Tuesday, July 14, 2009

KRAHASIMI MORALMerrni me mend në qoftë se djalli do të kishte shpikur një fe që mësonte se Zoti thotë që duhet të gënjejmë, vjedhim, vrasim, mashtrojmë, rrebelojmë për çdo gjë dhe kundër çdo autoriteti, kryejmë çdo lloj imoraliteti, etj, etj (si këto), sa njerëz mendoni ju se do besonin tek kjo fe si e vërtetë prej Zotit? Po pse a nuk ka njerëz që bëjnë gjëra të tilla? Padyshim që ka, por asnjeri prej tyre nuk beson se ato janë gjërat më të mira që një njeri mund të bëjë, apo më tepër që këto gjëra të jenë urdhërime nga Zoti.Padyshim që Kurani përmban parime të mira, që në fund të fundit ndërgjegja që Zoti i ka dhënë çdo njeriu na thotë që disa gjëra janë të mira dhe disa të këqija. Por kjo nuk do të thotë se Kurani erdhi nga Zoti apo se Allahu është Zoti i vërtetë. Muhamedi padyshim që ishte një njeri i zgjuar, por ai ishte i kufizuar nga njohuria dhe mentaliteti i arabisë së shekullit të shtatë. Muhamedi përdorte rrethanat për të arritur qëllimet e tij, dhe kjo vihet re në ndryshimin e sjelljes apo qëndrimit të tij në bazë të rrethanave. P.sh, në moshën 25 vjeçare ai u martua me një 40 vjeçare, sepse ajo ishte e pasur dhe kjo i jepte atij mundësi të pozicionohej në shoqëri. Në fillimet e tij, kur ai ishte ende i dobët dhe kërkonte miratimin dhe mbeshtetjen e grupeve të ndryshme, si arabëve, të krishterëve, çifuteve, Mumahedi predikoi parime të pranueshme morale nga të gjitha grupet. P.sh. ai u tha arabëve që mund të adhuronin “bijat e Allahut”, për të fituar miratimin e tyre, dhe të krishterëve u tha se edhe ai besonte në të njëjtin Zot si dhe të Krishterët apo çifutët, por në fakt ai asnjëherë nuk mori miratimin e tyre. Pas forcimit ekonomik dhe ushtarak të Muhamedit dhe ndjekësve të tij, kur ai u kthye në Mekë dhe pushtoi Mekën, ne shohim një njeri komplet tjetër. Në atë kohë Muhamedi praktikoi dhe predikoi dhunën, nënshtrimin, fuqizimin me çdo mjet, ndërkohë që ai merrte “zbulesa nga Allahu” që i përshtateshin dhe vinin në ndihmë situatave të tij. Padyshim që është e qartë që një profet që shkel vetë ato parime që ai thotë se janë nga Zoti, ka shume pak fuqi të bindë njerëzit e arsyeshëm. Ne nuk jemi të sigurt se sa gra kishte Muhamedi, por nga të dhëna te ndryshme ai kishte nga 9-22 gra, ndërkohë që Kurani lejon meshkujt të marrin deri në 4 gra. Të përballur me një fakt të tillë, muslimanët hidhen shpejt në mbrojtje duke thënë se ai e bëri këtë gjë sepse i vinte keq për gratë për shkak të statusit ekonomik apo sepse nuk kishin ku të shkonin, që tingëllon mirë në pamje të parë, por që përmban shumë probleme.Së pari, edhe Jezusi u kujdes për ata që s’kishin, por nuk u martua me ndonjë prej tyre, prandaj të kujdesesh për dikë nuk do të thotë që të biesh në shtrat me to. Së dyti, ai theu ligjin e Allahut për të përmbushur një ligj tjetër të tij. Kjo nuk është drejtim sipas shembullit personal. Kësaj i thonë “bëni si them unë por mos bëni si bëj unë”.Së treti, shikoni pak se çfarë thonin ata që ishin pranë tij në lidhje me këtë:Anas bin Malik tha: “Profeti vizitonte të gjitha gratë e tij me rradhë, gjatë ditës dhe natës, gjithsej njëmbëdhjetë.”