnjë reference për Zotin e vërtetë në asnjë literaturë çifute, nëse Allahu paska qënë Zoti i vërtetë dhe i dha atyre ligjin me anë të Moisiut? Sipas Kuranit edhe Jezusi vetë iu lut Allahut. Si shpjegohet që nuk ka asnjë referencë për këtë? Ku janë shkrimet (përveç Kuranit) që flasin për këtë? Pse vallë dishepujt nuk shkruan për këtë gjë. Nëse Allahu është Zoti i vërtetë, si nuk paska asnjë njeri tjetër para Muhamedit që të shkruajë për atë?Nga ana tjetër, sipas historisë dhe arkiologjisë, Allahu përmendet si një nga Zotët paganë që arabët adhuronin në Kaba. Ai në fakt ishte një nga 360 Zotat që adhuroheshin atje, dhe ishte Zoti kryesor në Kaba. P.sh. në Kuran, nuk shpjegohet se kush është Allahu, ngaqë të gjithë arabët e njihnin mirë se kush ishte Allahu, në fakt Allahu ishte Perëndia-Hënë që arabët adhuronin. Fakti që Allahu ishte një nga Zotat kryesorë paganë që adhurohej nga arabët është i padiskutueshëm. P.sh. babai i Muhamedit quhej Abdullah, që shpjegon qartë se Allahu nuk u shpik nga Muhamedi. Në shekullin e shtatë në Arabi, popullësia ishte pagane dhe adhuronte djellin, hënën, yjet, etj. Për shkak të tregëtisë, Muhamedi kishte kontakte si me grupe të ndryshme të krishterësh ashtu edhe çifutësh. Në kundërshtim me pretendimet e muslimanëve se Muhamedi vendosi monoteizmin (adhurimin e një zoti të vetëm), kjo doktrinë besohej si nga çifutët ashtu edhe të krishterët. P.sh, tek LiP 6:4 në Dhjatën e Vjetër thuhet:Dëgjo, Izrael, Zoti, Perëndia ynë, është një i vetëm.Pra, çifutët dhe të krishterët ishin besimtarë monoteistë (në një zot të vetëm) dhe qortonin arabët për paganizmin e tyre dhe adhurimin e 360 zotave. Arabët kishin emra të ndryshëm për këto zota, më të rëndësishmit prej të cilëve ishin Zotat e Hënës, që arabët u kishin ndërtuar tempuj dhe i adhuronin. Midis tyre përmendim, Sin, Hubul, Al-ilah. Sipas historisë Hubul-i ishte Përendia-Hënë që ishte vendosur mbi Kaba. Al-ilah, ishte zoti nga erdhi emri Allah dhe ishte gjithashtu një nga Perënditë-Hënë. Ai gjithashtu adhurohej në Kaba. Me kalimin e kohës Allahu zevëndësoi Hubul-in në adhurimin në Kaba të arabëve si zoti kryesor, i lidhur me adhurimin e Hënës. Burime historike dhe arkiologjike dëshmojnë për këtë.Edhe sot, simboli i Hënës (apo gjysëm Hënës më saktë) është i lidhur ngushtë me fenë islame, dhe është i pranishëm në flamurë të shteteve islamike, objekte të kultit, simbole të fesë islame, etj, që tregon një lidhje direkte të islamizmit me adhurimin pagan të Hënës. Më vonë Kaba-ja u quajt “shtëpia e Allahut”. Arabët kishin caktuar mjaft rite në lidhje me adhurimin e idhujve. Nga këto përmendim agjërimin për Ramazan, ecjen rrotull Kabasë 7 herë, puthja e gurit te zi, flijime kafshësh, gjuajtja me gurë ndaj “djallit”, lutje drejt Mekës, etj. Muhamedi mësonte ndjekësit e tij që të merrnin pjesë në këto rite që kur paganët ishin në kontroll të Mekës. Më vonë Muhamedi i përdori këto rite në formimin e fesë islame dhe zhduku të gjithë zotat e tjerë dhe mbajti vetëm Allahun si Zotin e vetëm që njerëzit duhet të adhuronin.Adhurimi i idhujve në Arabi në atë kohë përfshinte edhe adhurimin e të ashtëquajturve “bijave të Allahut”, të quajtura al-Lat, al-Uzza dhe Manat. Kurani në fillim urdhëronte adhurimin e “bijave të Allahut” tek Sura 53:19-20, më vonë Muhamedi ndërroi mendje duke thënë që ai kishte qënë nën frymëzimin e djallit që të shkruante vargje të tilla. Këto vargje quhen gjithashtu “vargje satanike”, pasi vetë Muhamedi pranoi që ishte ndikuar nga djalli që të shkruante ato vargje, por sipas tij kjo nuk kishte ndikim në pjesën tjetër të Kuranit, pasi Allahu i shfaqi atij të vërtetën, dhe ato vargje nuk u përfshinë në Kuran.Arsyeja pse Muhamedi e bëri këtë kompromis ishte thjesht sepse ai kërkonte miratimin e të gjithë grupeve të ndryshme fetare, sidomos prej arabëve që adhuronin “Bijat e Allah-ut”.Dy pasazhe në Kuran i referohen kësaj ngjarje dhe së fundi refuzimit që Muhamedi i bëri këtyre vargjeve. Së pari Sura 17:73-75 ku Allahu i thotë Muhamedit:Në të vërtetë ata (idhujtarët) gati arritën të sprovojnë ty nga ajo që Ne ta shpallëm, e të trillosh tjetër nga çka të shpallëm, e atëherë do të zinin ty mik. Dhe sikur Ne të mos të kishim forcuar ty, ti gati anove diçka pak te ta. E atëherë Ne do ta shijonim mundimin dyfish të kësaj jete dhe dyfish të jetës tjetër, e pastaj ti nuk do të gjeje mbrojtës kundër nesh.Pasazhi tjeter është ngushëllim nga Allahu për Muhamedin në lidhje me atë ngjarje. Sura 22:52:Ne nuk dërguam para teje asnjë të dërguar (me shpallje) dhe asnjë pejgamber (të dërguar si vazhdues i shpalljes së mëparshme), e që, kur ai (i dërguari) dëshiroi diç, të mos iu pat hedhur në atë dëshirën e tij djalli, e All-llahu asgjëson atë që hedh djalli, dhe All-llahu fuqizon argumentet e Veta. All-llahu është shumë i dijshëm dhe me urtësi të madhe rregullon çështjet.Një varg (ajet) tjetër që hedh dritë mbi këtë, dhe natyrën kompromentuese të Muhamedit për të fituar popullaritetin e njerëzve gjendet tek Sura 16:101:Kur një ajet e zavendësojmë me një tjetër - e All-llahu di më së miri se çka shpall - ata thonë: "Ti (Muhammed) je vetëm trillues" Jo, por shumica e tyre nuk dinë.Pra duket qartë që ata njerëz që kishin tru dhe vunë re çfarë po bënte Muhamedi, e quajtën atë trillues, sepse ai e dridhte fjalën si të donte, dhe këtu thotë, që Allahu thjesht e zëvendëson një varg me një tjetër, kur të dojë ai, që kundërshton qartë atë që Allahu thotë tek Sura 2:106:Ne nuk abrogojmë (pezullojmë) asnjë nga argumentet tona, apo ta hedhim në harresë e të mos sjellim edhe më të dobishëm se ai, ose të ngjashëm me te. A nuk e ke ditur se All-llahu është i plotfuqishëm për çdo send?Islamizmi, nuk është një vazhdim i fesë së krishterë, apo të Abrahamit (siç pretendon), pasi nuk ka absolutisht asnjë gjë të përbashkët me të, por është thjesht një version i paganizmit arab. Shumica e muslimanëve nuk janë të njohur me këto fakte në lidhje me origjinën e fesë së tyre, pasi shumica e librave islamikë nuk flasin për këto fakte.Për shkak të kontakteve që Muhamedi kishte me grupe të ndryshme fesh, Kurani përmban fabula nga tradita të ndryshme fetare ose pagane.P.sh.• Shembulli i devesë që u bë profet (Sura 7:73-77,85; 91:14; 54:29) ishte njohur kohë përpara Muhamedit. • Historia e njerëzve të një fshati të tërë që u kthyen në majmunë sepse shkelën ligjin e së Shtunës (dmth që çifutet duhet të mbanin) ishte gjithashtu një fabul e njohur ne kohën e Muhamedit. Ju e besoni një fabul të tillë si të vërtetë? Shiko Sura 2:65; 7:163-166. • Historia e 12 burimeve që dolën në shkretëtirë nga Moisiu ishte një histori e njohur para islamike (Sura 2:60). • Historia e djemve dhe kafshëve të tyre që fjetën në një shpellë për 309 vjet ishte një fabul me origjinë greke dhe krishterësh heretikë. Padyshim fabul do te thotë që nuk është e vërtetë, besoni ju që ata fjetën për 309 vjet (Sura 18:9-26)?