Tuesday, July 14, 2009

KRAHASIMI SHOQERORLe të themi se deri tani nuk kemi parë asnjë vend islamik që të zbatojë 100% ligjet e Kuranit. Shembulli më i freskët i kësaj tentative u bë nga Talibani në Afganistan deri në 2001. Ky ishte një nga regjimet më të urryer në të gjithë botën për shkak të trajtimit ç’njerëzor të qytetarëve, trajtimit barbar dhe kriminal ndaj grave, mohimi i të drejtave themelore të jetës, etj, etj. Sipas Talibanit, ata po përpiqeshin që të imitonin 100% shembullin ideal të Kuranit dhe profetit Muhamed dhe shoqërise islame. Vende të tjera, nuk e kanë zbatuar tamam ligjet e Kuranit në shoqëritë e tyre, por nëse do ta bënin, atëherë vendi i tyre do të shkonte drejt asaj që u pa në Afganistan, një shoqëri e ngjashme me atë të shekullit të shtatë në Arabi. Në fakt sa më larg Kuranit të jetë një vend islamik, dhe sa më teper laik të jetë, aq më të mëdha janë mundësitë për trajtim më njerëzor të njerëzve, të drejtave të njeriut, trajtimit të grave, etj. Kjo shihet qartë në shembullin e Turqisë në krahasim me vendet e tjera islamike.Problemi qëndron në faktin se sipas Kuranit (Sura 4:105, 5:48, 42:10) nuk duhet të ketë ndarje të fesë nga shteti dhe sipas tyre drejtuesit e shtetit duhet të jenë besimtarë të Allahut dhe drejtues shpirtëror të vendit. Për shkak të kësaj ligji, vendi diktohet nga ligjet e islamit, prandaj vendet islamike nuk mund të kenë asnjeherë demokraci apo trajtim njerëzor të qytetarëve përsa kohë që ndjekin kuranin. Sa më larg tij të qëndrojnë aq më tepër i afrohen civilizimit. Këto nuk janë hamendje. Shikoni vendet islamike në shekullin 21. Asnjë prej atyre vendeve nuk ka demokraci. Cila prej tyre ka një shoqëri të hapur? Në shumë prej tyre, të krishterët që predikojnë ungjillin dënohen me vdekje apo me ndëshkime të tjera. Media drejtohet 100% prej pushtetit. Mendimi i lirë është i ndaluar dhe padyshim nuk lejohet pluralizmi. Po nga se kanë frikë vallë, nga një përrallë, siç ata e quajnë Krishtërimin? Në qoftë se është një përrallë, pse i druhen asaj dhe jo përrallave të tjera? Pse nuk ndalojnë edhe “Liza në botën e çudirave” në qoftë se Krishtërimi është një përrallë e çifutëve dhe të krishterëve? Pse nuk i lejojnë njerëzit të mendojnë dhe besojnë çfarë të duan? Shembulli i profetit të tyre i mëson të asgjesojnë çdo lloj kundërshtimi intelektual, politik, dhe fetar.Ndjekja e Kuranit dhe mësimeve të Muhamedit të çon në varferi dhe mjerim, përveç diktaturës, dhunës, dhe efekteve të tjera. A duhet të harrojmë vallë ç’ndodhi me Shqipërinë nën pushtimin Osman? Mjaft muslimanë shqiptarë kanë guximin të na thonë se turqit nuk i detyruan me forcë shqiptarët të ndryshojnë fenë e tyre, por ata e bënë këtë vullnetarisht. Kjo është jo vetëm një gënjeshtër e hapur , por edhe fyerje e inteligjencës sonë. Si shpjegohet emigrimi në masë i arbëreshëve të Italisë atëherë? Çfarë ishin ata, refugjatë ekonomikë? Perandoria osmane po zbatonte pikërisht ato që Kurani mëson. Sura 9:29Luftoni ata që nuk besojnë All-llahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi All-llahu dhe i dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u është dhënë libri, derisa ta japin xhizjen në dorë