. E pyeta Anas, “A ka profeti fuqi për këtë?” Anas u përgjigj, “Ne thoshim se profetit i ishte dhënë fuqia e tridhjetë (burrave). (Sahih Bukhari 1.268, Sahih Bukhari 1.282) Në këtë pikë e dimë që shumë muslimanë nxehen me ato që janë shkruajtur, por le t’ju kujtojmë që këto janë shkrimet për profetin tuaj nga njerëzit besnik të tij, këto nuk janë shkruar nga të krishterët por vetë njerëzit që ndoqën Muhamedin dhe mësimet e tij, prandaj barra për të shpjeguar këto bie mbi muslimanët jo mbi të krishterët.Që Muhamedi kishte një problem të madh me epshet seksuale kjo është mjaft e qartë. Vini re pikat e mëposhtme:1. Ai martohet me një vajzë 6 vjeçare kur vetë ishte 52 vjec.2. Ai lakmon gruan e birit të tij të adoptuar, i cili e divorcon gruan që Muhamedi të martohet me të.3. Ai kapet në flagrancë në akt, nga gruaja e tij Hafsa me shërbëtoren e saj Marija.4. Ai ëndërron se parajsa do të jetë e mbushur me virgjëresha që mbeten gjithmonë të virgjëra dhe nuk plaken kurrë, që do të plotësojnë epshet seksuale të muslimanëve.Edhe një herë le t’ju kujtojmë se këto janë fakte, në bazë të literaturës islamike. Atëherë ju lutem mos keqkuptoni apo akuzoni të krishterët për këto fakte. Shumë muslimanë nxehen kur lexojnë gjëra të tilla sepse së pari ose nuk i kanë lexuar këto fakte më parë, ose kanë vendosur të besojnë, në kundërshtim me faktet, se Muhamedi ishte njeri i shenjtë.Fakti që Muhamedi bëri gjëra të mira, nuk do të thotë që ai nuk bëri plot të këqija, midis të cilave përmendim asgjesimin e të gjithë atyre që mendonin ndryshe nga ai apo talleshin me gjërat që ai thoshte, plaçkitjen e tregëtarëve dhe mallrave të tyre, vrasjen masive të fiseve të ndryshme sidomos atyre çifute, etj, etj. Edhe kriminelët janë të mirë me shoqërinë e tyre, janë besnikë ndaj njeri-tjetrit, ndajnë bashkë gjërat e vjedhura, e duan njeri-tjetrin, por kjo nuk do të thotë që ata janë njerëz të mirë apo që ne duhet të ndjekim shembullin e tyre, thjesht sepse paskan disa cilësi pozitive. Megjithëse dikush mund të gjejë gjëra pozitive që Muhamedi bëri, askush nuk mund të mohojë dhunën, shthurjen seksuale, vrasjet, plaçkitjet, urrejtjen ndaj çifutëve dhe të krishterëve që Muhamedi praktikoi dhe predikoi. Këto janë të vërtetuara nga vetë ndjekësit e tij që shkruan biografinë e Muhamedit (në Hadith).Në krahasimin moral, as që bëhet fjalë që Kurani të pretendojë të jetë si Bibla apo më i mirë moralisht.Midis të tjerave Kurani mëson:1. Burrat mund t’i rrahin gratë e tyre (Sura 4:34).2. Burrat mund të martohen me 4 gra njëherësh, por gratë nuk kanë të njëjtat të drejta (Sura 4:3).3. Burrat mund t’i divorcojnë gratë e tyre kur të duan dhe pa shkak (Sura 66:5).4. Dëshmija e një gruaje vlen sa gjysma e një mashkulli (Sura 2:82).5. Një musliman që ndërron besimin duhet të vritet (Vol 9, Libri 84, Numër 57).6. Mulsimanët duhet të vrasin çifutët dhe të krishterët pa asnjë shkak apo pretekst (Sura 9:29, 123).7. Muslimanët duhet të përhapin fenë e tyre me çdo lloj mënyre duke përfshirë edhe dhunën derisa e gjithë bota të jetë nën sundimin e tyre (Sura 48:16, Sura 9:33).Midis të tjerave Bibla mëson:1. Burri duhet t’a dojë gruan e tij ashtu si Jezusi deshi kishën (Efesianeve 5:28).2. Martesa është midis një burri dhe një gruaje (Mateu 19:5,6).3. Divorci nuk lejohet me përjashtim të tradhëtisë bashkëshortore (Mateu 19:9).4. Besimtarët duhet të luten për armiqtë dhe hakmarrja i përket Zotit (Mateu 5:43-48).5. Besimtarët nuk duhet të urrejnë asnjë njeri, por t’i tregojnë atyre dashurinë e Zotit (Efesianeve 4:31,32).6. Përhapja e besimit bëhet me anë të predikimit dhe një jete të drejtë që i sjell njerëzit tek Zoti (Mateu 5:16).7. Zoti i do të gjithë njerëzit dhe Jezusi vdiq në kryq për të gjithë botën (Gjoni 3:16). Në këtë pike kemi një pyetje për të gjithë besimtarët muslimanë: Na jepni një shembull ku Kurani qëndron më lart se Bibla në fushën e moralit (apo çdo fushë tjetër po deshët), në bazë të mësimeve të Muhamedit dhe Jezusit.Bibla jo vetëm që është e plotë dhe nuk ka nevojë për një libër tjetër, por qëndron shumë më lart sesa Kurani edhe në çështjet morale.
__________________

0 comments:

Post a Comment

 

besimtaret-ungjillor © 2008. Design By: SkinCorner