• Fabula e zogjve të ndarë në 4 copa, që (provon ???) ringjalljen sipas Surës 2:260, ishte një fabul e njohur në kohën e Muhamedit, por padyshim ishte fabul, jo e vërtetë, por kjo gjendet në Kuran si e vërtetë.Pra, nga ana historike, Kurani jo vetëm që nuk sjell ndonjë gjë të re apo më të zgjeruar sesa Bibla, por në të kundërt ka shumë gabime historike, dhe lë jashtë pa përmendur gjëra shumë të rëndësishme. P.sh, Kurani nuk përmend fare me emër bijtë e Adamit dhe Evës, bijtë e Noeut, dhe nuk jep gjeneaologji siç jep Bibla. Shikoni për shembull këtë varg:Sura 11:42,43Ajo lundron me ta nëpër valë si kodra, e Nuhu e thirri djjalin e vet, që ishtë në një vend të ndarë: "O djali im, hip bashkë me ne, e mos u bë me mohuesit!"Ai (djali) tha: "Unë do të ngjitëm në një kodër që do të më mbrojë nga uji (vërshimi)!" Tha: nuk ka sot mbrojtës prej dënimit të All-llahut, pos atë që Ai e ka mëshiruar!" Vala hyri mes tyre të dyve, e ai (djali u mbyt në ujë).Së pari bijtë e Noeut (Nuhu-t) nuk përmenden fare me emër, por në Bibël përmenden me emër, ata dhe pasardhësit e tyre. Por gabimi i madh këtu qëndron sepse më lart thuhet se njëri nga nga bijtë e tij vdiq në përmbytje, kur është fare e qartë se nga tre bijtë e Noeut erdhën tre rracat njerëzore. Por në qoftë se njeri prej tyre vdiq përpara përmbytjes, atëherë kemi një problem se nga erdhën 3 rracat njerëzore. Kurani nuk jep absolutisht asnje hollësi në lidhje me gjeanologjitë e Noeut dhe bijve të tij (apo të ndonjë tjetri për atë punë), kurse në Bibël jo vetëm që jepen hollësisht, por tregohen se ku jetuan dhe ku shkuan, qytetet ku qëndruan, dhe pasardhësit e tyre. Duket qartë që Muhamedi jo vetëm që s’dinte gjë nga këto, por ai shkroi ato që kishte dëgjuar aty-këtu nga çifutët ose të krishterët, dhe i bëri çorap të gjitha historitë, pa detaje, ose shpesh herë të ndryshuara shumë.Një shembull tjeter konkret, sipas Muhamedit çifutët besonin se Ezra (Uzejri) është bir i Allahut.Sura 9:30E jehuditë thanë: Uzejri është djali i All-llahut, e të krishterët thanë: Mesihu është djalë i All-llahut. Ato ishim thënie të tyre me gojët e tyre (fraza të thata), që imitojnë thëniet e jobesimtarëve të mëhershëm. All-llahu i vraftë, si largohen (nga e vërteta)!Këtu ka dy gabime të mëdha. Në rradhë të parë, nuk ka asnjë të krishterë, të gjallë apo të vdekur, asnjëherë në historinë e njerëzimit që të ketë thënë se Jezusi (Mesia, ose Mesihu si më lart) është djalë i Allahut. Të krishterët e quajnë atë Bir të Perëndisë, por jo djalë të Allahut. Së dyti, nuk ka asnjë çifut, të gjallë apo të vdekur, në historinë e njerëzimit, që të ketë besuar ndonjëherë se Ezra paska qënë djalë i Allahut (apo i Zotit). Në qoftë se mendoni ndryshe na përmendi një burim të vetëm çifut ku ai të jetë quajtur i tillë!Kurani nuk përmban absolutisht asnjë provë që të jetë një libër hyjnor, sipas analizës së deri tanishme sipas krahasimit profetik dhe historik. Kur dikush lexon Kuranin, e vë re fare qartë që jo vetëm që nuk është një libër i mbinatyrshëm, por është një libër shumë i ngatërruar. Së pari, kapitujt (Suret) nuk janë renditur kronologjikisht, por janë renditur (me përjashtim të Sures 1, që është hyrja) nga Surja me më shumë vargje (ajete) deri tek e fundit (Sura 114) me më pak vargje. Eshtë mjaft e vështirë për të përcaktuar kontekstin shumë herë se kur ndodhën këto ngjarje, sepse asgjë nuk është kronologjike dhe ngjarjet janë të shkëputura nga njëra tjetra. Kurani është pak a shumë, një përmbledhje çorbë, historish, fabulash, përrallash, parime moralesh të shekullit të 7 në Arabi, që nuk ka absolutisht asnjë zbulesë të historisë së vërtetë, kronologjisë së historisë njerëzore, e jo me asaj profetike.
Cili është propabiliteti që disa njerëz mund të parashikojnë një gjë të tillë dhe kjo të ndodhë me të vërtetë? Le t’ju japim një shembull: Le të themi se në vitin 2539 do të lindë një mashkull në Vlorë, që do të quhet Altin, që do studiojë për psikologji, do martohet në moshën 28 vjeçare, dhe në moshën 31 vjeçare do të vdesi nga një aksident në Tiranë, tek kryqëzimi i unazës me rrugën e Elbasanit, dhe do përplaset nga një makinë benz 4 vjeçare, me ngjyrë të zezë, shoferi i të cilit quhet Arben, dhe është 38 vjeç. Ky shembull ka 13 detaje. Propabiliteti që do të ndodhë me të vërtetë është gati 0. Vetëm në lidhje me ardhjen e parë të Krishtit, Bibla jep 48 profeci me detaje të tilla. Rastësi?Nga ana tjetër, Kurani nuk ka fare profeci. Pse duhet të besojmë ne që Allahu qënka Zoti i vërtetë? Pse nuk e parashikon ai të ardhmen? Ku janë profecitë në Kuran? Muslimanët thonë që Bibla (dhjata e vjetër dhe e re) është e korruptuar nga çifutët dhe të krishterët! A është kjo e vërtetë?Në qoftë se ju besoni këtë, atëherë si mund të shpjegoni që çifutet paskan korruptuar dhjatën e vjetër kur ata nuk besojnë tek Jezusi? Çifutët nuk e pranojnë dhjatën e re si të vërtetë, atëherë si do të vendosnin ata pasazhe që flasin për kryqëzimin e Jezusit, kur ata nuk e besojnë një gjë të tillë?Kurani jo vetëm që nuk pretendon që të konkurojë me Biblën në fushën e profecive, por nuk ka fare profeci. Ku qëndron atëherë mrekullia e Kuranit? Për të gjithë ata që mendojnë se Kurani ka profeci dhe përpara se të marrim 100 email-e në ditë për këtë çështje, le të shpjegojmë çfarë quhet dhe nuk quhet profeci, dhe pastaj nëse ju gjeni ndonjë profeci në Kuran, na shkruani dhe ne do ta shikojmë me kënaqësi.Së pari le të shohim se çfarë nuk përbën një profeci: • Deklarata të Allahut se çfarë do të ndodhë në fund të historisë së botës, ditës së gjykimit, e të tjera si këto, pasi këto nuk mund të verifikohen si parashikime profetike (të paktën jo tani).• Thënie të përgjithshme që mund të interpretohen në shumë mënyra të ndryshme, pa detaje specifike.• Deklarata të njerëzve të ndryshëm (profetë, grupe të ndryshme, luftëtarë, etj) për plane që ata vetë planifikojnë të bëjnë. Kjo nuk konsiderohet profeci, sepse ata e kanë në dorë vetë se çfarë do të bëjnë dhe mund të bëjnë atë që thonë vetë.• Përshkrime të fenomeneve të natyrës (sidomos ato që ishin të njohura në atë kohë), pasi këto nuk përbëjnë parashikime të historisë njerëzore.• Thënie ose njohuri të marra nga Bibla ose literaturë tjetër që egzistonte në atë kohë.Çfarë përbën një profeci:• Parashikime të historisë njerëzore pasi profecitë janë shkruar me detaje të hollësishme (emra vendesh, mbretërish, kombesh, numër i sakte vitesh).