e duke qenë të mposhtur.Të krishterët u detyruan të paguajnë taksa të rënda (siç thuhet më lart, xhizjen ose haraçin), gjë që e cila detyroi shumicën e popullsisë në pamundësi për t’i paguar ato, të kthehen në muslimanë. Ata lanë vendin tonë 500 vjet prapa, në çdo fushë të jetës, atë ekonomike, shoqërore, intelektuale dhe politike. Çdo vend që vihet nën pushtetin musliman shkon prapa. Kjo shikohet qartë në çdo shoqëri që ka zbatuar ato parime. Raporti ekonomik i OKB-së për vitin 2000 tregon se të ardhurat neto të 22 vendeve islamike së bashku janë sa gjysma e të ardhurave neto të Spanjës, dhe po të mos ishte për Arabinë Saudite nga nafta dhe Egjiptin nga turizmi, rrezik as sa të ardhurat e Shqipërisë nuk do të kishin. Muslimanët arabë, që urrejnë perëndimin dhe vlerat e krishtere në ato vende, janë dyndur me miliona në vit drejt atyre vendeve, megjithë ligjet e forta të emigracionit. Po pse shkojnë në ato vende, dhe nuk rrinë atje ku shoqëria është e përsosur sipas ligjeve të Kuranit dhe Muhamedit? Bota islame nuk ka kontribuar asgjë në fushën e shkencës, arteve, muzikës, apo teknologjisë. Dhe po të mos ishte për teknologjinë e perëndimit për naftën, arabët me lopata do i hapnin puset e naftës edhe sot. Pasojat në shoqëri të ndjekjes së Kuranit dhe Muhamedit janë të qarta. Mund të vendosim shenjën e barazimit midis zbatimit të ligjeve të Kuranit në një shtet dhe varfërinë, mohimin e të drejtave të njeriut, abuzim me femrat, diktaturë, prapambetje shkencore, etj.Nga ana tjetër, Bibla është mjaft e qartë që shteti duhet të jetë i ndarë nga feja. Jezusi tha: “Jepini Çezarit atë që i takon Çezarit, dhe Perëndisë atë që i takon Perëndisë” (Mateu 22:21). Jezusi nuk u mësoi dishepujve të tij që të merrnin drejtimin e shtetit, por në të kundërt që të luteshin për drejtuesit e vendit dhe për paqe në vend. Bibla lejon lirinë e besimit dhe nuk detyron njeri që ta besojë atë. Nëse një njeri nuk do ta besojë atë, nuk duhet të ketë frikë nga persekutimi. Padyshim ka bekime dhe pasoja në bazë mënyrës se si ne i përgjigjemi fjalës së Zotit, por këto vijnë nga Zoti vetë, asnjë i krishterë nuk ka të drejtë të persekutojë në asnjë farë mënyre ata që nuk besojnë. Kjo çështje është midis tyre dhe Perëndisë. Sipas Biblës besimtarët duhet t’i duan të gjithë njerëzit pa dallim, t’i dëshmojnë atyre për dashurinë e Perëndisë dhe faktin që Jezusi vdiq në kryq për ta dhe i dhuron atyre falas jetën e përjetshme, dhe duhet të luten për të gjithë njerëzit. Kjo liri që vjen nga mësimet e Biblës dhe Jezusit, është baza e ndërtimit të çdo demokracie, dhe çon në një shoqëri të hapur, dhe sjell pluralizmin, lirinë e medias dhe mendimit, zhvillimin ekonomik dhe shkencor, etj. Në krahasimin shoqëror të Biblës dhe Kuranit konkludojmë që zbatimet e parimeve të Biblës sjellin si rezultat shoqëri shumë më të zhvilluara dhe të lira sesa shoqëritë që zbatojnë parimet e Kuranit dhe Muhamedit. Kjo është aq evidente saqë dyndja e qytetarëve të shoqërive islamike në vendet e perëndimit që shumë prej tyre i urrejnë, është një provë e superioritetit.
__________________

0 comments:

Post a Comment

 

besimtaret-ungjillor © 2008. Design By: SkinCorner