Tuesday, July 14, 2009

KRAHASIMI HISTORIKPërsa i përket historisë, Bibla është vërtetë një libër i veçantë. Të 66 librat e Biblës u shkruan nga 40 autorë të ndryshëm, në 3 kontinente të ndryshme, në një periudhë afërsisht 1600 vjecare. Të gjithë librat përputhen me njëri tjetrin si në tema, vargje, ashtu edhe histori. Bibla përshkruan historinë njerëzore me detaje shumë të hollësishme. Jepen konkretisht emra njerëzish, vendesh, popujsh, civilizimesh, mbretërish, gjereralësh, dhe gjenealogji deri në hollësinë më të madhe. Zbulime arkiologjike në mijëra vjet vazhdojnë të konfirmojnë historitë biblike.Kurani ka një histori interesante. Sipas muslimanëve, Allahu është Zoti i vërtetë i cili i dha ligjin Moisiut dhe ungjillin Jezusit. Sipas tyre, Adami ishte muslimani i parë, dhe Abrahami adhuroi Allahun në Kaba. Ajo që është interesante në lidhje me këto thënie, është fakti që Allahu nuk përmendet askund në asnjë literaturë tjetër, para-arabike. Si shpjegohet që të mos ketë asnjë reference për Zotin e vërtetë në asnjë literaturë çifute, nëse Allahu paska qënë Zoti i vërtetë dhe i dha atyre ligjin me anë të Moisiut? Sipas Kuranit edhe Jezusi vetë iu lut Allahut. Si shpjegohet që nuk ka asnjë referencë për këtë? Ku janë shkrimet (përveç Kuranit) që flasin për këtë? Pse vallë dishepujt nuk shkruan për këtë gjë. Nëse Allahu është Zoti i vërtetë, si nuk paska asnjë njeri tjetër para Muhamedit që të shkruajë për atë?Nga ana tjetër, sipas historisë dhe arkiologjisë, Allahu përmendet si një nga Zotët paganë që arabët adhuronin në Kaba. Ai në fakt ishte një nga 360 Zotat që adhuroheshin atje, dhe ishte Zoti kryesor në Kaba. P.sh. në Kuran, nuk shpjegohet se kush është Allahu, ngaqë të gjithë arabët e njihnin mirë se kush ishte Allahu, në fakt Allahu ishte Perëndia-Hënë që arabët adhuronin. Fakti që Allahu ishte një nga Zotat kryesorë paganë që adhurohej nga arabët është i padiskutueshëm. P.sh. babai i Muhamedit quhej Abdullah, që shpjegon qartë se Allahu nuk u shpik nga Muhamedi. Në shekullin e shtatë në Arabi, popullësia ishte pagane dhe adhuronte djellin, hënën, yjet, etj. Për shkak të tregëtisë, Muhamedi kishte kontakte si me grupe të ndryshme të krishterësh ashtu edhe çifutësh. Në kundërshtim me pretendimet e muslimanëve se Muhamedi vendosi monoteizmin (adhurimin e një zoti të vetëm), kjo doktrinë besohej si nga çifutët ashtu edhe të krishterët. P.sh, tek LiP 6:4 në Dhjatën e Vjetër thuhet:Dëgjo, Izrael, Zoti, Perëndia ynë, është një i vetëm.Pra, çifutët dhe të krishterët ishin besimtarë monoteistë (në një zot të vetëm) dhe qortonin arabët për paganizmin e tyre dhe adhurimin e 360 zotave. Arabët kishin emra të ndryshëm për këto zota, më të rëndësishmit prej të cilëve ishin Zotat e Hënës, që arabët u kishin ndërtuar tempuj dhe i adhuronin. Midis tyre përmendim, Sin, Hubul, Al-ilah. Sipas historisë Hubul-i ishte Përendia-Hënë që ishte vendosur mbi Kaba. Al-ilah, ishte zoti nga erdhi emri Allah dhe ishte gjithashtu një nga Perënditë-Hënë. Ai gjithashtu adhurohej në Kaba. Me kalimin e kohës Allahu zevëndësoi Hubul-in në adhurimin në Kaba të arabëve si zoti kryesor, i lidhur me adhurimin e Hënës. Burime historike dhe arkiologjike dëshmojnë për këtë.Edhe sot, simboli i Hënës (apo gjysëm Hënës më saktë) është i lidhur ngushtë me fenë islame, dhe është i pranishëm në flamurë të shteteve islamike, objekte të kultit, simbole të fesë islame, etj, që tregon një lidhje direkte të islamizmit me adhurimin pagan të Hënës. Më vonë Kaba-ja u quajt “shtëpia e Allahut”. Arabët kishin caktuar mjaft rite në lidhje me adhurimin e idhujve. Nga këto përmendim agjërimin për Ramazan, ecjen rrotull Kabasë 7 herë, puthja e gurit te zi, flijime kafshësh, gjuajtja me gurë ndaj “djallit”, lutje drejt Mekës, etj. Muhamedi mësonte ndjekësit e tij që të merrnin pjesë në këto rite që kur paganët ishin në kontroll të Mekës. Më vonë