• Të dhëna historike që kjo gjë ndodhi me të vërtetë pasi ishte shkruar në libër.Atëherë, kur të gjeni profecitë në Kuran që nuk kundërshtojnë parimet e mësipërme, atëherë na njoftoni.Libri “Profecitë e Kuranit të Shenjtë" shkruar nga Q.I. Hingora, përmban 22 të ashtëquajtura profeci, secila për tyre kundërshton të paktën një nga parimet e mësipërme të një profecie. Pa u futur shumë në hollësi (që të mos shkruajmë një roman në këtë artikull), deri tani s’kemi parë asnjë provë që Kurani të përmbajë ndonjë profeci. Në fund të fundit, kur Muhamedit i kërkuan të bënte ndonjë mrekulli (si profetët e tjerë) ai tha se ishte vetëm një lajmëtar.Le të përmendim një “profeci” të Muhamedit që ka dështuar 100%. Ai profetizoi se kur arabët të shkojnë të luftojnë kundër çifutëve, ata (çifutët) do të munden dhe smbrapsen para arabëve.Sura 3:111.Ata kurrsesi nuk mund t'ju sjellin ndonjë dëm juve, përveç ndonjë shqetësimi, po edhe në ju luftofshin, ata do të zmbrapsen prej jush. Mandej ata nuk janë të ndihuar.Izraeli u bë shtet përsëri në vitin 1948. Pas shkatërrimit të tempullit nga romakët në vitin 70 Pas Krishtit dhe deri në vitin 1948, Izraeli nuk ishte shtet. Kur u shpall përsëri shtet, dhe u njoh nga OKB-ja dhe shumica e vendeve të botës, 5 shtete arabe e sulmuan atë njëkohësisht nga të gjitha anët, dhe Izraeli i mundi që të pestë. E njëjta gjë ndodhi me luftrat e tjera të arabëve kundër Izraelit në vitet 1956, 1967, 1973. Profecia e Muhamedit doli e rreme.Atëherë, në fushën e profecive, Bibla qëndron më lart se Kurani. Kjo është e pakundërshtueshme nëse besojmë faktet.
__________________
Thjesht sepse një libër thotë se është nga Zoti nuk e bën atë të tillë. Unë mund të shkruaj një libër dhe të them se ky është nga Zoti, kjo nuk do të thotë se kjo është e vërtetë. Si Bibla ashtu edhe Kurani pretendojnë të jenë të ardhur nga Zoti dhe të vërtetë.Meqë kjo temë është shumë e gjerë, le të shohim disa nga fushat kryesore dhe të krahasojmë Biblën me Kuranin. Këto fusha përfshijnë:KRAHASIMI PROFETIKSi munden njerëzit të dallojnë që një libër është vërtet prej Zotit? Në fund të fundit ka shumë libra që pretendojnë të jenë prej Zotit, atëherë a ka një kriter dallues? Sipas Biblës, një nga provat më të forta që Bibla jep që është Fjala e Zotit është parashikimi profetik i ngjarjeve në Tokë. Jo vetëm kaq por Zoti në Bibël i sfidon të gjithë Zotët e tjerë (Allahun, Zeusin, etj) që të bëjnë ata të njëjtën gjë që njerëzit ta dinë kush është Zoti i vërtetë. P.sh, tek Isaia 42:22,23 thuhet:Le t`i parashtrojnë dhe të na njoftojnë ç`ka për të ndodhur. Le të deklarojnë cilat ishin gjërat e kaluara, në mënyrë që të mund t`i shqyrtojmë dhe të njohim kryerjen e tyre; ose na njoftoni ç`ka për të ndodhur. Na njoftoni ç`ka për të ndodhur në të ardhmen, dhe kështu do të mësojmë se jeni perëndi; po, na bëni të mirë apo të keqe në mënyrë që të mbetemi të habitur duke i parë bashkë.Shikoni këtë sfidë që Zoti bën ndaj të gjithë zotërve të feve të botës tek Isaia 44:7:Kush është si unë? Le ta shpallë, pra, ta deklarojë dhe të japë prova para meje që kur kam vendosur këtë popull të lashtë. Le t`u njoftojnë gjërat që do të ndodhin dhe ngjarjet që do të kryhen.Zoti i Biblës nuk ka asnjë problem apo frikë nga asnjë zot tjetër dhe i sfidon të gjithë në bazë të profecive që Ai jep në Bibël.Kjo sfidë është aq e fortë në Bibël, saqë tek Zbulesa 19:10 Bibla thotë:“Sepse dëshmia e Jezusit është frymë e profecisë.”Pra fakti që Bibla përmban profeci është dëshmia që Jezusi dhe mesazhi i Tij janë të vërtetë. Jezusi vetë i paralajmëroi dishepujt e tij për profetët e rremë që do të vinin. Psh. tek Mateu 24:24-26 ai thotë:Sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë, dhe do të bëjnë shenja të mëdha dhe mrrekulli të tilla aq sa t`i mashtrojnë, po të ishte e mundur, edhe të zgjedhurit. Ja, unë ju paralajmërova.Pra, në qoftë se ju thonë: "Ja, është në shkretëtirë", mos shkoni atje: "Ja, është në dhomat e fshehta", mos u besoni.Ai e tha këtë rreth 600 vjet para Muhamedit.Pra duke ditur se profecia është vula kryesore e vërtetshmërisë së Biblës dhe Zotit të Biblës, a ka parashikime të tilla në Bibël që ndodhën më të vërtetë në histori?Bibla është e mbushur me profeci. Vetëm për ardhjen e parë të Jezusit kishte rreth 48 profeci dhe parashikime të hollësishme në lidhje me të. Nga më kryesoret përmendim:Profecia: Profetizuar tek: Përmbushur: 1. Lindur nga fara e gruas (dmth lindje e mbinatyrshme) Zanafilla 3:15 Galatasve 4:4 2. Lindur nga një virgjëreshë Isaia 7:14 Mateu 1:18-25 3. Lindur nga gjeanologjia e Abrahamit Zanafilla 22:18 Mateu 1:1 4. Lindur nga gjeanologjia e Isakut Zanafilla 21:12 Luka 3:23,34 5. Lindur nga gjeanologjia e Jakobit Numrat 24:17 Luka 3:34 6. Lindur nga gjeanologjia e Davidit Jeremia 23:5 Luka 3:31 7. Lindur nga gjeanologjia e Jeseut Isaia 11:1 Luka 3:32 8. Nga fisi i Judës Zanafilla Zanafilla 49:10 Zbulesa 5:5 9. Lindur in Betlehem Mikea 5:2 Mateu 2:1-6 10. Herodi vret fëmijët nën 2 vjeç Jeremia 31:15 Mateu 2:16-18 11. Ai egzistonte para krijimit Mikea 5:2 1 Pjetrit 1:20 12. Ai do të quhej Zot Psalmi 110:1 Veprat 2:36 13. Ai do të quhet Emanuel (Perëndia me ne) Isaia 7:14 Mateu 1:22-23 14. I quajtur Profet LiP 18:18-19 Veprat 3:18-25 15. I quajtur Gjykatës Isaia 33:22 Gjoni 5:22-23 16. I quajtur mbret Psalmi 2:6 Gjoni 18:33-37 17. Paraprihet nga një lajmëtar Isaia 40:3 Mateu 3:1-3 18. Fillon shërbimin publik në Galile Isaia 9:1-2 Mateu 4:12-17 19. Bën mrekulli Isaia 35:5-6 Mateu 9:35;11:4 20. Mëson me shëmbëlltyra Psalmi 78:1-4 Mateu 13:34-35 21. Hyn në tempull Malakia 3:1 Mateu 21:10-12 22. Hyn në Jeruzalem mbi një gomar Zakaria 9:9 Mateu 21:1-7 23. Gur pengese për çifutët Isaia 28:16 1 Pjetrit 2:6-8 24. Dritë ndaj joçifutëve Isaia 49:6 Veprat 13:46-48 25. Tradhëtohet nga një mik Psalmi 41:9 Gjoni 13:18-27 26. Tradhëtohet për 30 monedha argjendi Zakaria 11:12 Mt 26:14-15 27. 30 monedhat hidhen në Tempull Zakaria 11:13 Mateu 27:3-5 28. 30 monedhat blejnë fushën e poçarit Zakaria 11:13 Mateu 27:6-10 29. Braktisur nga dishepujt e Tij Zakaria 13:7 Marku 14:27,50 30. Akuzohet nga dëshmitarë të rremë Psalmi 35:11,20-21 Mateu 26:59-61 31. Hesht përpara akuzuesve të rremë Isaia 53:7 Mateu 27:12-14 32. Goditur dhe rrahur Isaia 53:4-6 1 Pjetrit 2:21-25 33. I tallur nga të tjerët Psalmi 22:6-8 Mateu 27:27-31 34. Rrëzohet kur mbante kryqin Psalmi 109:24-25 Gjoni 19:17; Luka 23:26 35. Duart dhe këmbët të shpuara Psalmi 22:16 Gjoni 20:24-28 36. Kryqëzohet me hajdutët Isaia 53:12 Mateu 27:38 37. Lutet për armiqtë Isaia 53:12 Luka 23:34 38. Refuzuar nga njerëzit e tij Isaia 53:3 Gjoni 19:14-15 39. Urryer pa shkak Psalmi 69:4 Gjoni 15:25 40. Hidhet short për rrobat e tij Psalmi 22:18 Gjoni 19:23-24 41. Kishte etje në kryq Psalmi 22:15 Gjoni 19:28 42. I ofrojnë udhull në kryq Psalmi 69:21 Mateu 27:34 43. Thirrja ndaj Perëndisë (fjalë për fjalë njësoj) Psalmi 22:1 Mateu 27:46 44. Dorëzoi veten në duart e Zotit Psalmi 31:5 Luka 23:46 45. Nuk ia thyen kockat Psalmi 34:20 Gjoni 19:32-36 46. Shpuar në brinjë me eshtë Zakaria 12:10 Gjoni 19:34,37 47. Errësira mbulon vendin pas kryqëzimit Amos 8:9 Luka 23:44-45 48. Varroset në varrin e një pasaniku Isaia 53:9 Mateu 27:57-60 49. Ringjallet nga të vdekurit Psalmi 16:8-11 Veprat 2:24-31 50. Ngjitet në qiell tek Ati Psalmi 68:18 Efesianët 4:8-10 51. Ulet në fronin e Perëndisë Psalmi 110:1 Hebrenjve 1:3,13
__________________Kush ka Birin ka Jeten

