Tuesday, July 14, 2009

Cili është propabiliteti që disa njerëz mund të parashikojnë një gjë të tillë dhe kjo të ndodhë me të vërtetë? Le t’ju japim një shembull: Le të themi se në vitin 2539 do të lindë një mashkull në Vlorë, që do të quhet Altin, që do studiojë për psikologji, do martohet në moshën 28 vjeçare, dhe në moshën 31 vjeçare do të vdesi nga një aksident në Tiranë, tek kryqëzimi i unazës me rrugën e Elbasanit, dhe do përplaset nga një makinë benz 4 vjeçare, me ngjyrë të zezë, shoferi i të cilit quhet Arben, dhe është 38 vjeç. Ky shembull ka 13 detaje. Propabiliteti që do të ndodhë me të vërtetë është gati 0. Vetëm në lidhje me ardhjen e parë të Krishtit, Bibla jep 48 profeci me detaje të tilla. Rastësi?Nga ana tjetër, Kurani nuk ka fare profeci. Pse duhet të besojmë ne që Allahu qënka Zoti i vërtetë? Pse nuk e parashikon ai të ardhmen? Ku janë profecitë në Kuran? Muslimanët thonë që Bibla (dhjata e vjetër dhe e re) është e korruptuar nga çifutët dhe të krishterët! A është kjo e vërtetë?Në qoftë se ju besoni këtë, atëherë si mund të shpjegoni që çifutet paskan korruptuar dhjatën e vjetër kur ata nuk besojnë tek Jezusi? Çifutët nuk e pranojnë dhjatën e re si të vërtetë, atëherë si do të vendosnin ata pasazhe që flasin për kryqëzimin e Jezusit, kur ata nuk e besojnë një gjë të tillë?Kurani jo vetëm që nuk pretendon që të konkurojë me Biblën në fushën e profecive, por nuk ka fare profeci. Ku qëndron atëherë mrekullia e Kuranit? Për të gjithë ata që mendojnë se Kurani ka profeci dhe përpara se të marrim 100 email-e në ditë për këtë çështje, le të shpjegojmë çfarë quhet dhe nuk quhet profeci, dhe pastaj nëse ju gjeni ndonjë profeci në Kuran, na shkruani dhe ne do ta shikojmë me kënaqësi.Së pari le të shohim se çfarë nuk përbën një profeci: • Deklarata të Allahut se çfarë do të ndodhë në fund të historisë së botës, ditës së gjykimit, e të tjera si këto, pasi këto nuk mund të verifikohen si parashikime profetike (të paktën jo tani).• Thënie të përgjithshme që mund të interpretohen në shumë mënyra të ndryshme, pa detaje specifike.• Deklarata të njerëzve të ndryshëm (profetë, grupe të ndryshme, luftëtarë, etj) për plane që ata vetë planifikojnë të bëjnë. Kjo nuk konsiderohet profeci, sepse ata e kanë në dorë vetë se çfarë do të bëjnë dhe mund të bëjnë atë që thonë vetë.• Përshkrime të fenomeneve të natyrës (sidomos ato që ishin të njohura në atë kohë), pasi këto nuk përbëjnë parashikime të historisë njerëzore.• Thënie ose njohuri të marra nga Bibla ose literaturë tjetër që egzistonte në atë kohë.Çfarë përbën një profeci:• Parashikime të historisë njerëzore pasi profecitë janë shkruar me detaje të hollësishme (emra vendesh, mbretërish, kombesh, numër i sakte vitesh).• Të dhëna historike që kjo gjë ndodhi me të vërtetë pasi ishte shkruar në libër.Atëherë, kur të gjeni profecitë në Kuran që nuk kundërshtojnë parimet e mësipërme, atëherë na njoftoni.Libri “Profecitë e Kuranit të Shenjtë" shkruar nga Q.I. Hingora, përmban 22 të ashtëquajtura profeci, secila për tyre kundërshton të paktën një nga parimet e mësipërme të një profecie. Pa u futur shumë në hollësi (që të mos shkruajmë një roman në këtë artikull), deri tani s’kemi parë asnjë provë që Kurani të përmbajë ndonjë profeci. Në fund të fundit, kur Muhamedit i kërkuan të bënte ndonjë mrekulli (si profetët e tjerë) ai tha se ishte vetëm një lajmëtar.Le të përmendim një “profeci” të Muhamedit që ka dështuar 100%. Ai profetizoi se kur arabët të shkojnë të luftojnë kundër çifutëve, ata (çifutët) do të munden dhe smbrapsen para arabëve.Sura 3:111.Ata kurrsesi nuk mund t'ju sjellin ndonjë dëm juve, përveç ndonjë shqetësimi, po edhe në ju luftofshin, ata do të zmbrapsen prej jush. Mandej ata nuk janë të ndihuar.Izraeli u bë shtet përsëri në vitin 1948. Pas shkatërrimit të tempullit nga romakët në vitin 70 Pas Krishtit dhe deri në vitin 1948, Izraeli nuk ishte shtet. Kur u shpall përsëri shtet, dhe u njoh nga OKB-ja dhe shumica e vendeve të botës, 5 shtete arabe e sulmuan atë njëkohësisht nga të gjitha anët, dhe Izraeli i mundi që të pestë. E njëjta gjë ndodhi me luftrat e tjera të arabëve kundër Izraelit në vitet 1956, 1967, 1973. Profecia e Muhamedit doli e rreme.Atëherë, në fushën e profecive, Bibla qëndron më lart se Kurani. Kjo është e pakundërshtueshme nëse besojmë faktet.
__________________

0 comments:

Post a Comment

 

besimtaret-ungjillor © 2008. Design By: SkinCorner