Muhamedi i përdori këto rite në formimin e fesë islame dhe zhduku të gjithë zotat e tjerë dhe mbajti vetëm Allahun si Zotin e vetëm që njerëzit duhet të adhuronin.Adhurimi i idhujve në Arabi në atë kohë përfshinte edhe adhurimin e të ashtëquajturve “bijave të Allahut”, të quajtura al-Lat, al-Uzza dhe Manat. Kurani në fillim urdhëronte adhurimin e “bijave të Allahut” tek Sura 53:19-20, më vonë Muhamedi ndërroi mendje duke thënë që ai kishte qënë nën frymëzimin e djallit që të shkruante vargje të tilla. Këto vargje quhen gjithashtu “vargje satanike”, pasi vetë Muhamedi pranoi që ishte ndikuar nga djalli që të shkruante ato vargje, por sipas tij kjo nuk kishte ndikim në pjesën tjetër të Kuranit, pasi Allahu i shfaqi atij të vërtetën, dhe ato vargje nuk u përfshinë në Kuran.Arsyeja pse Muhamedi e bëri këtë kompromis ishte thjesht sepse ai kërkonte miratimin e të gjithë grupeve të ndryshme fetare, sidomos prej arabëve që adhuronin “Bijat e Allah-ut”.Dy pasazhe në Kuran i referohen kësaj ngjarje dhe së fundi refuzimit që Muhamedi i bëri këtyre vargjeve. Së pari Sura 17:73-75 ku Allahu i thotë Muhamedit:Në të vërtetë ata (idhujtarët) gati arritën të sprovojnë ty nga ajo që Ne ta shpallëm, e të trillosh tjetër nga çka të shpallëm, e atëherë do të zinin ty mik. Dhe sikur Ne të mos të kishim forcuar ty, ti gati anove diçka pak te ta. E atëherë Ne do ta shijonim mundimin dyfish të kësaj jete dhe dyfish të jetës tjetër, e pastaj ti nuk do të gjeje mbrojtës kundër nesh.Pasazhi tjeter është ngushëllim nga Allahu për Muhamedin në lidhje me atë ngjarje. Sura 22:52:Ne nuk dërguam para teje asnjë të dërguar (me shpallje) dhe asnjë pejgamber (të dërguar si vazhdues i shpalljes së mëparshme), e që, kur ai (i dërguari) dëshiroi diç, të mos iu pat hedhur në atë dëshirën e tij djalli, e All-llahu asgjëson atë që hedh djalli, dhe All-llahu fuqizon argumentet e Veta. All-llahu është shumë i dijshëm dhe me urtësi të madhe rregullon çështjet.Një varg (ajet) tjetër që hedh dritë mbi këtë, dhe natyrën kompromentuese të Muhamedit për të fituar popullaritetin e njerëzve gjendet tek Sura 16:101:Kur një ajet e zavendësojmë me një tjetër - e All-llahu di më së miri se çka shpall - ata thonë: "Ti (Muhammed) je vetëm trillues" Jo, por shumica e tyre nuk dinë.Pra duket qartë që ata njerëz që kishin tru dhe vunë re çfarë po bënte Muhamedi, e quajtën atë trillues, sepse ai e dridhte fjalën si të donte, dhe këtu thotë, që Allahu thjesht e zëvendëson një varg me një tjetër, kur të dojë ai, që kundërshton qartë atë që Allahu thotë tek Sura 2:106:Ne nuk abrogojmë (pezullojmë) asnjë nga argumentet tona, apo ta hedhim në harresë e të mos sjellim edhe më të dobishëm se ai, ose të ngjashëm me te. A nuk e ke ditur se All-llahu është i plotfuqishëm për çdo send?Islamizmi, nuk është një vazhdim i fesë së krishterë, apo të Abrahamit (siç pretendon), pasi nuk ka absolutisht asnjë gjë të përbashkët me të, por është thjesht një version i paganizmit arab. Shumica e muslimanëve nuk janë të njohur me këto fakte në lidhje me origjinën e fesë së tyre, pasi shumica e librave islamikë nuk flasin për këto fakte.Për shkak të kontakteve që Muhamedi kishte me grupe të ndryshme fesh, Kurani përmban fabula nga tradita të ndryshme fetare ose pagane.P.sh.• Shembulli i devesë që u bë profet (Sura 7:73-77,85; 91:14; 54:29) ishte njohur kohë përpara Muhamedit. • Historia e njerëzve të një fshati të tërë që u kthyen në majmunë sepse shkelën ligjin e së Shtunës (dmth që çifutet duhet të mbanin) ishte gjithashtu një fabul e njohur ne kohën e Muhamedit. Ju e besoni një fabul të tillë si të vërtetë? Shiko Sura 2:65; 7:163-166. • Historia e 12 burimeve që dolën në shkretëtirë nga Moisiu ishte një histori e njohur para islamike (Sura 2:60). • Historia e djemve dhe kafshëve të tyre që fjetën në një shpellë për 309 vjet ishte një fabul me origjinë greke dhe krishterësh heretikë. Padyshim fabul do te thotë që nuk është e vërtetë, besoni ju që ata fjetën për 309 vjet (Sura 18:9-26)?