Thursday, June 25, 2009

Kush jane Ungjilloret?

Ungjilli u fut për herë të parë në Shqipëri nga apostulli Pal. Rreth vitit 59 pas Kr., ai i shkruante bashkësisë së krishterë të Romës se “....kështu prej Jeruzalemit e përqark dhe gjer në Iliri, kam kryer shërbimin e ungjillit të Krishtit”.


Duke vazhduar punën në gjurmët e apostujve, të Krishterët Ungjillorë i gjejmë në Shqipëri në vitin 1819, kur Shoqëria Biblike Ungjillore ngarkoi Vangjel Meksin të përkthejë Dhjatën e Re në shqip, e cila u botua në vitin 1827. Në vitin 1864 kjo Shoqëri ngarkoi Konstandin Kristoforidhin ta ripërkthente Dhjatën e Re në dialektet Geg dhe Tosk, punë e cila përfundoi në vitin 1884.


Më 1873, Ungjillorët që shkuan në Manastir patën ndikim në jetën e Gjerasim Qiriazit. Në vitin 1883 Gjerasimi filloi të shpërndajë Bibla e të përhapë Ungjillin nëpër Shqipëri. Ndërkohë, ai zhvillonte
shërbesa fetare në gjuhën shqipe dhe në këto shërbesa mblidheshin qindra njerëz.


Në 1891, së bashku me të motrën, Sevastinë, ai hapi shkollën e parë shqipe për vasha. Në 14 Nëntor 1892, Gjerasim Qiriazi me një grup atdhetarësh Ungjillorë, ku ndër të tjerë vlen të përmendim dhe Petro Nini Luarasin, themelojnë “VELLAZERINE UNGJILLORE”. Synimi i tyre ishte i trefishtë:
1) përhapja e Ungjillit në Shqipëri;
2) botimi i letërsisë shqipe;
3) hapja dhe drejtimi i shkollave shqipe.


Këta të krishterë Ungjillorë të hershëm, me shumë guxim shpallën synimet e shoqërisë së tyre në gazetën “Letra e Vëllazërisë,” të cilën e botuan në Korçë.


“Letra e Vëllazërisë” është gazeta e parë shqiptare e shtypur në Shqipëri. Komuniteti i Krishterë Ungjillor vazhdoi të gëzonte një rritje të palëkundur.


Me ardhjen e demokracisë në vitin 1992, VELLAZERIA UNGJILLORE E SHQIPERISE rinis veprimtarinë e saj, në vazhdim të punës dhe veprës së të krishterëve shqiptarë të shekujve të parë dhe të atdhetarëve Ungjillore si Gjerasim Qiriazi e Petro Nini Luarasi. VUSH është përfaqësuese e 126 kishave dhe organizatave misionare që operojnë në Shqipëri.


VUSH është mjaft aktive në shoqërinë shqiptare përmes vlerave të shëndosha që sjell, por edhe përkushtimit për të treguar me vepra dashurinë e Krishtit. Jemi aktivë në kriza të ndryshme kombëtare. Kush mund të harrojë kontributin e madh të Ungjillorëve në krizën e vitit 1999, ku kishat tona u kthyen në vendstrehimet e mijëra grave dhe fëmijëve të lënduar nga lufta në Kosovë.


Janë me dhjetëra kisha Ungjillore në vend, të cilat janë të përfshira gjerësisht sot në punën humanitare dhe veprat e bamirësisë. Janë me dhjetëra kisha Ungjillore sot, që janë duke bërë një punë
të pashembullt edukimi dhe arsimimi. 28% e kishave sjellin mbështetje financiare në kohë krizash, 47% e kishave janë përfshirë me mbledhjen dhe shpërndarjen e rrobave, 30 % e tyre ndihmojnë duke siguruar ushqime, 30 % e tyre sigurojnë ushqim të gatuar për të varfërit, 32% e kishave sigurojnë kurse gjuhësh të huaja, 13% trajnime për punë të ndryshme dhe 19% sigurojnë ndihmë mjekësore direkte ose indirekte. Jemi aktivë në shërbesat tona të Adhurimit, Lutjes dhe studimit të Biblës.


Dhurimet masive të gjakut dhe veprat e shërbimit flasin qartë se Komuniteti Ungjillor është një Trup që çliron pa ndërprerje energjinë dhe dashurinë e Perëndisë.


Jemi këtu për të ndikuar në ndërtimin e një shoqërie me vlera dhe themele të shëndosha, që lindin nga një marrëdhënie e ngushtë e çdo individi me Perëndinë

Cfare besojne Ungjilloret?

PERËNDIA
nga libri "Çfarë besojnë ungjillorët"

Ka vetëm një Perëndi, i cili ekziston përjetësisht në tre
persona të dalluar nga njëri-tjetri por të barabartë: Ati,
Biri dhe Fryma e Shenjtë. Perëndia është i
pandryshueshëm në shenjtërinë, drejtësinë, urtësinë
dhe dashurinë e tij. Ai është Krijuesi, Shpëtimtari dhe
Gjykatësi i gjithëpushtetshëm i cili mban dhe qeveris të
gjitha gjërat sipas vullnetit të tij sovran për lavdinë e tij.



A ka Perëndi? A ekziston ai me të vërtetë? Herët a vonë diskutimet rreth besimit
kthehen tek pyetja më thelbësore. Por Bibla në asnjë vend nuk e diskuton
çështjen e ekzistencës së Perëndisë. Që nga fjalët e saj më të para ajo shpall: Në
fillim Perëndia... (Zan. 1:1). Kjo ishte sikur Zoti të thoshte: "Unë jam këtu".

Që nga fillimi Bibla na vë përballë faktit se Perëndia ekziston, se ai e bëri botën
dhe se të gjithë ne do t'i japim llogari atij. Kështu që kur shpallim atë që besojmë
ne si besimtarë të krishterë, duhet të fillojmë duke thënë diçka për Perëndinë.

Diçka ... por jo gjithçka! Perëndia është kaq i madh dhe i mrekullueshëm saqë as
mendja më e shkëlqyer njerëzore nuk do të mund ta rrokte dot kurrë plotësisht.
Megjithatë, Perëndia ka zbuluar gjithçka që kemi nevojë të dimë për të. Ai e ka
shfaqur këtë në botën rreth nesh (natyra) dhe shumë më plotësisht në librin që na
ka dhënë (Shkrimi). Çfarë thotë Bibla për Perëndinë?

Bibla pohon se ka vetëm një Perëndi (Ligji i Përtërirë 6:4). Në kohë të ndryshme
dhe pjesë të ndryshme të botës njerëzit kanë besuar në gjithfarëlloj zotërash, por
ata të gjithë janë perëndi të rreme. Ka vetëm një Perëndi të vërtetë dhe të gjallë
(Isaia 44:6; 45:6; 1 Thesalonikasve 1:9). Dhe ai ekziston që nga përjetësia. Nuk ka
patur kurrë ndonjë kohë në të kaluarën që Perëndia i gjallë dhe i vërtetë të mos
ketë ekzistuar dhe nuk do të ketë kurrë një kohë të tillë në të ardhmen (Psa. 90:2).

Disa njerëz mendojnë se Perëndia është një forcë mistike ose thjesht një
influencë e vagullt për të mirën. Por megjithëse ai është frymë (Gjoni 4:24) ai
është dikush që na njeh dhe që na jep mundësinë që ne ta njohim (Eksodi 3:14; 1
Gjonit 1:3).

Në fakt, Perëndia është tre persona (kujdes, thamë është dhe jo janë). Fjala "Trini"
(Triunitet) nuk gjendet në Bibël, por është një fjalë e dobishme për të përmbledhur
mësimin e Shkrimeve se Perëndia është një Perëndi që ekziston përjetësisht në
tre persona të dalluar nga njëri-tjetri por të barabartë: Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë.

Doktrina e Trinisë aludohet që në Dhiatën e Vjetër, madje që në kapitullin e parë
të saj. Fjala që përdoret atje për Perëndinë, Elohim, nuk është njëjës, por
shumës, dhe ju mund të vini re se Perëndia thotë: "Le ta bëjmë..." (Zan. 1:26). Kur
vijmë te Dhiata e Re kjo ide bëhet edhe më e qartë. Si judenj të mirë dishepujt e
Jezusit ishin besimtarë të fortë në një Perëndi të vetëm por ata arritën të besojnë
se Jezusi vetë ishte Perëndi, që sigurisht është pikërisht ajo që ai pretendoi të jetë
(Gjoni 10:30, 33). Dhe Jezusi u tha atyre se ai do të dërgonte një Ngushëllues
tjetër, Frymën e Shenjtë (Gjoni 14:16-17). Dishepujt dhe kisha e krishterë duhet ta
pranonte faktin se Perëndia është më misterioz dhe më i mrekullueshëm se
ç'kishin imagjinuar ata. Ai është një në thelb, dhe megjithatë ai është tre persona.

Jezusi i urdhëroi ndjekësit e tij që të shkonin dhe të bënin dishepuj nga të gjitha
kombet dhe i urdhëroi që ata të pagëzoheshin në emër (një emër, sepse ka
vetëm një Perëndi) të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë (tre persona, Mateu
28:18-20). Pali u lut për të krishterët e parë në Korint me fjalët e mirënjohura
tashmë: "Hiri i Zotit Jezu Krisht, dashuria e Perëndisë dhe bashkësia e Frymës
së Shenjtë qofshin me ju të gjithë" (2 Korintasve 13:13). Lutja e tij ishte ndaj një
Perëndie, por ai e kërkoi bekimin nga të tre personat.

Ne duhet të përpiqemi t'i shmangemi mendimit se Perëndia është një person i
vetëm ose të flasim në një mënyrë të tillë sikur të kishte tre perëndi. Ka vetëm një
Perëndi dhe ai është tre persona të dalluar (jo të ndarë) dhe të barabartë. Zoti
Jezus Krisht është Perëndi dhe megjithatë ai është i dalluar nga Ati. Fryma e
Shenjtë është Perëndi dhe megjithatë ai është i dalluar si nga Ati dhe nga Biri.
Megjithatë, Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë janë njësoj Perëndi (Gjoni 16:7-15;
20:21-22; Efesianëve 2:18; 1 Pjetrit 1:2).

Sigurisht, mësimi se Perëndia është një Perëndi dhe megjithatë tre persona
është shumë i vështirë për t'u kuptuar. Ndoshta është më mirë për ne që ta
pranojmë se na duket i vështirë. Në fund të fundit, mendjet tona të kufizuara nuk
mund ta kuptojnë kurrë plotësisht Perëndinë e pakufizuar. Ka një mister rreth
natyrës së Perëndisë dhe këtë ne duhet ta pranojmë me përulje.

Çfarë tjetër thotë Bibla për Perëndinë?

Ajo thotë se Perëndia është i pandryshueshëm. Sa ndryshon ai nga ne! Jetët tona i
janë nënshtruar vazhdimisht ndryshimit: situatat ndryshojnë, njerëzit rreth nesh
ndryshojnë dhe po kështu edhe gjendja jonë emocionale. Por Perëndia nuk
ndryshon në asnjë lloj mënyre (Jakobi 1:17). Ai nuk rrëmbehet nga situatat dhe
nuk ndryshon fare. Ai thotë: "Unë jam Zoti, nuk ndryshoj" (Malakia 3:6).

Do të na duhej që të përpilonim një listë shumë të gjatë për karakteristikat e
Perëndisë nëse do të përpiqeshim që ta përshkruanim sa më plotësisht atë. Por
katër nga fjalët më të rëndësishme që japin një farë përshkrimi të natyrës së tij
janë shenjtëria, drejtësia, urtësia dhe dashuria. Dhe mbani mend se asnjëra prej
tyre nuk do të ndryshojë ndonjëherë, sepse Perëndia nuk ndryshon.

Perëndia është i shenjtë: ai është plotësisht i pastër në të gjitha qëlIimet e tij, në
të gjitha mendimet dhe të gjitha veprat e tij (Eksodi 15:11; Isaia 40:25). Ai është i
drejtë: çdo gjë që bën është e drejtë, ai i trajton njerëzit pa asnjë anësi, dhe kur ai
e gjykon botën, gjykimi ka për të qenë plotësisht i drejtë (Romakëve 2:11; Psalmi
96:13). Perëndia është i urtë: ai di gjithçka dhe gjithçka që bën ai tregon urtësinë e
tij (Danieli 2:22-23; Romakëve 11:33-36). Ai është i dashur: në fakt
jashtëzakonisht i dashur kur mendon sesi ai i do njerëzit të cilët nuk e deshën (1
Gjoni 4:8-10).

Perëndia është Krijuesi i gjithëpushtetshëm. Nga fjala e tij e fuqishme u bë gjithë
universi dhe bashkë me të edhe planeti toka dhe njeriu që banon në të. Perëndia
nuk kishte nevojë të krijonte asgjë; ai vetë vendosi që ta bëjë këtë, dhe krijoi
gjithçka nga asgjëja. Ai nuk përpunoi atë që ekzistonte më përpara, sepse asgjë
nuk ka patur përpara tij (Zan. 1-2; Hebrenjve 11:3).

Perëndia është Shpëtimtari. Ne duhet që ta shohim në një farë detaji realitetin e
hidhur se të gjithë njerëzit kanë mëkatuar ndaj Krijuesit të tyre. Por Perëndia ka një
mënyrë të mrekullueshme për të shpëtuar mëkatarët. Asnjë nuk mund ta shpëtojë
ndonjëherë vetveten; nëse një mëkatar do të shpëtohet, atëherë, këtë gjë mund ta
bëjë vetëm Perëndia (Titi 3:4-7; Zbulesa 7:9-10).

Perëndia është Gjykatësi. Të gjithë njerëzit kanë për ta takuar Bërësin e tyre një
ditë. "Njerëzit të vdesin vetëm një herë, dhe më pas vjen gjyqi" (Heb. 9:27).
Asnjë nuk ka për të qenë i aftë që ta anulojë atë takim apo që t' u shmanget
pyetjeve të Zotit për jetën që ai jetoi në botën e Perëndisë. Ne të gjithë kemi për t' i
dhënë llogari atij (Romakët 14:12; Zbulesa 20:1115).

Bota po mbahet akoma dhe ne marrim frymë akoma vetëm sepse Perëndia
kujdeset për krijimin. Ai është duke i mbajtur të gjitha (Hebrenjve 1:3; Jobi 12:10).
Dhe megjithëse në pamje të parë duket e kundërta, Perëndia qeveris gjithçka
sipas vullnetit të tij sovran për lavdinë e tij.

Ai mbretëron mbi gjithçka dhe asgjë nuk qëndron jashtë kontrollit të tij mbretëror
(Psalmi 103:19; Danieli 4:34-35). Ai lejon që të ndodhin shumë gjëra të mira, dhe
në mirësinë e tij e përmban mëkatin. Edhe sikur të ketë shumë të këqija në këtë
botë, Perëndia është kaq i madh dhe kaq i mirë saqë bën që e keqja të veprojë
për të mirën përfundimisht (Zan. 50:20 dhe Veprat e Apostujve 2:23 na japin
shembuj). Kjo nuk e shfajëson në asnjë mënyrë mëkatin por tregon se sa i
mrekullueshëm është Perëndia që është i aftë të bëjë gjithçka për lavdinë e tij
(Efesianëve 1:11-12).

Si duhet të ndihemi ne për Perëndinë që është zbuluar në një mënyrë të tillë në
Bibël? Isaia e ndjeu veten shumë të vogël dhe mëkatar kur ai pa diçka nga
madhështia dhe pastërtia morale e Perëndisë (Isaia 6:1-Cool. A nuk duhet të
ndihemi edhe ne të vegjël kur e shohim se sa i madh është Perëndia, dhe a nuk
duhet të ndihemi edhe mëkatarë kur mendojmë se sa i përkryer është ai? Mbi të
gjitha, a nuk duhet që ta adhurojmë dhe lavdërojmë?

Kush eshte Krishti...

Zoti Jezus Krisht është plotësisht Perëndi dhe plotësisht
njeri. U ngjiz nga Fryma e Shenjtë, u lind nga një
virgjëreshë, dhe bëri një jetë pa mëkat në bindje ndaj
Atit. Ai mësoi me autoritet dhe të gjitha fjalët e tij janë të
vërteta. Në kryq, ai vdiq në vend të mëkatarëve, duke
mbajtur ndëshkimin e Perëndisë për mëkatin e tyre,
duke i shpenguar (çliruar) ata me anë të gjakut të tij. Ai u
ngjall nga të vdekurit dhe u ngrit ne qiell me trupin e tij të
ringjalljes ku adhurohet si Zot i të gjithëve. Jezusi
ndërmjetëson për popullin e tij në praninë e Atit.

FRYMA E SHENJTË,,,eshte gjendje apo person...?

Fryma e Shenjtë është dërguar nga qielli për të lartësuar
Krishtin dhe për të zbatuar veprën e tij të shpëtimit. Ai i
bind mëkatarët për mëkatin e tyre, jep jetë shpirtërore
dhe një të kuptuar të vërtetë të Shkrimeve. Ai banon në të
gjithë besimtarët, sjell siguri shpëtimi dhe i transformon
ata gjithnjë e më shumë në ngjashmëri me Krishtin. Ai e
ngre Kishën dhe i fuqizon pjesëtarët e saj për adhurim,
shërbim dhe mision.


Fryma e Shenjtë është personi i tretë i Trinisë dhe ka vepruar në botë që nga fillimi
i krijimit (Zan. 1:2). Ai nuk duhet të mendohet si ndonjë forcë apo influencë
misterioze, jopersonale.