• Fabula e zogjve të ndarë në 4 copa, që (provon ???) ringjalljen sipas Surës 2:260, ishte një fabul e njohur në kohën e Muhamedit, por padyshim ishte fabul, jo e vërtetë, por kjo gjendet në Kuran si e vërtetë.Pra, nga ana historike, Kurani jo vetëm që nuk sjell ndonjë gjë të re apo më të zgjeruar sesa Bibla, por në të kundërt ka shumë gabime historike, dhe lë jashtë pa përmendur gjëra shumë të rëndësishme. P.sh, Kurani nuk përmend fare me emër bijtë e Adamit dhe Evës, bijtë e Noeut, dhe nuk jep gjeneaologji siç jep Bibla. Shikoni për shembull këtë varg:Sura 11:42,43Ajo lundron me ta nëpër valë si kodra, e Nuhu e thirri djjalin e vet, që ishtë në një vend të ndarë: "O djali im, hip bashkë me ne, e mos u bë me mohuesit!"Ai (djali) tha: "Unë do të ngjitëm në një kodër që do të më mbrojë nga uji (vërshimi)!" Tha: nuk ka sot mbrojtës prej dënimit të All-llahut, pos atë që Ai e ka mëshiruar!" Vala hyri mes tyre të dyve, e ai (djali u mbyt në ujë).Së pari bijtë e Noeut (Nuhu-t) nuk përmenden fare me emër, por në Bibël përmenden me emër, ata dhe pasardhësit e tyre. Por gabimi i madh këtu qëndron sepse më lart thuhet se njëri nga nga bijtë e tij vdiq në përmbytje, kur është fare e qartë se nga tre bijtë e Noeut erdhën tre rracat njerëzore. Por në qoftë se njeri prej tyre vdiq përpara përmbytjes, atëherë kemi një problem se nga erdhën 3 rracat njerëzore. Kurani nuk jep absolutisht asnje hollësi në lidhje me gjeanologjitë e Noeut dhe bijve të tij (apo të ndonjë tjetri për atë punë), kurse në Bibël jo vetëm që jepen hollësisht, por tregohen se ku jetuan dhe ku shkuan, qytetet ku qëndruan, dhe pasardhësit e tyre. Duket qartë që Muhamedi jo vetëm që s’dinte gjë nga këto, por ai shkroi ato që kishte dëgjuar aty-këtu nga çifutët ose të krishterët, dhe i bëri çorap të gjitha historitë, pa detaje, ose shpesh herë të ndryshuara shumë.Një shembull tjeter konkret, sipas Muhamedit çifutët besonin se Ezra (Uzejri) është bir i Allahut.Sura 9:30E jehuditë thanë: Uzejri është djali i All-llahut, e të krishterët thanë: Mesihu është djalë i All-llahut. Ato ishim thënie të tyre me gojët e tyre (fraza të thata), që imitojnë thëniet e jobesimtarëve të mëhershëm. All-llahu i vraftë, si largohen (nga e vërteta)!Këtu ka dy gabime të mëdha. Në rradhë të parë, nuk ka asnjë të krishterë, të gjallë apo të vdekur, asnjëherë në historinë e njerëzimit që të ketë thënë se Jezusi (Mesia, ose Mesihu si më lart) është djalë i Allahut. Të krishterët e quajnë atë Bir të Perëndisë, por jo djalë të Allahut. Së dyti, nuk ka asnjë çifut, të gjallë apo të vdekur, në historinë e njerëzimit, që të ketë besuar ndonjëherë se Ezra paska qënë djalë i Allahut (apo i Zotit). Në qoftë se mendoni ndryshe na përmendi një burim të vetëm çifut ku ai të jetë quajtur i tillë!Kurani nuk përmban absolutisht asnjë provë që të jetë një libër hyjnor, sipas analizës së deri tanishme sipas krahasimit profetik dhe historik. Kur dikush lexon Kuranin, e vë re fare qartë që jo vetëm që nuk është një libër i mbinatyrshëm, por është një libër shumë i ngatërruar. Së pari, kapitujt (Suret) nuk janë renditur kronologjikisht, por janë renditur (me përjashtim të Sures 1, që është hyrja) nga Surja me më shumë vargje (ajete) deri tek e fundit (Sura 114) me më pak vargje. Eshtë mjaft e vështirë për të përcaktuar kontekstin shumë herë se kur ndodhën këto ngjarje, sepse asgjë nuk është kronologjike dhe ngjarjet janë të shkëputura nga njëra tjetra. Kurani është pak a shumë, një përmbledhje çorbë, historish, fabulash, përrallash, parime moralesh të shekullit të 7 në Arabi, që nuk ka absolutisht asnjë zbulesë të historisë së vërtetë, kronologjisë së historisë njerëzore, e jo me asaj profetike.

0 comments:

Post a Comment

 

besimtaret-ungjillor © 2008. Design By: SkinCorner