Profetët e Dhiatës së Vjetër prisnin kohën kur do të vinte Mesia, sepse atëherë
Fryma e Shenjtë do të jepej në një masë shumë më të madhe (Isaia 11:2; 44:3;
Joeli 2:28-32). Sot, të krishterët gëzohen sepse Fryma e Shenjtë është dërguar
nga qielli prej Atit dhe Birit për të gjithë besimtarët (Gjoni 14:26; 15:26).

Fryma e Shenjtë nuk dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes. Detyra e tij është
për të lartësuar Krishtin (Gjoni 16:14-15), dhe për të zbatuar veprën e tij të
shpëtimit. Ai, pra, mbetet i kënaqur që të quhet ‘Fryma e Jezusit’, apo Fryma e
Krishtit (1 Pjetrit 1:11), ose Fryma e Birit (Gal. 4:6).

Ngaqë sjell në jetën e popullit të Perëndisë bekimet e veprës së përmbushur të
Krishtit, Fryma e Shenjtë nuk mund të derdhej pa u lartësuar në triumf Shpëtimtari
i ringjallur për t’u lavdëruar në krah të Atit (Gjoni 7:39; 16:7). Por që nga Dita e
Rrëshajave (Veprat 2:1), bota ka parë veprimin e tij të mrekullueshëm në jetën e
njerëzve.

Ai i bind mëkatarët për fajin në lidhje me mëkatin dhe drejtësinë dhe gjykimin
(Gjoni 16:Cool. Ata zgjohen nga Fryma e Shenjtë dhe kuptojnë se e kanë trishtuar
dhe fyer Perëndinë e shenjtë dhe të dashur (Efe. 5:14). Intensiteti i këtyre bindjeve
shpirtërore ndryshon shumë por ato duhet të jenë me domosdo aq të vërteta sa ta
bëjnë mëkatarin që të kërkojë Shpëtimtarin (Lluka 15:15-20; Veprat 2:37); 16:29-
30). Këto janë shenjat e para të jashtme të asaj mrekullie të hirit me anë të së
cilës Fryma e Shenjtë jep jetë frymërore.

Nga ana shpirtërore ne jemi të vdekur në faje dhe mëkate (Efe. 2:1) derisa lindemi
sërish nga Fryma (Gjoni 3:1-Cool. Me anë të kësaj vepre të mrekullueshme të
Perëndisë, mëkatari bëhet një krijesë e re (2 Kor. 5:17) dhe merr një natyrë të re
me interesa, vlera, motive, shije, dëshira, shpresa, përparësi dhe qëllime të reja
shpirtërore (Efe. 4:22-24). Jeta e krishterë jetohet kështu plotësisht në fuqinë e
Frymës Rom. 8:1-17).

Asnjë nga veprat e Frymës në jetët e besimtarëve nuk do të ishte e mundur pa
fjalën e Perëndisë (Gjoni 17:17). Bibla është mjeti i tij më i lartë, shpata e tij (Efe. 6:
17). Nuk është për t’u habitur, pra, që të shihet se Fryma, i cili në fakt ishte autori i
Shkrimeve (2 Pje. 1:21), duhet që edhe ta interpretojë mesazhin. Ai jep një të
kuptuar të vërtetë të Shkrimeve. Sa e mërzitshme që i duket Bibla shpesh një
jobesimtari! Ai nuk mund ta kuptojë. Për të ajo është marrëzi. Por Fryma hap sytë,
veshët dhe mendjet e të krishterëve në mënyrë që ata të mund të kuptojnë se
çfarë Perëndia ua ka dhënë atyre lirisht (1 Kor. 2:6-16). Është Fryma ai që na bën
ta duam fjalën e Perëndisë, kështu që mund të jemi plotësisht të sigurt se çdo gjë
që na bën ta neglizhojmë nuk vjen prej tij.

Kur shpëtohemi, Perëndia vë në zemrat tona Frymën e tij (2 Kor. 1:22), kështu që
mund të themi se ai banon në të gjithë besimtarët. Nëse dikush nuk e ka Frymën
e Krishtit, ai nuk i përket atij (Rom. 8:9). Trupi i çdo të krishteri është, pra, një
tempull i Frymës së Shenjtë (1 Kor. 6:19). Kjo është një e vërtetë e mahnitshme -
Perëndia në ne! Kur besimtarët vihen me të vërtetë nën zotërimin dhe kontrollin e
Frymës së Shenjtë nga brenda tyre, dhe nganjëherë kur Fryma vjen veçanërisht
mbi popullin e tij, ata përshkruhen se u mbushën me Frymën e Shenjtë (Lluka 1:
41, 67); Veprat 2:4; 4:8, 31; 6:3, 5; 7:55; 9:17; 11:24; 13:9). Apostulli Pal u tha të
gjithë pjesëtarëve të kishës në Efes, fjalë për fjalë, që ‘të vazhdoni të mbusheni
me Frymën e Shenjtë’ (Efe. 5:18). Kjo është përvoja e të gjithë atyre që eten për
Perëndinë kërkojnë me të vërtetë që t’i shërbejnë atij (Isaia 44:3; Gjoni 4:15).

Disa të krishterë duket sikur kalojnë nëpër rrjedhat e jetës duke qenë të pasigurt
nëse janë vërtet të shpëtuar apo jo. Kjo është një goditje mjaft e fortë e djallit, i cili
është paditësi (Zbulesa 12:10). Ai dëshiron që të na largojë ne si të krishterë nga
paqja, gëzimi dhe dobishmëria jonë. Një libër i Dhiatës së Re, letra e Gjonit, u
shkrua veçanërisht me qëllimin që të siguronte besimtarët se ata kanë jetë të
përjetshme (1 Gjonit 5:13). Gjoni na thotë se është Fryma e Shenjtë ai që sjell
siguri shpëtimi (1 Gjonit 3:24; 4:13).

Gjatë leximit të Shkrimeve, Fryma na bind se premtimet e ungjillit nuk kanë
dështuar kurrë ndaj nesh. Ne lexojmë edhe më tej, se ai na ka ‘vulosur’, një fjalë
që flet për sigurinë tonë të garantuar si një pasuri e shtrenjtë e Perëndisë (2 Kor. 1:
22; Efe. 1:13; 4:30). Gjatë punës së tij në jetën tonë, ne mund të shohim fillesat e
‘shenjave të hirit’ që janë provë e veprës shpëtuese të Perëndisë (1 Gjonit 2:29; 3:
9; 4:7; 5:1, 4). Në përgjithësi, ai dëshiron që të na dhurojë sigurinë e brendshme
se ne jemi fëmijë të Perëndisë (Rom. 8:16).

Ngaqë ai është Fryma e Shenjtë, influenca e tij e parë në jetën tonë është që të na
bëjë të shenjtë. Ky proces njihet si shenjtërimi ynë. Ai fillon me kthimin në besim
dhe përmbushet plotësisht vetëm atëherë kur ne hyjmë ne qiell. Shenjtërimi është
puna e Frymës në besimtarët i cili krijon gjithnjë e më shumë ngjashmëri me
Krishtin (Rom. 8:13). Çdo provë e një jetese të shenjtë përshkruhet si fryti i
Frymës (Gal. 5:22-26). Ai lufton vazhdimisht brenda nesh kundër mbeturinave të
natyrës sonë të vjetër mëkatare (Gal. 5:17-18), por fitorja është e sigurt për ata që
duan me të vërtetë ta kënaqin Perëndinë (Fil. 2:12, 13; Rom. 7:24, 25). Një ditë
shëmbëllimi ynë në Krishtin do të përmbushet (1 Gjonit 3:2).

Të gjitha dhuntitë e Frymës jepen për të mirën e përbashkët të popullit të
Perëndisë. Ai na fut në trupin e Krishtit, Kishën, me anë të pagëzimit (1 Kor. 12:
13), kështu që në një varësi reciproke ndaj njëri-tjetrit ne luajmë secili pjesën tonë
kur ndajmë me njëri-tjetrin dhuntitë dhe hiret tona të ndryshme Rom. 12:3-Cool. Në
këtë mënyrë Fryma e ndërton kishën (Efe. 4:1-16). Gjithçka që na jep ai është për
rritjen e Kishës dhe kurrë për ndonjë dëshirë egoiste. Në këtë mënyrë ne
ndërtohemi së bashku dhe bëhemi një banesë në të cilën banon Perëndia me
anë të Frymës së tij (Efe. 2:22).

Çdo shërbim i kishës është plotësisht i varur nga prania dhe veprimi i Frymës së
Shenjtë. Ai i fuqizon pjesëtarët e saj për adhurim. Perëndia është Frymë dhe
adhuruesit e tij duhet të adhurojnë në frymë dhe në të vërtetë (Gjoni 4:24).

Si rrjedhim, e vetmja ndihmë që kërkojmë në adhurim dhe e vetmja gjë që duhet
të dëshirojmë është vetë Fryma e Shenjtë (Fil. 3:3). Me anë të tij ne lutemi (Rom. 8:
15; Efe. 6:18; Juda 20), predikojmë (1 Kor. 2:4), dhe këndojmë për Perëndinë (Efe.
5:18-20).

Fryma i fuqizon gjithashtu pjesëtarët e trupit të Krishtit për shërbim dhe mision.
Çdo gjë që arriti apostulli Pal në shërbimin e tij ndaj Perëndisë, ai ia njohu fuqisë
së Perëndisë (Rom. 15:17-19). Së pari, ai kishte ndërmend suksesin e
përpjekjeve të tij misionare. Fryma e Shenjtë e dha për herë të parë në ditën e
Rrëshajave (Veprat 2:1) për të fuqizuar apostujt në mënyrë që ata të bëheshin
dëshmitarë të Krishtit deri në skajet e tokës (Veprat 1:Cool, një detyrë dhe urdhërim
në të cilin duhet të marrim pjesë të gjithë. Ne varemi nga i njëjti Frymë e Shenjtë
për fuqi ndërsa dëshmojmë përpara familjeve dhe miqve tanë. Kjo na jep një
inkurajim shumë të madh, jo vetëm për të ungjillizuar të humburit, por edhe për të
ndenjur zgjuar dhe për t’u lutur për kohën kur Zoti do ta derdhë përsëri me bollëk
në ne Frymën e tij për një rigjallërim të vërtetë.

KISHA E KRISHTER

Çdo asamble lokale në ditët e hershme të krishterimit
ishte autonome, pra vetqeverisej. Nuk kishte federatë
kishash me një autoritet të centralizuar mbi to. Nuk
kishte denominacione [sekte] dhe si pasojë nuk kishte
qendër apo shtab sektar [denominacioni]. Çdo kishë
lokale ishte direkt përgjegjëse ndaj Zotit. Kjo tregohet
tek Zbulesa 1:13 ku Zoti është parë duke qëndruar në
mes të shtatë shandanëve të artë.


Këshilli në Jeruzalem mund të duket fillimisht si një lloj gjyqi suprem nga një sekt
[ose një denominacion]. Por faktet janë ndryshe.

Çdo asamble lokale në ditët e hershme të krishterimit ishte autonome, pra
vetqeverisej. Nuk kishte federatë kishash me një autoritet të centralizuar mbi to.
Nuk kishte denominacione [sekte] dhe si pasojë nuk kishte qendër apo shtab
sektar [denominacioni]. Çdo kishë lokale ishte direkt përgjegjëse ndaj Zotit. Kjo
tregohet tek Zbulesa 1:13 ku Zoti është parë duke qëndruar në mes të shtatë
shandanëve të artë. Kjo paraqet të shtatë kishat e Azisë. Çështja është që aty
s'kishte ndonjë agjensi qeverisëse midis kishave individuale dhe Kreut të madh të
Vetë Kishës. Secila qeverisej direkt nga Ai.

Pse është kjo gjë kaq e rëndësishme? Fillimisht pengon përhapjen e gabimit. Kur
kishat janë të lidhura së bashku nën një kontroll të përbashkët, forcat e liberalizmit,
racionalizmit dhe dorëheqjes mund të rrënojnë të gjithë grumbullin, thjesht prej
konfiskimit të shtabeve qendrore dhe shkollave sektare [denominacioni]. Aty ku
kishat janë të pavarura, lufta e armikut duhet bërë kundër një shumice pjesësh veç
e veç.

Së dyti autonomia e kishës lokale është një mbrojtje e rëndësishme kur një
qeverisje e shumfishtë është në fuqi. Kur kishat janë të federuara, një qeverisje
totale mund t'i kontrollojë ato vetëm nga kontrollimi i disa krerëve nëpër shtabe
[sektare]. Kur kishat refuzojnë të njohin ndonjë autoritet të centralizuar, ato mund të
shkojnë më kollaj nëpër "stehime" në kohën kur ndodh ndonjë sulm.

Mjaft qeveri sot, qoftë demokratike apo diktatoriale, përpiqen të shkaktojnë
bashkimin e kishave të vogla e të pavarura. Ata thonë se nuk duan të merren me
një numër të madh njësish lokale, por me një komitet qendror që i përfaqëson të
gjitha. Qeveritë e lira përpiqen t'i bashkojnë këto njësi me anë të disa favoreve apo
përfitimeve. Qeveri të tjera përpiqen me forcë për t'i bashkuar me anë të dekreteve
ashtu siç bëri Hitleri gjatë Rajhut të Tretë. Në çdo rast kishat të cilat i dorëzoheshin
presionit humbnin karakterin e tyre sipas Shkrimeve edhe mundësinë për t'i
rezistuar modernizimit dhe për të vazhduar në fshehtësi gjatë kohës së
persekutimit.

Disa mund të kundërshtojnë duke thënë se kishat në Veprat kishin një autoritet
qendror, të emëruar këshilli në Jeruzalem që ne sapo kemi konsideruar.
Megjithatë një studim i kujdesshëm i paragrafit do të tregojë që ky s'ishte një trup
zyrtar me fuqi rregulluese. Ishte thjesht një mbledhje së bashku e apostujve dhe
pleqve që vepronin në një kapacitet këshillues.

Këshilli nuk i thirri njerëzit të vinin nga Antiokia; ai vendosi të konsultonte njerëzit në
Jeruzalem. Vendimi i këshillit nuk ishte lidhja e kishave; thjesht u ofrua si gjykim i
përbashkët i grupit.

Historia e kishave flet vetë për veten. Kudo ku ka pasur federata të kishave nën një
organizatë qendrore ka pasur një përshpejtim rënieje. Dëshmia më e pastër për
Perëndinë është mbajtur nga kishat që janë të lira nga ndikimi i jashtëm njerëzor.

Bibla dhe e verteta e saj

Ky libër (Bibla) përmban—mendjen e Perëndisë, gjendjen e njeriut,
rrugën e shpëtimit, fatin e mëkatarëve dhe lumturinë e besimtarëve.
Doktrinat e saj janë të shenjta, urdhërimet e saj detyruese, historitë e
saj janë të vërteta dhe shqyrtimet e saj janë të pandryshueshme.
Lexoje që të jesh i zgjuar, besoje që të jesh i sigurt, praktikoje që të
jesh i shenjtë. Ajo përmban dritë për të të drejtuar, ushqim për të të
ndihmuar dhe ngushëllim për të të inkurajuar. Ajo është harta e
udhëtarit, shkopi i shtegtarit, busulla e pilotit, shpata e ushtarit dhe akti
themelues i të krishterit. Këtu qielli është i hapur dhe portat e ferrit
demaskohen. KRISHTI ËSHTË TEMA MADHORE E SAJ, e mira tonë
është përcaktimi i saj dhe Lavdia e Perëndisë është fundi i saj. Ajo
duhet të mbushë mendjen, të drejtojë zemrën dhe të udhëheqë këmbët.
Lexoje ngadalë, shpesh dhe me lutje. Ajo është një minierë e pasurisë,
një parajsë e Lavdisë dhe një lumë i kënaqësisë. Ajo të është dhënë ty
në jetë, do të hapet në Gjykim dhe do të kujtohet përgjithmonë. Ajo
përfshin përgjegjësinë më të lartë, do të shpërblejë skllevërit më të
mëdhenj dhe do të dënojë të gjithë ata që luajnë me përmbajtjen e saj
të shenjtë.



Vlera e Biblës

Së pari, duhet të dini se Bibla është Fjala unike e Perëndisë. Ajo përmban gjithçka
që ne kemi nevojë të dimë rreth besimit dhe moralit në këtë jetë dhe gjithçka që
kemi nevojë të dimë rreth jetës së përjetshme në të ardhmen. Një shkrimtar
anonim e ka cituar atë mjaft bukur: "Ky libër përmban mendjen e Perëndisë,
gjendjen e njeriut, mënyrën e shpëtimit, zymtësinë e mëkatarëve dhe lumturinë e
besimtarëve. Doktrinat e tij janë të shenjta, rregullat e tij janë të lidhur, historitë e tij
janë të vërteta dhe vendimet e tij janë të pandryshueshme. Lexojeni atë që të jeni
të mençur, besojeni që të shpëtoheni dhe praktikojeni që të jeni të shenjtë. Ai
përmban dritë që t'ju drejtojë, ushqim që t'ju ushqejë dhe ngushëllim që t'ju
gëzojë. Ai është harta e udhëtarit, busulla e pilotit, shpata e ushtarit dhe karta e të
krishterit. Këtu parajsa është restauruar, qielli është hapur dhe portat e ferrit janë
zbuluar. Krishti është tema e madhe e tij, e mira jonë është përcaktimi i tij dhe
lavdia e Perëndisë është fundi i tij. Lexojeni atë ngadalë, herë pas here dhe me
lutje. Ai është një minierë pasurie, një parajsë lavdie dhe një lum kënaqësie. Ai do
të shpërblejë punën më të madhe dhe do të dënojë të gjithë ata që luajnë me
përmbajtjen e tij të shenjtë. Është Libri i librave -- Libri i Perëndisë -- zbulesa e
Perëndisë për njeriun".

Bibla është ndarë në dy pjesë, Dhiata e Vjetër dhe Dhiata e Re. Dhiata e Vjetër
përmban 39 libra dhe Dhiata e Re përmban 27 libra. Këto 66 libra janë shkruar
nga rreth 36 njerëz të frymëzuar nga Perëndia në një periudhë afërsisht prej 1600
vjetësh. Meqë këta njerëz ishin të udhëhequr nga Perëndia Fryma e Shenjtë, të
gjithë librat e tyre ndërthuren bashkë për të treguar të njëjtën gjë. Për arsye se
Bibla është Fjala e frymëzuar e Perëndisë, ajo është e pashtershme. Ndërsa disa
të vërteta themelore të besimit të krishterë mund të kuptohen lehtë, disa gjëra në
Bibël nuk mund të kuptohen plotësisht deri kur të shkojmë në qiell. Kur vijmë te
Bibla ne duhet të falënderojmë Perëndinë që di gjëra që ne nuk mund t'i kuptojmë
plotësisht. Por ne duhet të besojmë gjithçka që thotë Perëndia, madje edhe në
qoftë se nuk mund ta kuptojmë atë plotësisht. Ne nuk mund t'i lëmë mendjet tona
të gjykojnë Biblën; në vend të saj, ne duhet të lëmë Biblën të gjykojë mendjet tona!

Në Ligjin e Përtërirë 29:29 lexojmë: "Gjërat e fshehta i përkasin Zotit, Perëndisë
tonë, por gjërat e shfaqura janë për ne dhe për bijtë tanë për gjithnjë, me qëllim që
të zbatojmë në praktikë tërë fjalët e këtij ligji". Fjalët e Urta 25:2 thotë: "Është lavdi
e Perëndisë të fshehësh një gjë, por është lavdi e mbretërve ta hetosh atë". Ne
duhet ta konsiderojmë nder që të hetojmë thesaret e së vërtetës që janë fshehur
në Fjalën e Perëndisë!



Të kuptuarit e Biblës

Një nga çelësat kryesorë të të kuptuarit të Biblës është
të bindurit. Dikush ka thënë: "Të qenit i bindur është
organi i njohurisë frymërore. Kjo do të thotë se nëse i
bindemi dritës që Perëndia na jep, Ai do të na japë edhe
më tepër dritë. Njerëzit që bëjnë më shumë përparim në
një studim biblik janë ata, të cilët kanë një dëshirë të
vetme, të kulluar të zemrës për të bërë çfarëdo që thotë
Perëndia. Ka edhe rregulla të tjerë që do të na ndihmojnë ndërsa
ne fillojmë të lexojmë Biblën. Rregulli bazë i interpretimit
është ky: nëse kuptimi i dukshëm ka kuptim, mos kërko
për ndonjë kuptim tjetër. Me fjalë të tjera, merre Biblën
fjalë për fjalë kurdoherë që është e mundur.

Është gjithashtu e rëndësishme ta kuptojmë një pjesë në atë kontekst që gjendet.
1 Korintasve 8:5 thotë: "... ka shumë perëndi dhe zotër". Të marra veç e veç, këto
fjalë sugjerojnë se ka më shumë se një Perëndi të vërtetë. Por konteksti më në
gjerësi thotë se megjithëse ka shumë idhuj dhe hyjni pagane, përsëri për ne "ka
veçse një Perëndi" (vargu 4) dhe "për ne ka veçse një Perëndi, Ati, nga i cili janë të
gjitha gjërat dhe ne në të; dhe një Zot Jezus Krishti, me anë të cilit janë të gjitha
gjërat dhe ne jetojmë me anë të Tij" (Vargu 6).

Është gjithashtu e rëndësishme të kuptojmë çdo pjesë në dritën e gjithë pjesës
tjetër të Biblës. Asnjë pjesë e Shkrimit të Shenjtë nuk mund të kontradiktojë
ndonjë pjesë tjetër të Shkrimit të Shenjtë. Secila e vërtetë e veçantë duhet të jetë
në harmoni me të gjithë të vërtetën. E marrë në vetvete, Jakobi 2:24 mund të duket
se na mëson shpëtimin me anë të veprave, por dëshmia e vetme e Shkrimit të
Shenjtë është se shpëtimi është me anë të hirit, nëpërmjet besimit dhe se veprat
janë fryt i shpëtimit, jo mjeti. (Jakobi 2:24 në fakt na mëson rëndësinë e veprave si
një evidencë e jashtme e besimit.)

Shprehje biblike

Ndërsa lexoni Biblën, shumë shpejt do të kuptoni se ajo
përdor figura letrare në shumë vende. Për shembull, kur
Jezusi akuzoi farisenjtë për gëlltitjen e një deveje (Mateu
23:24), Ai po përdorte një figurë letrare, në të cilën një
ekzagjerim me qëllim të çon tek e vërteta në një mënyrë
të paharrueshme. Ndonjëherë një objekt përdoret si tip
ose simbol i diçkaje tjetër. Kur Jezusi foli për lumenj të
ujit të gjallë në Gjonin 7:38, Ai po i referohej Frymës së
Shenjtë (shih vargun 39). Meqë përdorim figura letrare
në të folurit tonë të përditshëm, ne zakonisht nuk kemi
shumë vështirësi në dallimin e tyre në Bibël


Ndonjëherë ka thënie përgjithësuese në Bibël që duhen kuptuar si lejim për
përjashtime. Për shembull, atyre që nderojnë babain dhe nënën u është premtuar
jetë e gjatë mbi tokë (Efesianëve 6:2, 3). Por ne i njohim disa të rinj, të cilët i kanë
nderuar prindërit e tyre, por kanë vdekur në një moshë të re. Por është akoma e
vërtetë se si rregull i përgjithshëm fëmijët e bindur jetojnë më gjatë se të rinjtë e
egër e rebelues.

Ndonjëherë Bibla flet për Perëndinë sikur "bën" gjëra të cilat në realitet Ai veçse i
lejon të ndodhin. Për shembull, ne e dimë që Perëndia nuk bën ndonjë gjë që
është e ligë ose e gabuar. Por ne lexojmë se "një shpirt i lig nga Zoti ishte mbi
Saulin" (1 Samueli 19:9). Perëndia e lejoi këtë që të ndodhte, por nuk shkaktoi që
të ndodhte.

Ndonjëherë Perëndia flet për çfarë është e sigurt që do të bëhet sikur tashmë të
jetë ketë ndodhur. Në Romakëve 8:30 thuhet se besimtarët janë përlëvduar. Në
fakt ne nuk do të përlëvdohemi derisa Krishti të vijë dhe të na marrë për tek
shtëpia e Atit. Por e vërteta e këtij përlëvdimi të ardhshëm është aq e sigurt saqë
Perëndia flet për të si një fakt i përmbushur. Sa gjë e mrekullueshme është kjo --
që mëkatari më pak i perëndishëm jo vetëm të shpëtojë nga ferri nëpërmjet
besimit në Krishtin, por mund të jetë i sigurt për lavdinë që po vjen sikur ai tashmë
ta ketë provuar atë!

Bibla ndonjëherë përdor atë çfarë ne e quajmë gjuhë të shfaqjes njerëzore. Për
shembull, Jozueu 10:12 thotë se dielli nuk lëvizi nën urdhrin e Jozueut. Ne e dimë
se është lëvizja e tokës dhe jo e diellit ajo që shkakton natën e ditën. Por u duk se
dielli nuk lëvizi për arsye se orët e dritës së diellit u zgjatën. Kjo është gjuha e
shfaqjes njerëzore.

Fjala "bir" në Bibël mund të nënkuptojë gjithashtu nip, stërnip ose pasardhës
tjetër. Ashtu si edhe fjalët "bijë", "vëlla" dhe "motër", mund të kenë kuptime më të
gjera.

Kur vjen tek pozicionet gjeografike në Bibël, ata pothuajse janë dhënë në
referencë me kombin e Izraelit ose me qytetin e Jeruzalemit. Kështu "veriu"
zakonisht nënkuptohet veriu i Izraelit ose Jeruzalemit. Referencat biblike zakonisht
jepen si më poshtë: Gjoni 3:16, që do të thotë, Ungjilli i Gjonit, kapitulli 3, vargu 16.

Ka një balancim të gjërave parësore në Fjalën e Perëndisë. Disa të vërteta
trajtohen pak, ndërsa çështje të tjera theksohen shumë. Ne duhet të mundohemi
të marrim një pamje të balancuar të Shkrimit të Shenjtë, jo duke shkelur në një
temë sikur të ishte e vetmja temë, por duke e mbajtur atë në rëndësinë e duhur.

Kur shkrimtarët e Dhiatës së Re, të frymëzuar nga Fryma, cituan pjesë nga Dhiata
e Vjetër, ata ndonjëherë e përdorin citimin në një mënyrë të ndryshme, por krejt
legjitime, kështu duke i dhënë pjesës në Dhiatën e Vjetër një kuptim tjetër dhe më
të pasur.

Ndërsa lexoni dhe studioni Biblën përditë, ju do të shijoni një të kuptuar gjithnjë e
më të pasur të Perëndisë sonë madhështor dhe të planit të Tij të mrekullueshëm
të jetës për të gjithë ata që e marrin Jezus Krishtin si Shpëtimtar dhe Zot. Bëjeni atë dëshirën tuaj përjetë!
 

besimtaret-ungjillor © 2008. Design By: SkinCorner